Connect with Us

Video/ E pabesueshme çfarë humbet Broja me portën e boshatisur

Sport

Video/ E pabesueshme çfarë humbet Broja me portën e boshatisur

Publikuar

-

Edhe pse me kombëtaren nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, Armando Broja ishte titullar për Viteshe në mbrëmjen e djeshme, në sfidën ndaj Groningen. Sulmuesi që shpesh ka rezultuar vendimtar për të tijtë, këtë herë nuk ia doli të ndryshonte fatet e takimit që u mbyll 1-1.

Në fakt, talenti kuqezi e pati mundësinë të ishte protagonist teksa në minutën e 63 u shfaq para portierit kundërshtar. Madje, e kaloi këtë të fundit dhe teksa kishte për të bërë detyrën më të thjeshtë e ta përcillte sferën në rrjetë, gabon krejtësisht me portën e boshatisur, duke e dërguar topin në tribuna.

Një rast të cilin Broja nuk iu besoi syve që e humbi, e po ashtu edhe shokët e skuadrës që vendosën duart në kokë. Megjithatë, në boten e futbollit, gabime të tilla kanë qenë gjithnjë prezentë e do të vazhdojnë të jenë, pasi gabimet janë pjesë e lojës dhe kanë ardhur edhe nga yjet më të mëdhenj botëror.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Spanja duhet të presë ende për fitoren, barazon edhe ndaj Polonisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Polonisë, kanë ndarë pikët pasi ndeshja mes tyre u mbyll me rezultat 1-1. Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ kur realizoi Alvaro Morata. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ me Robert Lewandowskin. Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoje Gerad Moreno.

Me këtë barazim, Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë. Sa u përket çështjeve të kualifikimit, gjithçka do vendoset në ndeshjet e fundit.





LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia barazon në miqësore me kampionët e Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 1-1, takimi miqësor mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, i zhvilluar në Podgoricë. Një test ky i vlefshëm në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencave.

Ndeshja startoi në orën 20:00, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në minutën e 5-të, Buduçnost, skuadra kampione e Malit të Zi, përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Vllaznisë, Bulatoviç, i afruar së fundmi në merkato, i cili i dhuroi një top malazezëve, që nuk falën, duke zhbllokuar miqësoren me anë të Mijoviç.

Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kampionët e Buduçnostit. Në minutën e 67-të, ishte talenti Mehdi Çoba, i cili pas asistit të Arsid Krujës, dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, ndeshja miqësore në minutat në vijim nuk prodhoi gola, duke u mbyllur kështu me rezultatin 1-1.

LEXO TE PLOTE

Sport

Festa e golit të Hungarisë, reagimi i gazetares bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Ndeshja mes Hungarisë dhe Francës në Budapest është përjetuar mes një entuziazmi që e kishim harruar për shkak të pandemisë, pasi në tribuna kishte një numër shumë të madh tifozësh, meqë Hungaria ka lehtësuar masat anti-COVID. Entuziazmi i mijëra tifozëve që këndonin në kor kanë bërë padyshim ndeshjen më të bukur.

Sigurisht, shpërthimi më i madh i tifozerisë ishte kur Fiola shënoi në shtesën e pjesës së parë golin e avantazhit dhe shkoi të festonte poshtë një tribune. AI është një festim i cili në fakt do të mbahet mend gjatë për atë që ndodhi.

Anësori i Hungarisë kapërceu një kordon rrethues dhe e gjeti veten para një tavoline pune të një gazetareje, e cila as nuk e priste një gjë të tillë. Ai goditi me dorë tavolinë e saj duke e tmerruar për një çast. Megjithatë, ajo arriti të reagonte me shpejtësi dhe bëri sikur po festonte, duke dhuruar një skenë jashtëzakonisht humoristike që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në pak minuta dhe që tani është zgjedhur si festimi më i bukur i Euro 2020.

LEXO TE PLOTE