Connect with Us

VIDEO/ Fitore me 3 gola, Besa kapitullon Flamurtarin

Sport

VIDEO/ Fitore me 3 gola, Besa kapitullon Flamurtarin

Publikuar

-

Besa ka arritur të fitojë pastër me shifrat 0-3 në Vlorë ndaj vendasve të Flamurtarit në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë së Parë. Ndeshja u hap që në minutën e 7-të me Kaina, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1.

Edhe në të dytën verdhezinjtë do të gjenin golin, madje dy herë. Zeqiri shënoi fillimisht në minutën e 55-të. Pak minuta më pas Kreshpa u ndëshkua me të kuq për Flamurtarin. Besa përfitoi dhe shënoi edhe një herë, këtë herë me ndihmën e vendasve.

Balilaj shënoi në portë e tij në minutën e 80-të dhe vulosi shifrat 3-0 të kësaj ndeshje. Flamurtari numëron vetëm një pikë pas dy ndeshjes të luajtura. Ndërkohë Besa numëron 6 pikë në tre ndeshjet e para, duke u renditur e dyta pas Egnatias.

FT| Flamurtari-Besa 0-3

Kaina 7’, Zeqiri 55′, Balilaj 80′ (autogol)

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tre sfidat e radhës, ja ekipet që luajnë sot në Euro 2020

Publikuar

-

Nga

Sot është radha e tre sfidave të tjera në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020.

Në fushë sot zbresin Suedia, Kroacia dhe Anglia, të cilat sfidojnë respektivisht Sllovakinë, Cekine dhe Skocine.

Ja kur luhen sfidat:

15:00 Suedi-Sllovaki
18:00 Kroaci-Ceki
21::00 Angli-Skoci

LEXO TE PLOTE

Sport

Operohet me sukses Kristian Eriksen, sot del nga spitali

Publikuar

-

Nga

Christian Eriksen ka përfunduar operacionin me sukses. Doktorët i kishin sugjeruar danezit që të implantojnë një defibrilator tek zemra e tij pasi në rast që një arrest kardiad do të ndodh në të ardhmen, pajisja do të reagojë menjëherë për ta rikthyer zemrën e tij në funskion.

Sipas La Gazzetta dello Sport, një kontroll tjetër do të bëhet pas katër apo pesë javësh në Milano.

Gazeta zbulon se Erikseni do të rikthehet në shtëpinë e tij në Kopenhagë sot. Eriksen kishte ndjekur nga spitali ndeshjen ndaj Belgjikës ku në grupin e Whats App iu kishte thënë bashkëlojtarëve që: “Keni qenë të mrekullueshëm”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lukaku kundër Ronaldos, i kërkon bashkëpunim Coca-Cola-s

Publikuar

-

Nga

Para disa ditëve, ylli portugez Cristiano Ronaldo largoi dy shishe të Coca-Colas në konferencë për shtyp dhe shumë yje të tjerë kanë ndjekur hapat e tij.

Ishte Paul Pogba që hoqi birrën Heineken, ndersa edhe Locatelli u bë protagonist duke lëvizur sponsorat. Por, ndryshe nga këta, ylli i Belgjikës, Romelu Lukaku befasoi të gjithë duke propozuar bashkëpunim me Coca-Cola-n.

“Coca Cola ne mund të punojmë se bashku”, tha ai dhe filloi të qeshte. Kujtojmë se 24 orë pas veprimit të Ronaldos, Coca-Cola humbi 4 miliardë euro.

LEXO TE PLOTE