Connect with Us

Befason klubi i Kategorisë së Dytë, i beson stolin trajnerit lushnjar

Sport

Befason klubi i Kategorisë së Dytë, i beson stolin trajnerit lushnjar

Publikuar

-

Albpetroli ka nisur që të riorganizohet dhe skuadra është ndryshe nga ditët e shkuara. Situata jo fort pozitive në klub, si dhe ecuria negative e skuadrën, sollën largimin e trajnerit Mariol Miho, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Albpetrolin, që sezonin e shkuar ishte një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Skuadra ka nisur që të stërvitet dhe të përqendrohet te ndeshja e radhës në kampionat. Albpetroli e nisi me pretendime por duket se në dy javët e para ka dy humbje.

Lushnjari Llazar Dushi rikthehet në Patos, ndërsa ai ka eksperiencë të madhe në trajning me Lushnjën apo Çlirimin, Plugun etj. Në Patos shpresojnë të vijë kthesa me ndryshimet e ndodhura në staf.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

VIDEO/ “Lajthit” Barcelona, Bilbao fiton Superkupën e Spanjës

Publikuar

-

Nga

Trofeu i Superkupës së Spanjës shkon për Athletic Bilbaon, që e fiton për herë të tretë në histori. Baskët triumfuan 3-2 ndaj Barcelonës në finalen që u luajt në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.

Leo Messi ia doli të rikuperohet dhe e nisi ndeshjen si titullar. Golat dhe emocionet ishin ruajtur për pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Antoine Griezmann tundi rrjetën në minutën e 40-të.

Sulmuesi francez finalizoi një aksion të bukur dhe të shpejtë të skuadrës së tij. Baskët reaguan shpejt dhe gjetën barazimin dy minuta më vonë. Asist shumë i bukur i Inaki Williams dhe gol i Oscar de Marcos.

Bilbao e nisi mirë edhe pjesën e dytë. Raul Garcia realizoi në minutën e 58-të, por VAR-i anuloi festën baske për pozicion të parregullt të sulmuesit 34-vjeçar. Barcelona përfitoi dhe kaloi sërish në avantazh në minutën e 76-të.

Asist i Jordi Alba nga krahu i majtë dhe rrjetë e sulmuesit francez, i cili po rikthehet gradualisht në formën e tij më të mirë. U mendua se Barcelona siguroi fitoren, por Athletic Bilbao barazoi shifrat në minutën e fundit.

Asier Villalibre shfrytëzoi një top të ardhur nga goditje e dënimit dhe mposhti Ter Stegen, duke dërguar sfidën në shtesa. Goli i dha zemër skuadrës baske, që gjeti golin e fitores në minutën e 93-të.

Eurogol i Inaki Williams, yllit të Athletic Bilbaos. Kryevepra e sulmuesit rezultoi decizive, Barcelona nuk pati më forcë për të reaguar, teksa Leo Messit e lanë nervat në sekondat e fundit.

Ylli argjentinas u ndëshkua me të kuqe pas goditjes së një lojtari kundërshtar. Në fund shpërtheu festa e djemve të Marcelinos, që ia dolën të fitojnë Superkupën e Spanjës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Inter madhështor, zikaltërit e Kontes nënshtrojnë kampionët e Juves

Publikuar

-

Nga

Interi madhështor! Skuadra e Antonio Kontes ka mposht Juventusin pas plot 5 vitesh! Zikaltërit  arritën të triumfonin në derbin e Italisë, me rezultatin 2-0, duke bindur në të dy fragmentet e lojës.

Një ish si Arturo Vidal, hapi serinë e golave në minutën e 12-të të sfidës. Kiliani goditi saktë me kokë, pas asistit fantastik nga Barela. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të zikaltërve, ndërkohë që në pjesën e dytë, ishte vetë Barela, ai që vulosi triumfin, me golin e realizuar në minutën e 52-të.

Me ketë fitore, Interi është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, po aq sa kryesuesit e Milanit, që do të përballen ditën e hënë në transfertë ndaj Kaljarit. Ndërkohë në krahun tjetër, humbja e sotme, bën që diferenca mes Juves dhe Interit të thellohet në plot 7 pikë. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, duke shumë larg shkëlqimit të sezoneve të fundit.

FT: INTER-JUVENTUS 2-0

Vidal 13′, Barela 52′

GOLI I DYTË I REALIZUAR NGA BARELA: 

RASTI I SHPËRDORUAR ME PORTËN BOSH I LAUTARO MARTINEZ: 

GOLI I PARË I ARTURO VIDALIT: 

GOLI I ANULUAR I KRISTIANO RONALDOS NË MINUTËN E 11-TË, PËR POZICION JASHTË LOJE: 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Klubi i madh kroat interesohet për talentin e Apolonisë

Publikuar

-

Nga

Apolonia është një skudër që në gjirin e vet ka pasur lojtarë të talentuar në çdo sezon, e madje kjo vjen si rrjedhojë edhe e një kujdesje që tregon klubi fierak me akademinë ku punojnë ish-specialistë të mirënjohur vendas.

Së fundmi është skuadra e njohur kroate e futbollit Hajduk Split, ku në saj drejtorit të saj të mirënjohurit letonez Mindaugaz Nikolicius që e kanë piketuar autorin e katër golave dhe shënuesin më të mirë të skuadrës fierake Mario Gjata.

Gjata ka luajtur edhe me Kombëtaren U-19 dhe është thirrur edhe nga Shpresat, ndërsa pritet që të ketë zhvillime në verën e ardhshme mes klubit fierak dhe kroatëve. Mindaugaz Nikolicius ka një eksperiencë të madhe pasi ka punuar në klube të njohura në Hungari apo dhe Kroaci ku në janar ai la Gorican për t’u bërë pjesë e skuadrës së Hajduk Split ndërsa duket se me anë të miqve të tij në Shqipëri ai ka arritur që të njohë edhe Marjo Gjatën, sulmuesin e skuadrës fierake që shënoi gol edhe në ndeshjen me Laçin.

LEXO TE PLOTE