Politikë
Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Deputetja socialiste Mimi Kodheli është zgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kodheli u zgjodh si zv.presidente me unanimitet të plotë gjatë Mbledhjes Plenare të Sesionit të 66-të Vjetor, të Asamblesë Parlamentare NATO-s. Kështu Kodheli është bërë shqiptarja e parë që mban këtë post.
Ndërkohë, president i Asamblesë Parlamentare u zgjodh Kongresmeni amerikan Gerry Connolly.
Kujtojmë se Kodheli është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATOs
Që prej vitit 2007 ajo është bërë anëtare e Kryesisë së PS-së dhe në vitin 2013 ka qenë ministre e Mbrojtjes në Shqipëri./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...