Sport
“Im bir më ka braktisur”/ Historia tronditëse, babai i Moise Kean i pastrehë

Historitë mund të jenë tronditës edhe në botën e futbollit që ka rëndësi. Është rasti i Jean Kean, i ati i Moise, që nuk po kalon një moment të lumtur, përkundrazi, sipas tij, më të vështirin e jetës. “Po vuaj shumë në këtë periudhë. Prej një viti nuk punoj e nuk gjej askënd të më japë një dorë. Jam një baba i braktisur. Jam munduar të gjej një punë duke i kërkuar njerëzve çfarëdo gjëje, vetëm që të punoja, por deri sot nuk kam gjetur asgjë.
Jam operuar nga prostata kohët e fundit dhe nuk kam asnjë të më blejë mjekimet, jam në shtëpi i braktisur e fëmijët e mi nuk e vrasin mendjen. Lutem gjithnjë për ta, do ti dua gjithnjë, pavarësisht nga gjithçka. Kam qiranë për të paguar e jam në borxh me pronarin. Shumë shpejt do përfundoj në rrugë, për këtë më vjen turp. Gjëja më e keqe ishte kur më zbritën nga treni, sepse nuk kisha biletë. Edhe për të ngrënë jam në hall. Javën e kaluar shkova disa herë tek Caritas e është diçka që të heq dinjitetin. Të gjithë mendojnë se jam i pasur ngaqë jam i ati i Kean, por realiteti është tjetër”.
“E kam ndjekur unë gjithnjë, edhe kur e solla tek Juventus, kontratën e parë e firmosi me mua. Kur isha në Fossano, më telefonoi Marotta e më tha: “Kemi nevojë për ty sepse e ëma e Moise, bashkë me Raiolan, duan ta çojnë në Angli. Nëse ti firmos një letër ku deklaron që nuk do që yt bir të lëvizë nga Juve, ne do ta mbajmë këtu”.
E pyeta çfarë fitoja unë e ata më thanë se do të më ndihmonin. Përgjigja ime ishte: “Nuk dua të më ndihmoni, më jepni traktorët e vjetër që keni, që t’i çoj në Afrikë e të punoj tokën sepse unë jam agronom”. Po pres ende ata traktorë…”.
“E ëma i ka bërë lavazh truri e tani nuk më flet prej disa vitesh. Ajo është xheloze për fëmijët e saj e është xheloze për mua. Kur pa që i biri po fitonte para, më nxori jashtë loje. Unë e kam shoqëruar të luante futboll kudo, ndërsa ajo nuk donte.
Moise mund të shkojë kudo, do ta ketë gjithnjë bekimin tim, edhe pse preferoj të kthehet në Itali, por nëse ndihet mirë në Paris jam i lumtur për të. I kërkoj tim biri një ndihmë financiare sepse kështu nuk mundem. Nuk do kisha arritur kurrë deri këtu, por nuk di si të dal nga kjo gjendje”.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...