LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Barazim i parë në kampionat për Arsenalin, Pepe godet me kokë futbollistin shqiptar

22 Nëntor 2020, 18:38, Sport CNA
VIDEO/ Barazim i parë në kampionat për Arsenalin, Pepe godet me

Tifozët prisnin gola të shumtë dhe spektakël, por Leeds United-Arsenal u mbyll me rrjeta të paprekura. Vendasit dominuan takimin, edhe falë daljes me karton të kuq të Nicolas Pepe në minutën e 52-të.

Sulmuesi afrikan goditi me kokë shqiptarin Ezgjan Alioski dhe arbitri kryesor, pasi pa pamjet në VAR, i drejtoi të kuqen, duke lënë ?Topçinjtë? me dhjetë lojtarë.

Ekipi i Marcelo Bielsas nuk rreshti së kërkuari golin e fitores, por Bernd Leno ishte në formë shumë të mirë. Miqtë u bënë të rrezikshëm vetëm në minutat e fundit, por Bakayo Saka gaboi përpara portës së Leeds.

Përfundimisht barazim 0-0, të dy skuadrat ndanë nga një pikë, të cilës më shumë iu gëzua ekipi i Mikel Artetës për mënyrën se si shkoi ndeshja.

Lajmet e fundit nga