Connect with Us

Letra e Metës si shef i protokollit të shtetit/ Si u zb*th Rama

Aktualitet

Letra e Metës si shef i protokollit të shtetit/ Si u zb*th Rama

Publikuar

-

Letra e Metës si shef i protokollit të shtetit/ Si u zbyth Rama

CNA.al ka siguruar letrën që Ilir Meta i ka dërguar Kryekomisionerit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Si shef i protokollit të shtetit, Ilir Meta i kërkon të gjithë të emëruarve në KQZ-në e Republikës së Re, që të jenë gati për tu lidhur në takimet on-line që do të kërkonin përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Kujtojmë që Komisioni i Venecias u vu në lëvizje nga Presidenti Meta pasi maxhoranca kaloi me votimin e quajtur historik, amendamentet kushtetuese që hapnin listat e zgjedhjeve dhe sistemonin në kufijtë dhe terma europianë, koalicionet parazgjedhore. Nuk ka dyshim që Presidenti nëpërmjet futjes në lojë të Venecias synonte shtyrjen e efektit të ndryshimeve kushtetuese.

Ato ndryshime janë sot oksigjeni i vetëm për forcat e reja politike si lëvizja e Jozefina Topallit, partia e Myslim Murrizit apo Bindja e Astrit Patozit. Ai oksigjen shihet edhe si shpresa e vetme e dikujt që shpreson tek  ndryshimi i klasës politike në rastin më të mirë, apo i çarjes së linjës së pazareve histotike të tre liderëve në rastin më të keq.

Qëllimi i Metës është i qartë. Dhe ai qëllim synon, ndërprerjen e furnizimit me oksigjen, të paktën për datën 25 Prill. Nuk duhen katër vjet për të mbytur lëvizjet e reja. Mjafton të shkëputet linja e oksigjenit që mban gjallë 25 Prillin. Këtij misioni po i shërben Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës

Ndaj po bën shefin e protokollit dhe kërkon t’i nisë në “takim” Venecias, anëtarët e KQZ-së së Republikës së Re. Sepse Venecia duhet të shohë që nuk është vetëm Presidenti që ka paqartësi me ndryshimet kushtetuese dhe eventualisht të Kodit Zgjedhor. Ka edhe të tjerë! Dhe kush më mirë sesa anëtarët e KQZ-së së Republikës së Re, mund ta luajë këtë rol?

Të zgjedhur si përfaqësues partiak, askush nuk do ua marrë për ters prononcimin pro presidentit. Në regjimin protokollar të Presidentit nuk kanë  rëndësi rregullat e përfaqësimit të institucionit. Aq më shumë kur përfaqësuesi që nxitoi brenda 12 orësh t’i shërbente me përgjigje Gaz Bardhit për tenderin e kamerave, kësaj rradhe zgjodhi të shërbejë duke mos u përgjigjur. Dhe në gjuhën e Venecias “chi tace acconsente” (kush nuk përgjigjet, është dakord)./CNA.al.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Shkullaku “zë ngushtë” Ramën për inceneratorët/ Kryeministri: Nuk i kanë parë akoma lekët

LEXO EDHE:  Video/Çfarë mendon vjehrra e Ilir Metës për Sali Berishën!

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Publikuar

-

Nga

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij të madhe Dafinën, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç. Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit “Luli në botën e çudirave”, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

LEXO EDHE:  Foto/ Stafi i Presidencës dhuron gjak

LEXO EDHE:  Riformatohet KQZ/ Zbardhet drafti i Komisionit të Reformës 

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gënjeshtar dy metra nuk ka!”/ Pse nuk shkon ta inagurojë Rama inceneratorin e Fierit?

Publikuar

-

Nga

“Gënjeshtar dy metra nuk ka!”/ Pse nuk shkon ta inagurojë Rama inceneratorin e Fierit

Prej muajsh CNA.al ka publikuar me detaje një dosje të plotë investigative, në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Një debat i gjatë u bë, CNA e denoncoi, u raportua dhe në media të tjera. Në shtator fillojë dhe një debat i fortë nga opozita.

Në Elbasan bëhet fjalë për një incenerator problematik pasi ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia, edhe për atë u tha që do bëhej shpejt, por serish nuk është zgjidhur.

Ndërsa ai i Fierit, duhet të kishte përfunduar që në dhjetor. Të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Rama më 15 tetor të vitit të kaluar në emisionin “ Opinion”.

Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna. Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, deklaroi Rama asokohe. (Shiko videon ketu).

Por tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj! Nuk shkojë ta inaguronte as më 1 dhjetor! As më 10 dhe as me 20 dhjetor. Por nuk shkoj as në janar! Kur do e inagurojë Rama këtë incenerator?

LEXO EDHE:  Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës

LEXO EDHE:  Vasili: Ndihmoni Ramën, ka ikur për lesh

Se mirë ai i Tiranës që s’ka filluar të ndërtohet, vetëm landfilli po punon. Se atë të Elbasanit, mirë po keq, u ngrit një ‘kafaz llamarinash’ atje, janë dhënë dhe disa justifikime dhe u prodhua dhe një sasi energjie. Po i pranojmë të gjitha gënjeshtrat edhe pse çdo gënjeshtër vlen jo pak por 22 milion euro!

Po Në Fier ku pretendohet se janë 28 milion euro investim?! Qeveria ka paguar një thes me para, pa u ndërtuar ende. Ka dhe një detaj tjetër, është fakti që tani bashkia e Fierit po bën tenderin për të blerë kamionat, për të hequr plehrat nga zona e grumbullimit dhe për ti çuar tek inceneratori.

Sot pas kaq muajsh, ku është inceneratori! Do na e tregojë Edi Rama? Apo do bëjmë video me 3D siç bëmë me atë të Elbasanit!/CNA.al

“Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka”/ Rama e pranon: Inceneratori i Fierit nuk punon

Skandali me Inceneratorin e Fierit/ Skema mafioze, 23 milionë euro për vetëm një gërmadhe

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Ndërtimi i inceneratorit në Fier/ Banorët hidhen në protestë

“Mori 750 milionë lekë, pa pasur asnjë punonjës”/ Thellohet skandali i inceneratorit të Fierit, gazetarja zbardh detajet

Inceneratori i Fierit/ Gjykata vendos nën sekuestro kompaninë koncesionare për detyrime të pa paguara

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

LEXO TE PLOTE