Showbizz
E akuzuan se kishte zmadhuar gjoksin/ Nevina Shtylla sqaron të vërtetën

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Ajo shpesh herë është komentuar në mediat rozë dhe në rrjetet sociale për pamjen e saj të jashtme. Pak muaj më parë në rrjetet sociale e akuzuan se kishte zmadhuar gjoksin. Në një diskutim në rubrikën “Në Trotuar”, ajo ka sqaruar se si qëndron e vërteta.
Moderatorja Nevina Shtylla, pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, ka diskutuar në lidhje me operacionet plastike. Para disa muajsh shumë ndjekës të saj nisën të aludonin se Nevina ka bërë disa ndërhyrje plastike.
Nevina theksoi se nuk ka kryer ndërhyrje dhe se ndihet mirë me trupin e saj, duke shuar kështu të gjitha aludimet në lidhje me këtë temë.
Nevina Shtylla: Unë nuk jam kundra ndërhyrjeve estetike e kirurgjikale. Ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe në momentin që ndikon në një vazhdimësi të mbarë të jetës le t’i bëjnë, për të mbuluar një defekt që mund të kenë. Unë kam pasur trysni, edhe e kam menduar nëse do të doja të bëja ndonjë ndërhyrje apo jo.
Armela Topi: Para dy tre muajsh ti ke përfunduar me gjoksin e bërë.
Nevina Shtylla: Unë normalisht ndihem mirë me veten time kështu si jam. Nëse do të doja që Zoti të më kishte bërë me një trup tjetër, do të kisha bërë ndryshime, por nuk është se e mendoj që jam aq keq apo ndihem keq me veten time sa që dua ta ndryshoj./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bukuroshja shqiptare që ju lë pa mend me format e saj/ Fotot më shpërthyese të modeles
Ziza Pajaziti është një nga modelet më bombatsike shqiptare. Bukuroshja shqiptar shpesh komentohet në media për pozat e saj provokuese. Shumë njerëz e krahasojnë me...

Pika e saj më e fortë është gjoksi/ Njihuni me modelen ruse që çmend meshkujt
Louisa Khovanski është një modele shumë e ndjekur në Instagram. Përveçse modelingut ajo është një fotografe shumë e zonja.Louisa Khovanski i tërheq fansat e saj...