LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet sera e drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 18.5 ton marihuanë, arrestohen 13 shqiptarë

22 Nëntor 2020, 18:09, Kronika CNA
Zbulohet sera e drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 18.5 ton

Një operacion anti-drogë në Spanjë ka bërë të mundur zbulimin dhe shkatërrimin e 4 plantacioneve me marihuanë dhe arrestimin e dy grupeve trafikantësh shqiptarë, gjithësej 13 persona.

Policia sekuestroi rrethe 18.5 tonë marihuanë, 31 698 bimë dhe arritën të shpërbëjnë dy grupe me origjinë shqiptare të dedikuar në trafikimin e kanabisit.

Plantacionet ishin të krijuara në pyjet Aguero në Huesca dhe ishin shumë të vështira për t?u gjetur.

Plantacionet me marihuanë ujiteshin përmes pompave që furnizoheshin me energji elektrike me gjeneratorë ndërsa ujin e merrnin nga gomone artificiale të krijuara posaçërisht.

Çmontimi i katër plantacioneve në malet e qytetit Huesca të Agüero, në të cilin u arrestuan shqiptarët, është një nga operacionet më të rëndësishme kombëtare./Përshtatur nga CNA.al

Burimihttps://www.heraldo.es/noticias/aragon/2020/11/21/huesca-gran-invernadero-marihuana-18-5-toneladas-13-detenidos-1406433.html

Lajmet e fundit nga