Connect with Us

“Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

Sociale

“Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

Publikuar

-

“Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë në qarkun juglindor të vendit.

Reshjet e para kanë nisur mbrëmjen e djeshme duke zbardhur fshatin turistik të Dardhës. Në majën e Bigllës trashësia e dëborës arriti deri në 2 cm.

Pika turistike e Dardhës ka pritur sot dhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh të cilët kanë vërshuar drejt këtij destinacioni për të kaluar një ditë ndryshe larg zhurmës urbane.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve, nga reshjet u përfshinë edhe zona të tjera të juglindjes si Voskopoja dhe Qafa e Qarrit, por fatmirësisht nuk raportohet për probleme për shkak të intensitetit të ulët të reshjeve.

LEXO EDHE:  Korçë/Ndalohet i dënuari me 4 muaj burg, veproi në kundërshtim me vendimin e gjykatës

Ndërkohë për sa u përket drejtuesve të mjeteve që do t’i drejtohen sidomos Dardhës, ARRSH u bën thirrje të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për t’u pajisur me goma dimërore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qarkun Korçë ka pasur reshje dëbore në zonat malore në lartësinë mbi 1 100 m, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulëta. Në rrugën e Dardhës km 5 -13, u punua për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës”, tha Autoriteti Rrugor Shqiptar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pasditja sjell vranësira/ Njihuni me parashikimin e motit

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

LEXO EDHE:  Video/ Ja si festohet Shën Valentini në Korçë

LEXO EDHE:  U denoncua në “Fiks Fare”/ E pëson keq biznesmeni në Korçë

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditën e premte dhe të shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht  përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s,  e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 dhe 09: 15:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Punonjësja me koronavirus/ Kadastra e Korçës: Institucioni jofunksionl, test edhe familjarëve e saj
LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete në Korçë/ Një person në gjendje të rëndë  

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”,  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri

 

LEXO TE PLOTE