Politikë
Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit për të krijuar një parti të re që do të drejtohet nga vetë ai.
Meta tha se për interesin kombëtar do të bëjë çdo gjë. Kreu i Shtetit theksoi se në Abc News se do të bëjë çdo gjë që kërkon populli.
“Ilir Meta për interesin kombëtar do bëjë çdo gjë, edhe atë që nuk e ka menduar askush.
Nëse populli e kërkon, unë do bëj cdo gjë që kërkon populli shqiptar dhe që më thotë bindja ime”, u shpreh ai.
Ndërkohë, pyetjes nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i Shtetit iu përgjigj duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur.
“Nuk ekziston një mundësi e tillë. Të jenë të gjithë të qartë se deri në 26 prill Ilir Meta do jetë në detyrë dhe nuk do lejojë që në këtë detyrë Edi Rama të vendosë një kukull.
Ilir Meta ikën nga kjo detyrë dhe çdo detyrë kur populli shqiptarë të marrë vetë në dorë fatin e vet”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...