Connect with Us

Aplikimi për viza dhe pasaporta/ Ambasada gjermane jep lajmin e rëndësishëm

Sociale

Aplikimi për viza dhe pasaporta/ Ambasada gjermane jep lajmin e rëndësishëm

Publikuar

-

Aplikimi për viza dhe pasaporta/ Ambasada gjermane jep lajmin e rëndësishëm

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një lajm të rëndësishëm pak minuta më parë lidhur për qytetarët e intersuar për viza dhe për pasaporta.

Ambasada njofton se që prej ditës së sotme është hapur sërish sektori i pasaportave dhe vizave, por thekson se aktualisht po punon me kapacitet të kufizuar.

Sipas njoftimit, disa data dhe orare do të shtyhen, ndërsa personat e prekur nga masat e marra për shkak të pandemisë do të njoftohen personalisht.

Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pasaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Reshje shiu e bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Moti i acartë/ Si pritet të jetë koha gjatë kësaj jave

Java nis me mot kryesisht të vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit priten reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.
Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Publikuar

-

Nga

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime.

Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po ashtu edhe të mërkurë dhe të enjte, pritet një mot i kthjellët me reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Nga fundi i javës do të rikthehen sërish reshjet e dëborës në zonat malore.

Postimi i plotë:

Java nis nesër me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

LEXO EDHE:  “Do të bëhem nënë”/Këngëtarja shqiptare zbulon lajmin e bukur në një mënyrë të veçantë

LEXO EDHE:  "Do të bëhem nënë"/Këngëtarja shqiptare zbulon lajmin e bukur në një mënyrë të veçantë

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parshikohet të sjelli prurje të larta në lumenjt kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

LEXO EDHE:  “Me arkivolin e babait tënd është bërë politikë”/ Rudina Hajdari përplaset me Hysenin: T’ju vijë turp

LEXO EDHE:  Lançoi sot lëvizjen e re/ Berisha krah Topallit: Thelbi i lirisë është zgjedhja

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek,  e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE