LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

23 Nëntor 2020, 22:16, Politikë CNA
Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

?Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët?, deklaroi Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga