Seria A
Kapi vendin e parë me Shqipërinë, Edi Reja “skanon” Serinë A

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka analizuar javët e fundit të Serie A, duke thënë se Milan ka treguar një tërbim në çdo top të kapur në fushë. 76 vjeçari gjithashtu ka analizuar Napolin e Gatussos, duke shtuar se në përballje me kuqezinjtë dje në mbremje kanë ndikuar mungesat.
Përsa i përket Juventusit, Reja tregoi për Radio 1 se Pirlo është duke bërë një punë të mirë dhe koha do jetë e domosdoshme te bardhezinjtë.
Milan? Me ardhjen e Ibrahimovic, Pioli krijoi një skuadër të fortë. Kuqezinjtë kanë treguar një sezon të jashtëzakonshëm. Kanë një zemërim në çdo top që kapin dhe duan ta tregojnë në fushë se kanë cilësi. Kanë një skuadër cilësore, për të rritur ambiciet dhe objektivat. Mund të ndërhyjnë edhe në janar.
Napoli? Përveç viteve të shkuara i ka mbajtur të gjithë lojtarët, veç Callejon që u largua. Edhe dje luajti mirë, ndërsa erdhi kartoni i kuq i Bakayoko që prishi ekuilibrat. Prisja më shumë nga Insigne, Lozano apo Politano. Peshoi mungesa e sulmuesit Osimhen. Ka kohë që skuadra të rikuperohet.
Juventus? Pirlo po punon mirë. Ai ka pasur ulje-ngritjet e tij por më duket se po gjen rrugën e duhur. Juventus do tregojë deri në dhjetor sesi do shkojë sezoni, pasi ndikon edhe kalendari.
Lajme të Rekomanduara:

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, gardiani shqiptar merr ofertë nga…
Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët...

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...