Connect with Us

Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

Politikë

Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

Publikuar

-

Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama, teksa po diskutonte për situatën politike, për zgjedhjet e 25 prillit dhe për pandeminë e koronavirusit.

Meta tha se e vetmja gjë që rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve është bojkotimi i tyre nga opozita, siç ndodhi edhe në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Kreu i Shtetit ngriti akuzat në Abc News se qeveria po tenton të provokojë opozitën që të bojkotojë zgjedhjet dhe paralajmëroi se fusha nuk do të mbetet bosh.

LEXO EDHE:  Goditja e Kuvendit të Kosovës/Meta: Akti i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të vendit

E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha nuk do të mbetet bosh”, tha Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë, por…

Publikuar

-

Nga

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka habur mbrëmjen e sotme me një deklaratë të bërë, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se kryeministrit Edi Rama do t’ja bënte hallall një mandat të tretë, por sipas tij, Rama do që të jetë gjithmonë në pushtet.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.

LEXO EDHE:  Bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit/ Humbin jetën dy pacientë

LEXO EDHE:  “Rilindja në ditë të hallit”/ Patozi sfidon Ramën

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë…

Alban Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatmir Mediu “mbyll dyert” e Republikanes/ Nëse nuk bie dakort me PD, dal vetëm në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Fatmir Mediu cakton “kushtin” për të hyrë në koalicion me PD

Kryetari i Partisë Republikanes, Fatmir Mediu, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me Partinë Demokratike, do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se është i gatshëm të kontribuojë kudo ku mund të shtojë një votë më shumë për koalicionin, por theksoi se nëse nuk ka mirëkuptim, Partia Republikane nuk do të stopojë jetën e vet politike.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Fatmir Mediu: Unë jam i gatshëm të shkoj të kontribuoj, atje ku shtoj një votë më shumë për koalicionin. Janë 36 kandidatë të Tiranës dhe do t’jua shpjegoj pse…

Alban Dudushi: Dukej si një demosntrim force kjo… që edhe po nuk ramë dakord, unë dal i vetëm …

Fatmir Mediu: Pa dyshim që po nuk ramë dakord, do të dalim dhe vetëm, se Partia Republikane nuk do të stopojë jetën politike të vetën, në qoftë se nuk do të arrijmë në mirëkuptim.

Alban Dudushi: Po në rast se dilni vetëm, janë kostot më të mëdha për ju, apo për PD-në dhe opozitën?

LEXO EDHE:  “Rilindja në ditë të hallit”/ Patozi sfidon Ramën

LEXO EDHE:  Goditja e Kuvendit të Kosovës/Meta: Akti i papërgjegjshëm nuk i shërben imazhit të vendit

Fatmir Mediu: Edhe për PD-në, edhe për PR-në. E kam thënë, për mua është më mirë, më pak mandate për Partinë Republikane dhe të iki Rama si kryeministër, se sa të ketë 20 mandate dhe të rrijë Rama kryeministër. Nuk po bëj pazar. Kam një qëllim për t’i shërbyer, sepse …. Po ju them diçka. Ajo që më bën të ndihem mirë sot, është marrëdhënia me demokratët dhe republikanët kudo që janë. Ata më kanë ngritur në një status tjetër social, politik dhe shoqëror. Unë u bëra kryetar partie, u bëra deputet, disa legjislatura. Edhe ministër dy herë, për shkak të besimit të atyre njerëzve. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të mos e prish atë lloj besimi dhe atë lloj marrëdhënie. Dhe për këtë jam krenar që marrëdhëniet tona kanë qenë shumë korrekte./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Publikuar

-

Nga

Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ende nuk ka marrë një vendim për të lidhur një koalicion me Lulzim Bashën.

Madje ditën e sotme Mediu i vendosi si kusht që PD të bëjë patjetër koalicion me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallin dhe kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ai deklaroi në Vizion Plus se nuk i pëlqen që Basha t’i thotë se “çfarë do”, pasi theksoi se negociatë e drejtë është kur i kërkon të përcaktojë kriteret.

Qëllimi i PR është për të ndërtuar një koalicion funksional. Shpresoj të përfundojë sa më shpejt marrëveshja me PD-në. Kur mua më thua “çfarë do”, nuk më duket normale, kur më thua “hajde përcaktojmë kriteret” mua më duket një negociatë e drejtë.

Deri tani jemi akoma te ideja “çfarë do”. Bashkëpunimi nuk fillon nga ideja se kush është më lart dhe kush më poshtë. Kam 30 vite jetë politike dhe njoh lidershipin politik të PD, ndaj mendoj që secili nuk duhet të shikojë se ku e ka qoshen e vet”, deklaroi Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE