LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mund të ripërdoren maskat kirurgjikale? Ja çfarë thonë shkencëtarët

23 Nëntor 2020, 07:40, Blog CNA
A mund të ripërdoren maskat kirurgjikale? Ja çfarë

Autoritetet shëndetësore, thonë se arma më e përhapur anti-Covid – maskat kirurgjikale – duhet të hidhet në koshin e plehrave pas një përdorimi të vetëm. Por shqetësimet mjedisore, po nxisin disa shkencëtarë që ta vënë në dyshim këtë rekomandim.
Ndërsa koronavirusi vazhdon që të përhapet, maskat në shumë vende janë bërë të detyrueshme në transportin publik, në dyqane, dhe në vendin e punës. Por kostoja e tyre është bërë një problem, ashtu si edhe fakti që shumë maska plastike të disponueshme, po përfundojnë në lumenj dete dhe oqeane.

Një alternativë është përdorimi i maskave prej cope rrobash. Por shumë njerëz preferojnë maskat kirurgjikale me një përdorim, pasi ato janë më të lehta dhe më të lira. ?Maskat mjekësore janë vetëm njëpërdorimëshe?- ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. ?Hidhni maskën menjëherë ato pas përdorimit të parë, mundësisht në një kosh të mbyllur?- vijon rekomandimi.
Por në kontekstin e mungesave të shumta në pajisje mbrojtëse gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19, OBSH lejoi në një raport muajit prillit përdorimin për një kohë më të gjatë të maskave të disponueshme, në rastet kur ka një mungesë serioze të pajisjeve mbrojtëse personale.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lejoi – në rrethana emergjente – pastrimin e maskave N95 të përdorura nga mjekët  dhe infermierët nëpër spitale me avujt e peroksidit të hidrogjenit.
Metoda të tjera për të pastruar maskat njëpërdorimëshe përfshijnë ekspozimin e tyre ndaj temperaturave të larta ose rrezatimin ultraviolet.

Por këto metoda janë të papërshtatshme për njerëzit në shtëpi, thotë mikrobiologu francez, anëtar i ?Adios Corona?, Denis Korpe.
?Adios Corona?, një grupim shkencëtarësh që jep informacion për publikun mbi Covid-19 – rekomandon ?vendosjen e maskës në një zarf letre me datën e shënuar sipër, dhe lënien e saj mënjanë për 7 ditë?.

?Disa studime shkencore, tregojnë se pas 7 ditësh viruset në një maskë, janë thuajse të gjithë të vdekura?- thotë Korpe. Një studim i botuar në revistën mjekësore ?The Lancet?, zbuloi se pas një jave vetëm 0.1 për qind e virusit në sipërfaqen e jashtme të maskës, ishte ende e dukshme. Por kjo metodë nuk është e përshtatshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, që zakonisht ekspozohen ndaj ngarkesave të larta virale. Peter Cai, shpikësi i materialit filtër elektrostatikisht të ngarkuar në maskat N95, bie dakord me ?metodën 7 ?ditore?. Por ai sugjeron që maskat e përdorura më herët, të lihen të hapura për një javë përpara se të ripërdoren, një cikël që ai thotë se mund të përsëritet 5-10 herë.

Maskat e disponueshme mund të vendosen edhe në një furrë, idealisht në një temperaturë midis 70-75 gradë Celsius, jo shumë e lartë për të shmangur djegien e plastikës, por mjaftueshëm nxehtë për të vrarë virusin. Nga ana tjetër, larja e maskave në lavatriçe, nuk është një ide e mirë.

?Larja pa detergjent e maskave, mund të mos e zhdukë virusin. Ndërsa larja me detergjent do të fshijë ngarkesat elektrostatike, duke e zvogëluar efikasitetin e maskës?-thekson Cai.

Grupi francez për të drejtat e konsumatorëve ?UFC-Que Choisir?, i lau maskat kirurgjikale në temperaturën 60 gradë Celcius, i vendosi në tharëse, dhe i hekurosi. Pas 10 cikleve të tilla, maskat ende filtronin të paktën 90 për qind të grimcave nën 3 mikronë. ?Në vumë re se maskat kirurgjikale të lara, ishin të paktën po aq efikase sa maskat më të mira të bëra prej cope rrobash?- njoftoi ?UFC-Que Choisir? javën e kaluar.

Edhe studiuesi Filip Vroman nga universiteti francez i inxhinierisë Ensait, arriti në të njëjtin përfundim. Pas 5 larjesh, ?nuk ka praktikisht dallime në filtrim për grimcat prej 3 mikronë?-tha Vroman. ?Dhe unë do të preferoja që ne t?i ndërronim maskat çdo 4 orë dhe t?i lanim ato, në vend se t’i mbanim disa ditë me radhë siç bëjnë disa njerëz. Është pak e shumë si me të brendshmet tona?- thotë ai.
Por jo të gjithë shkencëtarët pajtohen me këtë ide. ?Larja e maskës në shtëpi, mund të shkaktojë një ndotje dytësore dhe përhapjen e virusit, nëse larja nuk ndodh si duhet?-thotë Kaiming Ji, kreu i departamentit të inxhinierisë bio-mjekësore në Universitetin Binghamton të Nju Jorkut./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:https://www.sciencealert.com/can-surgical-masks-be-reused-scientists-are-asking-some-valid-questions

Lajmet e fundit nga