LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fantastik Cikalleshi, shqiptari i jep "një dorë" skuadrës turke

22 Nëntor 2020, 17:39, Sport CNA
VIDEO/ Fantastik Cikalleshi, shqiptari i jep "një dorë"

Transferimi i Sokol Cikalleshit te Konyaspori, në elitën e Turqisë, do të sillte jehonë të madhe. Trajneri i Konyasporit që do të largohej menjëherë pasi mendonte se sulmuesi shqiptar nuk kishte aspak cilësi dhe nuk kishte dhënë aprovimin për transferimin e tij. Mungesa e golit bëri që Cikalleshi të provonte edhe shijen e stolit, ndërsa ka bërë edhe disa eksperimente të tjera duke mos u vendosur si sulmues kryesor. Por pas realizimeve me Kombëtaren e Shqipërisë, te Konyaspori i kanë besuar sërish sulmuesit të Shqipërisë nga minuta e parë, duke e lënë në majën e sulmit.

Konyaspori arriti që të fitonte me përmbysje ndaj Kasimpasas në shifrat 2-1. Goli i fitores do të vinte në minutën e fundit, atje ku pas një faulli të fituar nga ana e Sokol Cikalleshit do të mbërrinte edhe goli vendimtar i takimit. Sulmuesi i Shqipërisë nuk u shërbye shumë nga shokët e ekipit, por u dallua për vrapimin në fushë dhe karakteristikën e tij për të tërhequr skuadrën përpara. Ndërkohë edhe njëherë tjetër është treguar se kur Cikalleshi e ka topin në këmbë është thuajse e pamundur për kundërshtarët që t?ia heqin.

Lajmet e fundit nga