Connect with Us

Zëvendësoi të shkarkuarin e Vettingut/ Gjyqtari, që gjithë pasurinë e ka dhuratë

Vetingu

Zëvendësoi të shkarkuarin e Vettingut/ Gjyqtari, që gjithë pasurinë e ka dhuratë

Publikuar

-

Zëvendësoi të shkarkuarin e Vettingut/ Gjyqtari, që gjithë pasurinë e ka dhuratë

Procesi i Vettingut menjëherë pas startimit i zbrazi gjykatat nga jugu në veri.

Pasuria e dyshimtë, probleme me pastërtinë e figurës apo shkeljet e ligjit gjatë ushtrimit të detyrës, iu kushtuan atyre, daljen nga sistemi i drejtësisë.

E gjendur në këtë situatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, po rrëmonte për magjistratë me qëllim plotësimin e vendeve bosh.

Kështu në dhjetor të vitit 2018, Këshilli i Lartë Gjyqësor, menjëherë pas formimit dhe zgjedhjes së kryetarës së tij, ka marrë vendimet e para për të plotësuar vakancat e krijuara në gjykata nga shkarkimet e gjyqtarëve gjatë procesit të vetingut.

Ndër të shkarkuarit ishte edhe kryetari i gjykatës së Pukës Izet Kadana, të cilin KLGJ  e zëvëndësoi me gjyqtarin Besmir Stroka, i cili vetëm në Qershor të këtij u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit.

Stroka më tej është komanduar përkohësisht edhe në Shkodër, ku ka kaluar në duar raste të “nxehta”, siç është ajo e grupit “Bajri”.

Ka qenë gjyqtari Besmir Stroka, i cili në muajin Maj të këtij viti ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa anëtarë të grupit kriminal “Bajri”. Kështu, mësohet se është shuar masa e “arrestit me burg” për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë.

Ndërkohë, janë liruar nga ambientet eparaburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni. Nga ana tjetër, gjykata ka zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Kjo sa i përket aspektit profesionale, ndërsa në aspektin e pasurisë gjyqtari Stroka të ardhurat i ka nga paga e tij. Pozicion të rëndëishëm duket se ka edhe në Shkollën e Magjistraturës, ku është anëtar i këshillit drejtues.

Pasurinë, kryesisht të luajtshme ai deklaron se e ka dhuratë nga familja, ndërsa patundshmëri nuk deklaron.

Një autoveturë Damler Chrysler me vlerë 14 000 euro dhe një depozitë bankare me 1 500 000 lekë, janë dhuratë nga familja.

Për më tepër po sjellim pasurinë e gjyqtarit Besmir Stroka.

LEXO EDHE:  Prokurori që u kërcënua në sallën e gjyqit/ Shpenzon 7 000 euro në një vit

Viti 2014 (Deklarata fillestare)

Autoveturë Damler Chrysler me vlerë 14 000 euro, dhuratë nga familja.

Depozitë bankare, 1 500 000 lekë, dhuratë ngha familja.

Depozitë bankare 1 000 000 lekë, kursime.

Llogari bankare, 339 25 lekë.

Llogari bankare 450 euro.

Bursë nga Shkolla e Magjistraturës, 472 500 lekë.

Llogari page me vlerë, 194 824.

Viti 2014 (Deklarata vjetore)

Autoveturë Damler Chrysler me vlerë 14 000 euro, dhuratë nga familja.

Depozitë bankare, 1 500 000 lekë, dhuratë nga familja.

Depozitë bankare 1 000 000 lekë, kursime.

Llogari bankare, 169 484 lekë.

Llogari bankare 450 euro.

Të ardhura si anëtar i këshillit drejtues të shkollës së magjistraturës, 27 000 lekë.

Llogari bankare, 15 028 lekë.

Viti 2015

Autoveturë Damler Chrysler me vlerë 14 000 euro, dhuratë nga familja.

Depozitë bankare, 1 500 000 lekë, dhuratë ngha familja.

Depozitë bankare 1 000 000 lekë, kursime.

Llogari bankare, 997 804 lekë.

Llogari bankare 500 euro.

Interesa nga depozita bankare, 363 10 lekë.

Gjendje kesh 500 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i këshillit drejtues të shkollës së magjistraturës, 51 500  lekë.

Viti 2016

Llogari bankare,307 15 lekë.

Depozitë bankare, 3 296 65 lekë.

Depozitë bankare, 448 38 lekë.

Gjendje kesh 320 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë dhe Shkodër, 976 964 lekë.

Viti 2017

Llogari bankare, 1 348 66  lekë.

Depozitë bankare, 7 158 8 lekë.

Depozitë bankare, 85 51 lekë.

Gjendje kesh 320 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Shkodër, 965 797 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare, 2 670 16 lekë.

Depozitë bankare, 6 176 81 lekë.

Depozitë bankare, 298 79 lekë.

Gjendje kesh 523 000 lekë.

Shpenzime për pushime, 537 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Shkodër, 962 820 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  “Lista e zezë” e Saimir Tahirit/ Kryegjyqtari i pasur, që s’u ndëshkua kurrë

LEXO EDHE:  Premtoi se do të vjedhë me lezet/ Zbardhet pasuria e Ministrit që mbolli flokët

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Nga pasuria e dyshimtë tek lidhja me të inkriminuar/ Dritan Peka drejt shkarkimit

LEXO EDHE:  Investime miliona lekë në patundshmëri/ Prokurori i Apelit të Tiranës në luks

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Investime miliona lekë në patundshmëri/ Prokurori i Apelit të Tiranës në luks

LEXO EDHE:  Nga trashëgimitë tek paga/ Gjyqtari i çunit të Fahriut blen veliere

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE