Connect with Us

Manastirliu në spitalin Covid4/ Apel qytetarëve: Kush është patriot, zbaton rregullat

Shëndeti

Manastirliu në spitalin Covid4/ Apel qytetarëve: Kush është patriot, zbaton rregullat

Publikuar

-

Manastirliu në spitalin Covid4/ Apel qytetarëve: Kush është patriot, zbaton rregullat

Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë ka inspektuar spitalin Covid4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili është gati për t’u hapur, me ezaurimin e kapaciteteve në tre spitalet COVID.

“Kapacitetet tona që tashmë i kemi ngritur dhe janë gati që në momentin që duhet, për t’u vënë në funksion. Numrat në rritje të rasteve të infektimeve dhe sigurisht numrat në rritje të rasteve në spitale, tashmë duke qenë se edhe spitali Covid3 është tërësisht me të gjitha kapacitetet i hapur në pritje të trajtimit dhe shërbimit të qytetarëve, edhe spitali Covid4 gjithashtu do të vendoset në një kohë të shpejtë në dispozicion të pacientëve për trajtimin e Covid19, me ezaurimin e kapaciteteve të 3 spitaleve COVID”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përgallimin e situatës së epidemisë.

“Kjo nuk është një periudhë e lehtë, e cila po shoqërohet me rritje të numrit të rasteve, ndaj vendosja në dispozicion e kapaciteteve të reja dhe përgatitja për hapjen e spitalit COVID4 vjen si përgjigje për përballjen e situatës. Nga ana tjetër edhe spitalet rajonale po përgatiten dhe tashmë strukturat janë ngritur, personeli është trajnuar, aparaturat biomjekësore janë vënë në dispozicion”, tha Manastirliu.

Dr. Daniela Nika, nëndrejtore e QSUT, strukturë e cila do të administrojë edhe spitalin COVID4 u shpreh se në strukturën e re janë të gjitha pajisjet për t’u shërbyer pacientëve.

“Siç mund ta shihni, struktura është e pajisur me panelet e oksigjenit, me monitorë, nëse do të duhet që pacienti të intubohet këtu kemi disponibël edhe respiratorë. Këtu do të bëhet përgjithësisht vlerësimi i parë për pacientët dhe pastaj sipas nevojës ata do të shpërndahen qoftë në pavionet lart apo në terapinë intensive nëqoftëse gjëndja do të jetë e rënduar”, shpjegoi Dr. Daniela Nika.

LEXO EDHE:  Bylykbashi paralajmëron manipulimin e votave/ Mesazh Bashës: Duhet kujdes

Prof. Krenar Lila, duke folur për stafet mjekësore që do të shërbejnë në spitalin Covid4, tha: “Kanë shprehur gadishmërinë e tyre infermierë të cilët punojnë në reanimacionet përkatëse në QSUT të cilët kërkojnë që të punojnë në spitalet infektive. Do të merret një pjesë e specializuar e infermierëve, sigurisht do të ketë dhe infermierë të rinj. Lidhur me personelin reanimator, është ndërtuar një plan, i cili do të funksionojë për të mbuluar shërbimin gjatë 24 orëve”, tha Krenar Lila.

Duke falenderuar mjekët dhe infermierët që i janë përgjigjur thirrjes për t’u bashkuar me ekipet mjekësore që do të shërbejnë në strukturat Covid, Manastirliu bëri thirrje për të gjithë qytetarët, duke kërkuar bashkëpunim, për qëllimin e përbashkët që është ruajtja e shëndetit.

“Duhet kuptuar se kjo nuk është një betejë që bëhet vetëm në spitale. Duhet të jetojmë me rregulla, të kemi përgjegjësi maksimale, sjellje individuale të kontrolluar, maskën, distancën, higjienën, të kufizojmë kontaktet, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Sigurisht që momenti i festive të Nëntorit do të jetë edhe njëherë një sfidë e rradhës për ti thënë qytetarëve që kush është patriot, kush e do vendin, kush e do veten, kush e do familjen, do të duhet që të zbatojë rregullat dhe të kufizojë kontaktet. Ne duhet ta bëjmë për familjarët tanë, për veten tonë, për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë prej 9 muajsh”, bëri thirrje Manastirliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Valë Covidi në vjeshtë?/ Alban Ylli: Tirana s’ka risk të lartë, problem jugu

Publikuar

-

Nga

Valë Covidi në vjeshtë?/ Alban Ylli: Tirana s’ka risk të Lartë, problem jugu

Pavarësisht se në disa shtete, ashtu si edhe në Shqipëri ka filluar vaksinimi masiv, ekspertët kanë paralajmëruar një valë të tretë infektimesh nga Covid-19 në fillim të vjeshtës.

Epidemiologu Alban Ylli deklaron se vala e tretë mund të vijë pasi më shumë se gjysma e popullsisë është e pavaksinuar.

“Më shumë se gjysma e popullsisë është ende e pa vaksinuar”, u shpreh ai.

Mjeku deklaroi në Top Channel se Tirana nuk konsiderohet me risk të lartë, por sipas tij problem është jugu, ku ka më shumë grumbullime.

LEXO EDHE:  Bylykbashi paralajmëron manipulimin e votave/ Mesazh Bashës: Duhet kujdes

LEXO EDHE:  Manastirliu: Aksion kombëtar për aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar

“Tirana ka shumë, por nuk gjen terren virusi për të infektuar, ndërsa po të shikosh Gjirokastrën ata që janë aktivë infektojnë ende të tjerë”, theksoi Ylli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata nga Covid-19/ Brataj zbulon se kur do të kemi lehtësim të masave

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Brataj zbulon se kur do të kemi lehtësim të masave

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se ditët e fundit ka patur një rritje të numrit të të infektuarve nga Covid-19. Ai shton se në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit ka patur vetëm dy qytetarë që janë shtruar.

 “Këto 2-3 ditët e fundit ka një rritje te lehte, rreth 80-90 të infektuar në ditë, rritje të lehtë të shtrimeve në spital. 1-2 shtrime nga Tirana në Sanatorium dhe të tjerët kanë qenë në 3 spitale rajonalë Covid. 24 orët e fundit ka qenë rreth 14 të shtruar dhe 21 vizita në banesë. Po ashtu numri i vizitave në banesë vazhdon të jetë i lartë mbi 300, 330 në ditën e sotme”, u shpreh Brataj.

Përsa i përket lehtësimit të masave Brataj shprehet se duhet të presim deri pas 15 Majit për të kuptuar nëse do të ketë rritje të numrit të infektimeve.

 “Deri në 26-27 ka patur grumbullime dhe duhet t’i japim kohe atyre dy-tre jave a do të ketë rritje të mëtejshme pasi një rritje e lehtë është evidentuar. Pas datës 15-16 Maj i pritet për të parë ecurinë e virusit”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:  Pesë gjëra që duhet të dini para se të nxitoni t’i gjykoni vaksinat anti-Covid

LEXO EDHE:  Vjedhja me ligj e deputetëve/ “Stop” i bën jehonë investigimit të CNA.al

Brataj thekson se lehtësimi i masave duhet të jetë i kombinuar. Gjatë 24 orëve të  fundit janë kryer 1952 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë, ndërsa ka humbur jetën vetëm një person./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ Konfirmohen 57 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ Konfirmohen 57 raste me Covid, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1952 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 1 viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Pesë gjëra që duhet të dini para se të nxitoni t’i gjykoni vaksinat anti-Covid

LEXO EDHE:  Preken me Covid-19 dy gjyqtarë/ Mbyllet gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

Statistika (09 Maj 2021)
Raste të reja ditore 57
Të shëruar në 24 orë 963
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,952

Testime totale 658,828
Raste pozitive 131,723
Raste të shëruara 117,089
Raste Aktive 12,222
Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier 294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë 189
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 91
Dibër 85
Kukës 65

LEXO TE PLOTE