Connect with Us

Tentativë për grabitje në Vlorë/ Lëndohet shitësi i karburantit

Kronika

Tentativë për grabitje në Vlorë/ Lëndohet shitësi i karburantit

Publikuar

-

Tentativë për gravbitje në Vlorë/ Lëndohet shitësi i karburantit

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tentativë grabitjeje në një karburant në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Mësohet se autori i grabitjes ka plagosur lehtë shitësin e pikës së karburantit.

Raportohet se një person i maskuar ka tentuar të grabisë xhiron ditore dhe është larguar nga vendngjarja ende pa shkuar policia.

Ndërjkohë, blutë po punojnë për identifikimin e autiorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Dibër / Humb jetën pasagjeri, plagosen tre të tjerë

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Dibër / Humb jetën pasagjeri, plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kastriot-Arras, në Dibër.

Shoferi 26 vjeçar, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç.

Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur dhe 3 të tjerë, drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Në aksin rrugor rural Kastriot—Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thotë policia. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi në Elbasan/ Si u shndërrua biznesi i lojërave të fatit në arenë përplasjesh mes fisit Çapja dhe Çelaj

Publikuar

-

Nga

Krimi në Elbasan/ Si u shndërrua biznesi i lojërave të fatit në arenë përplasjesh mes fisit Çapja dhe Çela

Lulëzimi i krimit në Elbasan ka filluar para shumë vitesh dhe vazhdon edhe sot. Ngjarja e fundit ka ndodhur para disa javësh ku dy të rinj nga familjet rivale Çapaj dhe Çelaj janë përfshirë në një konflikt.

Emisioni Unpublished do të hedh dritë mbi arsyet e lulëzimit të krimit dhe do të tregojë historinë e konfliktit mes dy fiseve rivale. Ekspertët e policisë mendojnë se grupeve kriminale iu është krijuar terreni, për të ngritur të qetë “perandoritë e tyre”.

“Në Elbasan po, ekziston një aktivitet kriminal i spikatur, kjo tregon që shteti nuk ia ka dalë. Policia ka shumë mundësi që t’ia dalë në fakt. Sa iu përket bandave, në Elbasan kemi fise. Banda të ngritura në fise”, thotë zoti Klosi.

Ngjarjet nisin në vitin 2005, me lulëzimin e biznesit të lojërave të fatit në vendin tonë. Sokol Çapja që njihej edhe si shtylla kryesore e fisit, menaxhonte një kompleks të madh në qytet.

Qetësia e të parit të Çapjave u prish nga dalja në skenë e një operatori të ri në këtë treg, përfaqësuar nga italiani Paolo Mazzuco. I gjendur nën presion, italiani vendos të largohet vetë nga Shqipëria, por të vijonte biznesin e tij, duke ia lënë në dore administrimin, Rezart Çelës, pjesë e një tjetër fisi me emër në Elbasan. Këtu nisin edhe përplasjet mes dy fiseve.

Por lufta mes dy bandave rivale në Elbasan ka çuar dhe në një krim tjetër atë që njihet si vrasje me pagesë. Ish-shefi i policisë Arben Hajdarmataj jep mendimin e tij për këtë fenomen.

“Një tjetër shqetësim janë vrasjet me pagesë, që janë shtuar shumë. Grupet kriminale kanë arritur deri aty saqë rekrutojnë njerëz për të kryer vrasje, me tarifa fare të ulëta. Me 5000 euro”,-tregon për Unpublished Hajdarmataj.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet nuk do prodhojnë një president të fortë/ Trump dhe Biden të punojnë për bashkimin e Amerikës

LEXO EDHE:  Rrëfehet Bebe Rexha/ Gjatë karantinës kam bërë shumë s*ks me të dashurin

Përplasjet mes dy fiseve vijonin të zgjeronin emrat e përshirë në to. Në këtë skenë futet edhe Fadil Mema, ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Elbasan, gjithashtu kandidat për deputet në këtë qark përballë Qazim Sejdinit dhe Aurel Bylykbashit. Pas një miqësie të prishur me Çapjat, ndaj tij kryhen tre atentate. Dy të parëve Mema arriti t`iu mbijetojë, por fatali ishte ai i 13 Marsit të 2015-ës, në Torino, ku edhe humbi jetën. Ekspertë i shohin ngjarjet kriminale të lidhura edhe me politikën.

“Krimi është i kënaqur kur ka debate të forta politike. Kur përgatiten zgjedhjet për shembull, ka një aktivitet kriminal të ngritur. Kryesore është politika, është ajo që orkestron çdo aktivitet tjetër”,-shprehet zoti Klosi.

“Një eksponent i krimit merr garanci diku. Se ku merret duhet të japin llogari ata që janë në pushtet, ata që janë në drejtim, ata që kanë për detyrë të luftojnë krimin”, tregon zoti Vata.

E vetmja ngjarje e zbardhur nga gjithë kjo sagë vrasjesh, është ajo e ekzekutimit të Roland Rexhepit. Në dosjet e tjera policore ka dhjetëra të dyshuar, të hetuar, të skeduar, por asnjë pas hekurave.

Përplasja mes dy fiseve Çapja dhe Çela, është ndoshta më e forta, por jo e vetmja histori krimesh në Elbasan. Të tjera ngjarje kanë vite që gëlojnë në këtë qytet, shumica pa autorë të vendosur pas hekurave të burgut.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim prej shtatorit/ Arrestohet 36-vjeçari “i rrezikshëm” nga Hasi

Publikuar

-

Nga

Iu gjetën drogë, armë dhe vjedhje/ Arrestohen 3 persona dhe shpallen në kërkim tre të tjerë në Durrës

Një 36-vjeçar nga Golaj i Hasit është arrestuar pasi prej më shumë se dy muajsh ishte në kërkim nga Policia.

Gjykata e Kukësit kishte caktuar arrest me burg në mungesë për D.D, 36vjeç pasi kishte kundërshtuar policët dhe nuk i ishte bindur urdhërit të atyre, madje ai i ka kërcënuar uniformat blu.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra. Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE