LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT-7 vajzat shqiptare që u dashuruan dhe u martuan me meshkuj të huaj

23 Nëntor 2020, 14:31, Lifestyle CNA
FOTOT-7 vajzat shqiptare që u dashuruan dhe u martuan me meshkuj të

Dashuria nuk njeh moshë, ngjyrë apo kombësi. Këtë shprehje e vërteton më së miri lidhja e bukurosheve tona shqiptare me meshkuj të huaj.

Të shumtë janë personazhet e njohur që kanë krijuar një lidhje dashurie dhe janë martuar me të huaj.

Ndër ta do të përmendim çiftet më të famshëm dhe të komentuar të momentit.

Adelina Tahiri me Serjoza Markov

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u përpoq ta mbante historinë e saj të dashurisë me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, larg vëmendjes së publikut. Megjithatë kur lidhja e tyre po merrte hapa serioz, këngëtarja e njohur e ndau lajmin e martesës me të gjithë fansat.

Krahas pakënaqësive që i kanë shprehur Adelinës se ka zgjedhur një partner me një diferencë të madhe në moshë (Markov është 52 vjeç), këngëtarja u përball me shumë reagime dhe ofendime lidhur me prejardhjen maqedonase të Sejozas. Mirëpo, ata po shijojnë martesën e tyre dhe madje janë bërë dhe prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Jon.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Pas ndarjes së bujshme nga Shpat Kasapi, këngëtarja Afërdita Dreshaj u zhvendos përfundimisht në Amerikë ku dhe vazhdoi karrierën si modele.Bukuroshja shqiptare atje njohu sportistin e njohur çek Jakub Kindl. Ajo rrëfeu pak kohë më parë se me Jakub janë njohur në një restorant sushi. Jakub pasi pa Aferditën atë mbrëmje bëri gjithçka që të gjente numrin e saj. Ata vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe tashmë jetojnë në Miçigan.

Lindita Halimi dhe Big D

Këngëtarja e njohur Linda Halimi ndërkohë që ishte në kulmin e karrierës së saj ra në dashuri me menaxherin dhe reperin Big D me të cilin më vonë dhe u martua.Linda dhe Big D prej vitesh jetojnë në Amerikë dhe vetëm pak muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze që quhet Kaimana.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj gjithashtu vite më parë i dha fund beqarisë dhe u martua me miliarderin iranian, Sam Nazarian.Siç ka rrëfyer Emina me Sam ësht ënjohur në një restorant me miq të përbashkët.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Modelja shqiptare Angela Martini kurorëzoi lidhjen e saj me milionerin rumun, Dragos Savulescu, në një ceremoni private në Las Vegas.Modelja u martua në fshehtësi të plotë dhe lajmin e dasmës e dha një ditë më pas nëpërmjet fotove të publikuara në Instagram.

Almeda Abazi  dhe Tolgahan Sayisman

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çifet më të komentuara jo vetëm në Shqipëri por edhe në Turqi.

Çifti janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët dhe sot janë mëse të dashuruar dhe kanë një djalë që quhet Efehan.

Genta Ismajli dhe Usta

Prej pak kohësh, këngëtarja Genta Ismajli konfrimoi se është e dashuruar dhe e lidhur me një biznesmen turk që quhet Usta Husen.

Usta i bëri një propozim për fejesë pranë urës së Bosforit nëTurqi dhe Genta nuk i rezistoi dot dhe i tha “Po” duke e ndarë këtë moment edhe me ndjekësit.

Çifti sigurisht që e kanë ndërmend të martohen dhe prej kohësh bashkëjetojnë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga