Connect with Us

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Presim oferta, fituesi shpallet më 25 janar

Politikë

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Presim oferta, fituesi shpallet më 25 janar

Publikuar

-

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Presim oferta, fituesi shpallet më 25 janar

Shqipëria ka rihapur garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila u sqaroi se gara do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor.

Deri në këtë datë, kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat,  ndërsa fituesi do të shpallet në janar. Gara për aeroportin u shpall fillimisht në 19 dhjetor të vitit 2019, por pezullua për shkak të pandemisë. Ndërtimi parashikohet të kryhet përmes një partneritetit publik-privat, me afat 35-vjeçar.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duke folur për Euronews Albania tha se vonesat për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia. Procesi tha ajo u ngri për të mos humbur kohë ndërkohë që fituesi pritet të shpallet më 25 janar.

“Afati për pranimin e ofertave do të mbyllet më 23 dhjetor më pas do t’i lihet kohë Komisionit të Vlerësimit të ofertave që të shqyrtojë dhe përcaktojë fituesin e koncesionit. Nëse do të mbyllim këtë garë më 23 dhjetor me shpresën që të kemi konsorcium të rëndësishëm, pasi aeoroporti do të ketë dhe pjesën e operimit, shpallja e fituesit do të jetë më 25 janar”, deklaroi ministrja.

LEXO EDHE:  Korça, qyteti i parë me rrjet gazifikimi/ Balluku: Po bëhet me fonde nga donatorët

E pyetur se kur mund të nisë ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ministrja u tregua e kujdesshme duke thënë se bëhet fjalë për një koncesion me kohëzgjatje të madhe prej 35 vitesh dhe se negociatat dhe hartimi i marrëveshjes do të kërkojë mjaft kohë dhe nuk përcaktoi një datë konkrete.

“Kjo është një kontratë e rëndësishme koncesionare dhe flitet për një afat prej 35 vjet. Duhet negociuar me detaje dhe ne do të jemi të kujdesshëm gjatë negocimit. Kontrata do të lidhet në fund të muajit mars mes ministrisë së Infrastrukturës dhe konsocriumit fitues”, shtoi znj. Ballaku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Trishtim i madh!/ Dhurata Çupi: Çdo ditë në Mat dëgjojmë për njerëz që përcillen në banesën e fundit

Publikuar

-

Nga

Trishtim i madh!/ Dhurata Çupi: Çdo ditë në Mat dëgjojmë për njerëz që përcillen në banesën e fundit

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se pandemia e koronavirusi ka shkaktuar pasoja të shumta në zonën e Matit.

Çupi thekson se në Mat dëgjohet përditë për njerëz që përcillen për në banesën e fundit, duke shtuar se populli matjan ndihet i braktisur.

“Trishtim i madh. Pandemia  është treguar e pamëshirshëme kudo në mbarë botën por  dhimbja që ka kapluar Matjanët nga kjo situatë êshtë e pamatë. Cdo ditë  degjojme se  përcillen për në banesën e fundit banorë të kësaj zone.

Askush nuk jep të dhëna zyrtare por numri qytetarëve që kanë humbur jetën, apo  vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë.

Matjaneve po u behet jeta shume e veshtire, shume e pasigurte: Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi;

Për shkak të pamundësisë për tu kuruar pasi tarifat e larta të medikamenteve ua pamundësojnë mjekimin.

Bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, por numri i lartë i të prekurve nga pandemia, vështirëson shërbimin për pacientët.

Institucionet lokale e qendrore përgjegjëse bëjnë sikur punojnë duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë ambienteve publike plot, dështimit në identifikimin e rasteve të prekura ndërsa situata u ka dalë nga kontrolli.

Në një betejë globale, populli i Matit është i braktisur në mêshirë të fatit nga  të gjitha institucionet qê duhet të veprojnë për të parandaluar përhapjen dhe të identifikojnë këtë virus që po merr cdo ditë jetë njerëzish.

Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pazaret Basha-Kryemadhi/ Patozi tregon kushtin: Sot do ishim me PD nëse…

Publikuar

-

Nga

Pazaret Basha-Kryemadhi/ Patozi tregon kushtin: Sot do ishim me PD nëse

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ishte i ftuar pasditen e sotme në ‘Top Talk” ku ka theksur se sot do të bashkëpunonte me PD nëse do respektonin listat e hapura.

Sipas Patozit, marrëveshjet që po bën PD dhe LSI janë pazare dhe demokratët kanë treguar se nuk duan ndryshimin por vetëm rotacion politik.

“Në do donim që PD dhe LSI, por më shumë PD që është më sfidante, të kishtë të njëjtën kauz me ne. Pra listën e hapur ta mbronte.

PD i ka treguar qytetarëve që kërkon rotacionin por jo ndryshimin. Ne do ishim me PD sot nëse do kishin një listë të hapur, dhe kjo do ishte goditja e parë për ta shkriftuar situatën”, tha ai./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Burri i Desada Metës “mollë sherri” në Albpetrol/ Zbulohet emaili dhe ndërhyrja e Ballukut për pagesën

LEXO EDHE:  Balluku jep lajmin/ Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do ofrohet sërish nga shteti

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi zbulon ku do të kandidojë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Patozi zbulon ku do të kandidojë

Astrit Patozi u shpreh se Bindja Demokratike do të ketë kandidat në çdo qark dhe në zgjedhjet e 25 prillit do të hapin 100% listat.

Koordinatori i Bindjes zbuloi se ku do të kandidojë vetë, duke thënë se Qarku i Tiranës është mundësia më e madhe, ku shtoi se ky është një vendim që do të diskutohet edhe me anëtarët e tjerë.

“Ne i kemi listat e hapura brenda nesh. Ne ndryshojmë sepse ata janë mbledhur në listën e sigurt në dhomën e PD me aleatët për të siguruar një mandat. Ne do të kemi një angazhim solem dhe këtë e kemi kusht të panegociueshëm dhe bëjmë koalicion vetëm me forca që janë njësoj si ne. Me shumë gjasa, ne ende nuk kemi marrë një vendim, ne do ta vendosim bashkarisht por logjika e formimit tim më çon që do të kandidoj në Tiranë për t’i dhënë një impuls fushatës, por edhe sepse unë kam lindur në qarkun e Tiranës.

LEXO EDHE:  Burri i Desada Metës “mollë sherri” në Albpetrol/ Zbulohet emaili dhe ndërhyrja e Ballukut për pagesën

LEXO EDHE:  Bëni këto 5 gjëra në rast se jeni të trishtuar në muajin janar

Ne do jemi me 140 deputet madje edhe më shumë. Ne do të kandidojmë në çdo qark”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE