Connect with Us

“Beteja me Covid nuk është e pamundur”/ Përmirësohet gjendja e myftiut të Shkodrës

Sociale

“Beteja me Covid nuk është e pamundur”/ Përmirësohet gjendja e myftiut të Shkodrës

Publikuar

-

Një lajm i mirë vjen nga Turqia ku mësohet se gjendja e myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari është përmirësuar.

Lajmin për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të myftiut e ka dhënë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një statusi në facebook Ademi ka shkruar se po presin rikthimin e shpejtë të myftiut në Shkodër së bashku me babain e tij.

“Beteja me Covid nuk është e pamundur. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar.

Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me Covid19 ”, shkruan Ademi në Facebook.

LEXO EDHE:  Manastirliu sqaron paketën e rimbursimit të barnave/ Ka filluar të funksionojë që sot

Myftiu i Shkodrës u dërgua më 14 nëntor për kurim ë të specializuar në Turqi pasi gjendja e tij u përkeqësua pas infektimit me Covid./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Keni plane për fundjavë?/ Zbuloni surprizat që sjell moti

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Kjo fundjavë do të paraqitet e fresket për shkak të qarjullimit të masava ajrore nga veriu dhe verilindja të cilat do të sjellin edhe ulje të temperaturave në vendin tonë duke bërë që termometri në nivelet minimale të zbresë deri ne 3-4 gradë  ndërkohë që maksimumi parashikohet të jetë jo më shumë se 24 gradë.

Sipas MeteoALB, Gjithashtu edhe temperaturat do të paraqiten të paqëndrueshmë pasi kjo fundjave pritet të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshmë te cilat do të sjellin edhe rebeshe shiu vecanërisht ne pjesën jug-perendimore.

LEXO EDHE:  Covid ndalon festimet në Itali/ Lehtësohen masat e shtetrrethimit

LEXO EDHE:  “Pacientët skeptikë për spitalet”/ Pipero: Na vijnë në gjendje të rënduar



Gjatë fundjavës era herë pas herë do të paraqitet problematike pasi në det të hapur do të shtojë shpejtësinë duke arritur në 45-50 kilometra në orë duke sjellë edhe dallgëzim të trazuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ E premtja me temperatura deri në 24 gradë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Moti i vranët dhe me shira të pakët mbetet gjatë paradites në zonat Veriore dhe Qëndrore, por në Jug reshjet do të jenë më të shumta.

Pritet që në orët  në vijim të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

LEXO EDHE:  Bizneset amerikane përballë udhëzimeve të reja të CDC-së për maskat

LEXO EDHE:  Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve me Covid, humbin jetën 3 pacientë



Era do të fryejë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shirat mbërthejnë vendin/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijon dominimi i një sistemi të dendur vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, ku reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive.

Gjithashtu në orët e mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

LEXO EDHE:  A duhet të hiqen kufizimet shëndetësore?

LEXO EDHE:  “Duhet të kemi një kujdes të madh”/ Alimehmeti tregon se sa zgjasin antitrupat dhe vatrën e infektimeve

Era do të fryejë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE