Connect with Us

VIDEO/ Autogol qesharak, Evans ngatërron portën dhe i jep avantazhin Liverpulit

Premier Liga

VIDEO/ Autogol qesharak, Evans ngatërron portën dhe i jep avantazhin Liverpulit

Publikuar

-

Liverpuli kryeson aktualisht 1-0 në sfidën kundër Leiçesterit në javën e nëntë të kampionatit anglez, por për meritë të mbrojtësit të “Dhelprave” Xhoni Evans.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid shënoi autogol në përpjekje për të larguar topin e ardhur nga goditja e këndit. Edhe pse dukej se e kishte situatën nën kontroll, Evans godet në drejtim të gabuar topin duke e dërguar në rrjetë.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E bujshme/ Manchester City heq dorë nga Lionel Messi

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti nuk ka ndërmend që të transferojë Lionel Mesin në merkaton e verës. Të paktën, kështu informon “Sky Sports”. Klubi i Premier Ligës ka marrë këtë vendim për shumë arsye, por dy janë më kryesoret që e çojnë në braktisjen e kësaj piste: mosha dhe rroga e tij e lartë. E ardhmja e kapitenit katalanas është e panjohur.

Ai do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori dhe të gjitha rrugët e çonin në Mançester, sidomos pas rinovimit të kontratës së Pep Guardiolës. Mirëpo, për momentin asgjë nuk është e qartë. Gazetarja Semra Hunter ishte e sigurt në raportimin e saj. “Dyert e Mançester Sitit janë të mbyllura për Lionel Mesin dhe ata nuk do të bëjnë ofertë”, thotë gazetarja, e cila siguron se ka informacione të sigurta brenda klubit anglez.

“Këtë gjë e them me autoritet sepse e di si është situata në klub dhe më thonë që Siti nuk do të bëjë ofertë për Mesin”, vazhdon më tej. Sipas saj, janë dy arsye pse “Qytetarët” nuk duan që ta transferojnë kapitenin e Barcelonës. Pas 17 vitesh në nivele të larta me katalanasit, karriera e tij është drejt fundit dhe rroga shkon afro 100 milionë euro.

Kjo shifër është e lartë dhe asnjë klub tjetër nuk mund të paguajë rrogën e tij. Rinovimi i Pep Guardiolës me Sitin provokoi disa lajme që e lidhnin kalimin e Mesit në Mançester, por këta të fundit nuk e kanë këtë qëllim. Mosha gjithashtu punon kundër “Pleshtit”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“U bë vëlla me armikun”, legjenda e Arsenalit kritikon Xhakën

Publikuar

-

Nga

Arsenal u ndal nga Lids në ndeshjen e djeshme të Premier League, teksa sfida nuk i shpëtoi edhe tensionit. Nikolas Pepe, futbollisti i topçinjvë goditi me kokë futbollistin me origjinë shqiptare, Ezgjan Aliiski. Arbitri fillimisht nuk e vuri re incidentin, por pas konsultimit me VAR, ndëshkoi sulmuesin me karton të kuq. Një ndëshkim që ndikoi në mbarëvajtjen e lojtarëve të Artetës duke e mbyllur sfidën 0-0.

Por, rreth këstij episodi, mbrojtësi Tiernej në fund vendosi t’i kërkonte shpjegime Alioskit. Por, Xhaka i gjendur aty, shtyu shokun e skuadrës për të mos lejuar një zënkë. Për këtë veprim, mesfushori është kritikuar nga një legjendë e klubit si Martin Kjeun.

“Tjernei tregoi shpietin e garës, nuk qëndroi vetëm aty në mbrojtje për të mbajtur portën e paprekur. Ai mund të jetë ndjerë i ofenduar nga Xhaka, i cili pas gjithë asaj që ndodhi i hodhi krahun në qafë Alioskit. Edhe unë do të ndjehesha ashtu, nëse do të shihja një nga shokët e mi të bëhej vëlla i armikut. Xhaka më pas edhe e shtyu Tjernei, duke mbështëtur Alioskin”, u shpreh ish-sulmuesi i Arsenal.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp tregon arsyen pse mungoi Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Leicesterit

Publikuar

-

Nga

Liverpool ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në Premier League, pasi ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat bindës 3-0. Me triumfin ndaj Leicesterit, The Reds janë në krye të tabelës me 20 pikë sa ka edhe Tottenham Hotspur.

E në këtë sfidë mungoi ylli kosovar, Xherdan Shaqiri si shkaku i një lëndimi. Por vetëm pas ndeshjes u mësua arsyeja e mungesës së gjilanasit, pasi për të ka folur trajneri Jurgen Klopp.

Gjermani ka konfirmuar se Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Liverpoolin nga Përfaqësuesja e Zvicrës, e më vonë është mësuar se ai kishte një problem me muskujt e tij.

“Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vet se ishte lënduar”.

“Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp.

“Askush nuk e dinte për këtë lëndim të tij, madje as vet Shaqiri dhe kështu ai nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicesterit”, përfundoi trajneri gjerman.

Shaqiri do t’i mungojë kampionëve në fuqi të Anglisë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës.

LEXO TE PLOTE