Seria A
“I vajta te dhoma e zhveshjes, ose do e vrisja ose do më vriste“, Mihajloviç rrëfen prapaskenat e sherrit me Ibrën

Sinisa Mihajloviç ka treguar raportin e tij të veçantë me Zllatan Ibrahimoviç, që ka nisur me një konflikt në fushën e lojës. Ngjarja daton shumë vite më parë, ku suedezi mbante veshur fanellën bardhezi të Juventusit, ndërsa trajneri aktual i Bolonjës luante për Interin.
Në librin e tij autobiografik “Ndeshja e jetës“, Mihajloviç ka shpjeguar këtë moment, ku pas ndeshjes ka shkuar në dhomën e zhveshjes për t’u përballur fizikisht me Ibrahimoviç, por ishte Bufoni ai që ka ndalur sherrin mes tyre.
“Luante Juventusi me Interin dhe ne u konfliktuam. Unë shkova në dhomën e zhveshjes së Juventusit, doja ta vrisja, ose do të më vriste ai, kush e di. Bufoni më ndaloi në minutën e fundit. Por, pasi Ibrahimoviç erdhi te Interi, pashë se ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe ne u bëmë miq”, ka thënë Mihajloviç.
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur
Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë...

Pengu i karrierës, Cikalleshi tregon pse dështoi transferimi te ekipi i madh i Serisë A
Sokol Cikalleshi ka qënë i ftuar në “Ora Sport” atje ku ka folur për karrierën e tij. Mundësia ishte e artë për të kaluar te...