Kosova & Rajoni
Kosova nën ethet e Covid/ Shënohen 12 viktima dhe qindra të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1.542 teste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 645 persona duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 34.940.
IKShPK ka raportuar 12 raste të vdekjes nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 926.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit , janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zgjedhjet në Kosovë/ Merret vendimi për Albin Kurtin
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin dhe 4 kandidatët e tjerë të LVV Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe...

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Bien shifrat e viktimave e të infektuarve me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë viktima nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar...