Connect with Us

Efekti i masave anti-Covid/ Si po i neglizhojnë qytetarët?

Sociale

Efekti i masave anti-Covid/ Si po i neglizhojnë qytetarët?

Publikuar

-

Efekti i masave anti-Covid/ Si po i neglizhojnë qytetarët?

Prej muajit mars të këtij viti, vendi po përballet me virusin e rrezikshëm.

Pas daljes nga karantina, rastet e reja me Covid pësuan një rritje të ndjeshme. Vala e dytë e Covid, “trokiti” me ardhjen e vjeshtës duke sjellë kështu një numër të lartë të infeksioneve dhe viktimve. Duke analizuar situatën në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Teknik i Ekspertëve, para disa disa javësh vendosi vendosjen me detyrim të maskës mbrojtëse në ambiente të hapura dhe të mbylluara.

Mirëpo, një numër i konsiderushëm qytetarësh nuk i binden këtij urdhëri. Cdo ditë Policia e Shtetit njofton për qindra gjoba të vendosur për qytetarët “rebelë”, madje nëpër rrethe, qytete apo fshatra larg Tiranës, kjo masë dukt gati e papërfillshme nga njerëzit. Duke vënë re një rritje shqetësuese të rasteve me Covid, ekspretët e shëndetësisë vendosën disa rregulla të reja anti-Covid.

Baret, restorantet dhe cdo aktivitet tjetër mbyllet në orën 22:00 në mënyrë që të njerëzit, kryesisht të rinjtë mos grumbullohen dhe të qendrojnë me orë të zgjatura nëpër ambiente të tilla për të mos u bërë vatër infeksioni.

Por sa efekektive është kjo masë?

Po të hedhim një sy nëpër lokale gjatë ditës e deri në orën 22:00 kur duhet të mbyllen, numri i njerëzve që i frekuentojnë është si në një ditë të zakonshme, sikur virusi të mos ekzistonte. Pra, sërish lokalet dhe restorantet mbeten një pikë e nxehtë e përhapjes së infeksionit.

LEXO EDHE:  Koronavirusi gjunjëzoi Spanjën/ Humbin jetën 70 persona të tjerë

Mos lejimi i grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona.

Mjafton të hedhim sytë nëpër autobusta e kryeqytetit për të kuptuar se ky rregull i vendosur nga ekspertët e shëndetësisë nuk ekziston.  Autobusat janë gjithmonë plot e përplot, nëpër stacione presin gupe të mëdha njerëzish që e kalojnë shpesh herë numrin dhjetë. Mos të flasim për qendrat tregtare të cilat tashmë që festat e fundvitit po afrojnë, kanë një dyndje të madhe njerëzish.

Edhe pse kudo maska është e detyrusheme, shumica e përdorin atë vetëm për t’i shpëtuar gjobës së policisë apo për tu lejuar të futen nëpër ambientet ku u kerkohet tek dera që ta vendosin. Kjo duket qartë nëpër rrugë, nëpër dyqane apo qendra tregtare, ku një numër i konsiderueshëm i qytetarëve mbajnë maskën të vendosur në mjekër dhe jo për të mbuluar gojën dhe hundën, duke u ekspozuar ndaj infektimit apo duke u bërë burim infeksioni për të gjithë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti merr kthesë/ Sinoptikanët parashikojnë rritje temperaturash

Publikuar

-

Nga

Moti merr kthesë/ Sinoptikanët parashikojnë rritje temperaturash

Moti ka marrë një tjetër kthesë, duke lënë pas të ftohtin e acartë.

Shërbimi Meteorologjik parashikon rritje temperaturash dhe mot të paqëndrueshëm.

Ditën e nesërme dhe të premten reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Intensitet të lartë reshjet do të arrijnë në fundjavë me rrebeshe shiu të herëpashershme si dhe fillimin e javës së ardhshme. Reshjet e borës do të rikthehen në zonat malore, kryesisht në fundjavë deri në lartësitë 1000m.

LEXO EDHE:  Rritet bilanci/ Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

LEXO EDHE:  Koronavirusi hyn në Bashkinë e Kavajës/ Infektohen 6 punonjës

Karakteristike do të jetë era e vrullshme jugore gjatë këtyre ditëve. Edhe pse dëbora do të jetë prezente në zonat malore, kjo erë do të sjellë shkrirje të dëborës në lartësitë deri 1500m dhe rritje temperaturash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rrëfimi i aktorit të njohur/ Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Publikuar

-

Nga

Xhevahir Zeneli: Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Aktori i madh i humorit Xhevahir Zeneli ka rrëfyer ngjarje nga jeta e tij artistike por edhe personale.

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ai tregoi se është nga fshati Luaras i Kolonjës, që ka nxjerrë 3 mësues të shquar, ku në filmin e tij të parë me regji të Vladimir Priftit, kishte pikërisht rolin që duhet të vriste mësuesin e shquar të fshatit të tij, Petro Nini Luarasin.

‘Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftin unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi”, u shpreh Zeneli.

Gjithashtu ai ka treguar edhe për jetën e tij në Amerikë, ku punonte si roje shkolle.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Shërohen 7 persona të tjerë me koronavirus

LEXO EDHE:  Nuk zbatonin masat/ Inspektoriati Shëndetësor vendos 2 gjoba dhe 2 pezullime fasonerish

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mire, por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ke qenë në teh të thikës edhe mund të të flaknim jashtë. Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere”, tregon ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi”/ Manastirliu jep lajmin: Vijnë në jetë trenjakë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të gëzuar.

Ajo bën me dije se kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë trenjakët e një familje nga Hasi. Sipas Manastirliut, nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë,

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE