Connect with Us

KED s’kualifikon tre kandidatë/ Ngec sërish plotësimi i Gjykatës Kushtetuese

Aktualitet

KED s’kualifikon tre kandidatë/ Ngec sërish plotësimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjatë mbledhjes së mbajtur sot për procedurat e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ka s’kualifikuar tre prej kandidatëve. Pas verifikimeve të kryera nga KED vetëm Altin Binaj dhe Aleksandër Toma plotësonin kushtet e nevojshme.

KED u ndaloi kandidimin Eugen Papandile, Zhaklina Peto dhe Ilir Haznedari. Për dy të parët, KED kishte marrë dhe më parë një vendim të tillë. Papandlie dhe Peto u s’kualifikuan sërish edhe pse ata u rifutën në garë me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

KED argumenton s’kualifikimin e tyre duke thënë se, “kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre duke e bërë të pamundur vijimin e procedurës për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatë Kushtetuese, raporton Euronews.

Që gara të vijojë, KED duhet t’i paraqesë Presidentit një listë me të paktën tre kandidatë të renditur sipas pikëzimit nga të cilët kreu i shtetit përzgjedh njërin prej tyre.

LEXO EDHE:  Meta emëroi anëtarin e gjashtë të Kushtetueses/ Varhelyi: Lajm i shkëlqyeshëm, arritje e rëndësishme

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 nga9 anëtarë gjithsej. Që ky organ të jetë funksional nevojitet të paktë emërimi i dy anëtarëve të rinj.

Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është një prej kushteve kryesore që BE ka vendosur për mbajtjen e takimit të parë ndërqeveritar për integrimin e Shqipërisë në union.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tritan Shehu ja shtron me të ngrënë e me të pirë/ Falenderon udhërrëfyesit e tij në fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e PD në Gjirokastër ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në këtë qark.

Në disa foto të publikuara nga vetë ai, duket se Shehu ja ka shtruar me të ngrënë e me të pirë së bashku me të rinjtë. Ai ka shprehur falenderim ndaj të rinjvë për të cilët thotë se u bënë udhërrëfyes në fushatën elektorale.

“Mbreme ne Gjirokaster me FRPD e deges dhe te Qarkut. Nje falenderim i pakufishem per keta te rinj e te reja te talentar, plot vizion e energji, dashuri e perkushtim te thelle per zhvillimin e te nesermen, me nje shpirt europian e Perendimor, qe shpesh u bene per mua udherefyes ne ate fushate elektorale.
Realisht kam ngelur i mahnitur nga vlerat e tyre, qartesia e mendimit, guximi e trasparenca, qe manifestonin ne cdo veprim te tyre. Me te rinj te tille Shqiperia nuk do te humbe kurre!”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jeruzalemi/ Çfarë po luhet pas valës së fundit të dhunës në Qytetin e Shenjtë

Publikuar

-

Nga

Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”

Dhuna në xhaminë Al-Aksa apo Zonën e Tempullit të Malit dhe në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, ka degraduar në diçka më të madhe dhe më të rrezikshme. Përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë gjatë fundjavës që lamë pas kanë lënë qindra të plagosur.

Tensionet u rritën më tej të hënën në mbrëmje, kur sulmet ajrore izraelite të ndërmarra
në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa nga ana e Hamasit, shkaktuar vdekjen e 25 palestinezëve në qytetin e Gazës. Episodi i fundit i dhunës, nuk mund t’i atribuohet një shkaku të vetëm.

Ai duhet të lidhet me një peizazh më të gjerë faktorësh destabilizues, pesha kumulative e të cilave ka çuar në krizën aktuale pas disa muajsh vlimi në vetvete. Gjithsesi, pati një reagim zinxhir nga përpjekjet e vazhdueshme për të dëbuar nga shtëpitë e tyre familjet palestineze që jetonin për breza të tërë në lagjen lindore të Jeruzalemit, Sheik Jarrah.

Aktualisht po zhvillohet një betejë ligjore midis banorëve palestinezë dhe Nahalat Shimon – një organizatë që mbështet lëvizjen sioniste në Izrael, dhe që po përpiqet të ndryshojë demografinë e Jeruzalemit Lindor në favor të një popullsie hebreje. Mbështetja ndaj familjeve në Sheikh Jarrah erdhi menjëherë nga banorët e zonave të tjera palestineze, përfshirë një numër të madh qytetarësh arabo-izraelitë nga lagjia Umm al-Fahm dhe Xhafa. Njëkohësisht, mijëra njerëz nisën që të protestonin para Portës së Damaskut, vend që javët e fundit është bërë “Sheshi Tahrir” i Jeruzalemit Lindor.

Shumë nga protestuesit ishin besimtarë myslimanë, të cilët iu bashkuan protestës pasi kishin marrë pjesë në lutjet në Xhaminë Al-Aksa. Vlen të përmendet se kriza ndodhi gjatë ditëve të fundit në muajin e shenjtë të Ramazanit:kulmi i kalendarit islamik, por edhe koha më e paqëndrueshme e vitit në Jeruzalem.

Vetëm të premten e datës 7 maj, rreth 200 palestinezë u plagosën rëndë, dhe shumë të
tjerë u arrestuan pas përleshjeve të ashpra me policinë izraelite. Policia izraelite ishte tepër agresive në përpjekjet e saj për të frenuar protestat, të cilat u zgjeruan shumë shpejt në të gjithë Jeruzalemin, Bregun Perëndimor dhe shumë fshatra arabe në Izraelin Qendror dhe atë Verior. Pamundësia për ta frenuar dhunën në Jeruzalem dhe territoret e tjera të pushtuara, është pjesërisht rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme në udhëheqjen palestineze dhe qeverinë izraelite. Në kampin palestineze, po zhvillohet një luftë për pushtet midis Hamasit dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz.

Hamasi e rriti qëllimisht tensionin me Izraelin, duke e qëlluar me raketa nga Gaza, si një strategji propagandistike për të ndërtuar kapital politik në kurriz të Abaz. Ndërkohë ky i fundit i ka shtyrë zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez, nga frika e humbjes së terrenit në favor të rivalëve të tij radikalë islamikë.

Politika izraelite është futur prej disa vitesh në një ngërç, pasi 4 palë zgjedhje parlamentare të njëpasnjëshme kanë dështuar që të prodhojnë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Kjo ka pasur pasoja të rënda për trajtimin e krizës.

Ndërkaq, është e rëndësishme të mos nënvlerësohen edhe pasojat katastrofike që ka shkaktuar Covid-19 në Jeruzalemin lindor, duke lënë të papunë shumë të rinj palestinezë, teksa më të pashpresët janë distancuar nga udhëheqjet e tyre politike përkatëse. Palestinezët e rinj që protestojnë në shkallët e Portës së Damaskut, apo në rrugët e Qytetit të Vjetër dhe para Xhamisë Al-Aksa, nuk janë të frymëzuar nga ideologjitë e prindërve të tyre, por kryesisht nga një ndjenjë e madhe zemërimi, neverie dhe zhgënjimi nga politikanët e tyre.

LEXO EDHE:  Meta emëroi anëtarin e gjashtë të Kushtetueses/ Varhelyi: Lajm i shkëlqyeshëm, arritje e rëndësishme

LEXO EDHE:  Kaos në drejtësi/ Edhe në Shtator pa Gjykatë Kushtetuese

Me tensione kaq të larta dhe me një ngërç politik në të dyja kampet, u duk sikur situata do të dilte jashtë kontrollit gjatë marshimit të flamurit të planifikuar në Ditën e Jeruzalemit. Kjo ngjarje zhvillohet çdo vit, për të kremtuar ribashkimin e Jeruzalemit nga Izraeli pas luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Kohët e fundit, për shkak të rritjes së ndikimit të lëvizjes nacionaliste brenda qeverisë së Netanjahut, kjo paradë është shndërruat në një gur themeli në ndërgjegjen kombëtare të shumë sionistëve fetarë. Çdo vit, para festimeve në Sheshin e Murit Perëndimor, qindra të rinj izraelitë marshojnë nga Sheik Jarrah, ndalojnë në Portën e Damaskut dhe më pas vazhdojnë përgjatë rrugës Al-Uad – arteria kryesore në Lagjen Myslimane në Qytetin e Vjetër.

Gjatë marshimit, izraelitët valëvisin në mënyrë sfiduese flamujt e tyre kombëtar, dhe këndojnë këngë patriotike. Ndërkohë, palestinezët e shohin aktivitetin nga prapa gardheve të sigurisë që vendosin enkas forcat e policisë izraelite për këtë festë.

Mënyra se si kjo festë prek hapësirat e tyre të përditshme, perceptohet nga shumica e palestinezëve si një provokim i qartë, dhe si një kujtesë e dhimbshme e poshtërimit që Izraeli u bëri aspiratave të tyre kombëtare më qershor të vitit 1967. Lufta Gjashtë Ditore nënkupton jo vetëm zhvendosjen në shkallë të gjerë të palestinezëve nga banesat e tyre, por ajo solli vendosjen e kontrolli të Izraelit mbi Al-Kuds (emri arab i Jeruzalemit) dhe xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i besimit Islam, dhe një simbol kryesor i identitetit palestinez.

Të dielën në mbrëmje mijëra palestinezë e rrethuan xhaminë me gurë dhe kokteje Molotov në pritje të Paradës së Ditës së Jeruzalemit. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përplasjet midis forcave të policisë Izraelite dhe demonstruesve, shkaktuan 300 palestinezë të plagosur.

Kjo ngjarje e detyroi Izraelin t’i pengonte hebrenjtë të hynin në zonën e xhamisë Al-Aksa gjatë kremtimit të Ditës së Jeruzalemit. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Izraelit,i shtyu seancat mbi dëbimet e planifikuara të familjeve palestineze në Sheik Jarrah, që ishin caktuar për të hënën.

Por këto përpjekje për ta de-përshkallëzuar situatën, duket se kanë qenë të pamjaftueshme dhe shumë të vonuara. Siç e dimë, Hamasi mori vendimin për të qëlluar me raketa Jeruzalemin Perëndimor dhe Izraelin Jugor, ndërsa Forca e Mbrojtjes së Izraelit u kundërpërgjigj me sulme ajrore, duke vrarë 25 palestinezë. Sërish tensionet në Jeruzalem janë në kulmin e tyre, dhe kjo mund të ketë pasoja potencialisht të tmerrshme për stabilitetin e të gjithë rajonit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://theconversation.com/jerusalem-the-politics-behind-the-latest-explosion-of-violence-in-the-holy-city-160647

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash/ Parashkimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE