LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha viziton biznesin në Tiranë/ I bën thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte shqiptare

23 Nëntor 2020, 09:11, Politikë CNA
Basha viziton biznesin në Tiranë/ I bën thirrje qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me një biznes të produkteve bazë të konsumit në Tiranë.

Teksa menaxherja e dyqanit, Rolanda Cani ka shprehur ankesat e saj për rënien e xhiros, Basha  ka premtuar se kjo gjë do të ndryshojë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha e vuri theksin tek pasojat e kësaj krize dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për biznesin.

Basha është shprehur që sipërmarrjet kanë nevoje për subvencione. Sipas kreut të opozitës tani më shumë se kurrë duhen blerë mallrat e prodhuar në Shqipëri.

?Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t?ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët, sepse kriza ekonomike ka shtatë vite që rëndohet por në veçanti, tani me pandeminë që është akute, të sigurojmë ushqimin bazë për njerëzit dhe nuk ka vend më të mirë për ta siguruar ushqimin bazë se sa duke blerë produktet e Shqipërisë, produktet e fermerëve shqiptarë.

Dhe përfitoj dhe njëherë të bej një thirrje, meqë jemi këtu në një pikë shitje ku të gjitha prodhimet janë shqiptare; t?i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të konsumojmë e të blejmë sa më shumë produkte shqiptare?, apeloi Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga