Connect with Us

Si u bë Mesopotamia djepi i qytetërimit

Blog

Si u bë Mesopotamia djepi i qytetërimit

Publikuar

-

Si u bë Mesopotamia djepi i qytetërimit

Ndërsa qytetërimi njerëzor u zhvillua në shumë vende të botës, ai u shfaq për herë të parë mijëra vjet më parë në Lindjen e Mesme. “Ne shohim që qytetet, shkrimet dhe teknologjitë, janë me origjinë nga Mesopotamia”- thotë Keli-En Diamond, ndihmës/profesoreshë e historisë në Universitetin Vilanova.

Emri i Mesopotamisë vjen nga fjala e lashtë greke që do të thotë “toka midis lumenjve”. Kjo është një referencë për  lumenjtë Tigër dhe Eufrat, dhe për një rajon që shtrihet sot kryesisht brenda kufijve të Irakut të sotëm, por që gjithashtu përfshinte pjesë të Sirisë, Turqisë dhe Iranit.

Prania e atyre lumenjve shpjegon edhe faktin pse Mesopotamia zhvilloi një shoqëri komplekse dhe inovacione të tilla si shkrimi, arkitektura e ndërlikuar dhe burokracinë qeveritare. Përmbytjet e rregullta të lumenjve Tigër dhe Eufrat, e bëri tokën përreth tyre veçanërisht pjellore dhe ideale për zhvillimin e bujqësisë.

Kjo e bëri këtë rajonin të rëndësishëm gjatë Revolucionit Neolitik, i quajtur edhe si Revolucioni Bujqësor, që filloi të ndodhte gati 12.000 vjet më parë. Ai revolucion e “transformoi jetën e njeriut në të gjithë botën, por filloi në Mesopotami”, shpjegon Diamond.

Teksa njerëzit nisën të kultivonin bimë dhe zbutnin kafshët, ata ishin në gjendje të qëndronin në një vend dhe të krijonin vendbanime të përhershme. Ato vendbanime të vogla u zmadhuan dhe u bënë më pas qytetet e hershme, ku u zhvilluan shumë nga tiparet e qytetërimit- si përqendrimet e popullsisë, arkitektura monumentale, komunikimi, ndarja e punëve dhe klasat e ndryshme shoqërore dhe ekonomike.

Por shfaqja dhe evolucioni i civilizimit në Mesopotami, u ndikua edhe nga faktorë të tjerë – në veçanti nga ndryshimet e klimës dhe mjedisit natyror, të cilët i detyruan banorët e rajonit të bëhen më të organizuar në mënyrë që të përballen me to.

“Qytetërimi nuk u zhvillua saktësisht në të njëjtën mënyrë në të gjithë rajonin”- thotë Herv Rekulo, profesor i asociuar i asirologjisë në Universitetin e Çikagos, dhe një ekspert mbi historinë e Mesopotamisë antike. Sipas tij, shoqëritë urbane u zhvilluan në mënyrë të pavarur në Mesopotaminë e Ulët, një zonë ku sot shtrihet Iraku Jugor, dhe ku ishte vendosur qytetërimi i hershëm i Sumerëve dhe në Mesopotaminë e Sipërme, që përfshin Irakun Verior dhe një pjesë të Sirisë Perëndimore.

Një faktor që ndihmoi zhvillimin e qytetërimit në të dyja vendet ishte klima e Mesopotamisë, që 6.000- 7.000 vjet më parë ishte më e lagësht sesa është sot në atë pjesë të Lindjes së Mesme. “Qytetet më të hershme të Mesopotamisë Jugore u zhvilluan në kufijtë e një kënete të madhe që siguronte një bollëk burimesh natyrore për ndërtim (përmes kallamave) dhe ushqim (gjah i egër dhe peshk).

Uji ishte lehtësisht të arritshëm për ujitje në shkallë të vogël. Shpërndarja e tij mund të organizohej në një nivel lokal, dhe kjo nuk kërkonte mbikëqyrjen e strukturave shtetërore në shkallë të gjerë”-”shkruan Rekulo.

Për më tepër, vëren ai, moçali siguronte një lidhje me rrugët detare në Gjirin Persik, gjë që u dha mundësi njerëzve që jetonin në jug që të zhvillonin tregti në distanca të gjata me vende të tjera. Në Mesopotaminë e Sipërme, reshjet ishin aq të mjaftueshme, saqë fermerët nuk kishin pse të bënin shumë ujitje.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

Ata gjithashtu kishin akses në male dhe pyje, ku mund të gjuanin për gjah, dhe të prisnin pemë për dru. Sipas Muzeut Britanik, të korrat kryesore të fermerëve mesopotamianë ishin elbi dhe gruri. Por ata gjithashtu krijuan kopshte të hijezuara nga palmat e hurmës, ku ata kultivuan një larmi të madhe kulturash bujqësore përfshirë fasulet, bizelet, thjerrëzat, kastravecat, preshin, sallatën dhe hudhrën, si dhe fruta të tilla si rrushi, mollët, pjeprat dhe fiqtë.

Ata gjithashtu milnin delet, dhitë dhe lopët për të bërë gjalpë, dhe i thernin ato për mish.

Revolucioni Bujqësor në Mesopotami, çoi në atë që Diamond e përshkruan si hapin tjetër të madh në progresin e njerëzimit, Revolucionin Urban. Afro 5.000-6.000 vjet më parë në Sumer, fshatrat evoluan në qytete.

Një nga më të hershmit dhe më të spikaturit ishte Uruk, një komunitet me 40.000-50.000 banorë. Qytete të tjera ishin Eridu, Bad-tibira, Sipar dhe Shurupak. Sumerianët e zhvilluar mund të kenë pasur sistemin më të hershëm të shkrimit, një art të sofistikuar, arkitekturë dhe burokraci komplekse qeveritare për të mbikëqyrur punët në bujqësi, tregti dhe veprimtarinë fetare.

Sumeri u bë një vatër e inovacionit, pasi sumerët i morën shpikjet e zhvilluara nga popujt e tjerë të lashtë, nga qeramika tek endja e tekstilit, dhe e kuptuan se si t’i prodhonin ato në një shkallë industriale. Ndërkohë, Mesopotamia e Sipërme zhvilloi zonat e saj urbane si Tepe Gaura, ku studiuesit kanë zbuluar tempuj të bërë me tulla, dhe ku gjetën prova të tjera të një kulture të sofistikuar.

Sipas Rekulo, ndryshimi i klimës mund të kenë luajtur një rol në zhvillimin e qytetërimit Mesopotamian. Afro 4.000 vjet para Krishtit “klima u bë më të thatë, dhe lumenjtë më të paparashikueshëm”, shpjegon ai. “Këneta në Mesopotaminë e Ulët u tha, duke imponuar ujitjet e tokave, gjë që kërkonte një punë të shtuar, dhe ndoshta një koordinim më të madh”- thoi ai.

Dhe për shkak se u duhej të punonin më shumë, dhe në një mënyrë më të organizuar për të mbijetuar, mesopotamianët zhvilluan gradualisht një sistem më të përpunuar të qeverisjes. “Aparati burokratik që u shfaq në fillim për të administruar mallrat dhe tempujt në qytetet e kënetës, u bë gjithnjë e më shumë një mjet në duart e një fuqie mbretërore që e gjeti justifikimin në mbështetjen tek Zotat, por edhe në aftësinë e saj për të kryer punët”- thotë Rekulo.

E gjitha kjo çoi në zhvillimin e një strukture shoqërore, në të cilën elitat ose i detyruan punëtorët ose i bindën ata të punonin në këmbim të ushqimit dhe një page. Në Mesopotaminë e Sipërme, njerëzit u përballen me një klimë më të thatë, duke shkuar në drejtimin të kundërt në aspektin shoqëror.

“Pa evoluimin drejt një organizimi shoqëror më kompleks, ata u mbështetën tek fshatrat dhe solidariteti i tyre në një shkallë të vogël”- shpjegon Rekulo. Mesopotamia pa ngritjen e perandorive të tilla si Akadian dhe Babilonase, kryeqyteti i të cilave Babilonia u bë një nga më të mëdhatë dhe më të përparuarat në botën antike./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Sfida e paparë e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

“Der Spiegel”

Zhoao Doria kishte kohë që e priste atë dërgesë, dhe ajo më në fund mbërriti të enjten e kaluar. Në orën 7 e gjysmë të mëngjesit, një avion turk u ul në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Brazilin Juglindor,i ngarkuar me kontejnerë frigoriferike. Ato përmbajnë 120.000 mostra të Coronavac, një vaksinë kandidate e zhvilluar nga një kompani kineze. Ngarkesa e çmuar, u transportua direkt nga aeroporti në një vend të fshehtë.

Doria është guvernatori i shtetit të Sao Paulos. Gjatë muajve të fundit, ai ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë për të pasur një qasje të shpejtë në vaksinën kineze të prodhuar nga kompania “Sinovac”. 120.000 dozat janë grupi i parë që do të jetë në dispozicion për brazilianët sapo të jepet miratimi, ndoshta brenda disa javësh. “Sinovac”e ka testuar vaksinën për disa muaj në Sao Paulo. Dhe nëse fushata e planifikuar e vaksinimit rezulton e suksesshme, politikani konservator do të jetë në gjendje ta përdorë atë për të ndërtuar reputacionin e tij në fushatën e zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen pas 2 vitesh.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se përse presidenti brazilian Zhair Bolsonaro po nxit ndjenjat publike kundër “vaksinës së Kinës”, siç e quan ai me përçmim. Ai ka kërkuar të njihet me planin e vaksinimit të Dorias, pasi e cilëson atë një rival të rrezikshëm. Bolsonaro, ka bërë çmos që të vonojë ardhjen e vaksinës nga Kina, teksa preferon atë të zhvilluar nga kompania suedezo-britanike Astra Zeneca dhe Universiteti i Oksfordit, edhe pse nuk ka gjasa që ajo të jetë në dispozicion për përdorim në shkallë të gjerë para marsit të vitit 2021.

Konflikti politik në Brazil, po nxjerr në pah politikën e projektit monumental me të cilin përballet bota:prodhimi, shpërndarja dhe administrimi sa më i shpejtë i mundshëm i vaksinave kundër Covid-19 tek miliarda njerëz në mbarë globin – nga qytetet e mëdha me spitale të shkëlqyera në botën e industrializuar deri tek fshatrat më të thellë apo getot e varfra. Do të jetë një sfidë logjistike, një projekt i një dimensioni që botës nuk i është dashur kurrë më parë. Vendet që do ta marrin vaksinën të parat, do të jenë gjithashtu të parët që do t’i japin fund bllokimeve të tyre, do të rihapin shkollat dhe restorantet, dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre.

Dhe ata që do të kenë qasje tek vaksinat më të mira, do të fitojnë pushtet. “Pandemia ofron një mundësi për disa vende që të pozicionohen si prodhuese të të mirave publike, dhe kësisoj të fitojnë më shumë ndikim sesa mundën të merrnin në shekullin XX-të me anë të ideologjisë”- tha Dimitri Trenin, kreu i qendrës “Carnegie Moscow Centre”. Ndërkohë, vendet e tjera do ta kenë të vështirë të marrin këto vaksina. “Nëse COVID-19 ka treguar një gjë, ajo është se bota është egoiste dhe e fokusuar tek vetvetja”- tha në korrik Karlin Klejer, koordinatore e urgjencës në organizatën humanitare “Mjekët pa Kufij”.

Por të paktën për momentin ka disa arsye për të pasur shpresë. Duket sikur bota nuk do të ketë në dispozicion vetëm një vaksinë të vetme kundër koronavirusit, por një gamë të tërë të tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 48 vaksina kandidate janë duke kaluar nëpër testet klinike. Dhe 11 prej tyre janë në fazën vendimtare. Prodhuesit e këtyre vaksinave vijnë nga Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia, India dhe disa vende evropiane.

Në fillim të nëntorit, kompania farmaceutike kineze “Sinopharm” njoftoi se qindra mijëra kinezë ishin vaksinuar përmes një dekreti të emergjencës, duke përfshirë 56.000 kinezë që udhëtonin jashtë vendit, nga të cilët askush nuk ka dyshuar se është sëmurë me Covid-19.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

Edhe konsorciumi gjermano-amerikan BioNTech dhe Pfizer, njoftoi së fundmi se vaksina e saj kandidate është 95 për qind efektive, ndërsa kompania amerikane “Moderna” ka thënë se vaksina e saj është 94.5 për qind efektiv. Rusia ka raportuar 92 për qind efikasitet për vaksinën e saj Sputnik V. Gjithsesi shpërndarja globale e vaksinës do të jetë shumë komplekse, edhe në rajonet e zhvilluara. Problemi i parë i madh është ftohja. Vaksina e BioNTech-Pfizer, që bazohet në teknologjinë mARN, duhet të ruhet në rreth – 70 gradë Celsius, gjë që as shumë spitale moderne nuk kanë mundësi ta bëjnë.

Për ta zgjidhur këtë problem, Pfizer ka nisur të prodhojë një kuti transporti ultra të ftohtë në madhësinë e një valixhe të vogël që mund të mbajë disa mijëra doza. Vaksinat e tjera kandidate, kanë më pak sfida në lidhje me temperaturën. Zhang Hongtao i Universitetit të Pensilvanisë thotë se vaksinat kineze mund të ruhet në temperaturën 2-8 gradë Celsius. Ndërkohë, që të parandalojnë vjedhjen e vaksinave të lakmuara, kompanitë farmaceutike po konsiderojnë pajisjen e dërgesave me gjurmues GPS apo dërgimin e kamionëve bosh për të mashtruar hajdutët e mundshëm, dhe për ta bërë më të vështirë planifikimin e sulmeve. Ndërkohë, ështëe paqartë se si do të organizohen 15.000 fluturimet që kompania gjermane e logjistikës DHL, vlerëson se do të nevojiten për shpërndarjen globale të vaksinave. Përtej kësaj, ekziston një kërkesë e lartë për qendra vaksinimi dhe personel të kualifikuar mjekësor për të bërë injeksionet.

Ekspertët druhen se duke pasur parasysh kapacitetet e kufizuara të prodhimit, shumë vende në zhvillim mund t’u duhet të presin në skenarin më të keq deri në vitin 2024 për tu vaksinuar. Që tani ka shenja që bota po ndahet në blloqe të vaksinimit. Sipërmarrësi indian i farmaceutikës Adar Ponaualla, beson se nga vaksinat e reja mARN do të përfitojnë kryesisht vendet e pasura, të industrializuara, jo vetëm për shkak të ruajtjes në të ftohtë, por edhe për shkak të çmimit të saj, që thuhet të jetë rreth 20-25 dollarë për dozë.

Familja e Ponaualla zotëron Institutin Serum në Indi, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Ai thotë se ai do të jetë në gjendje të prodhojë 1 miliard doza të vaksinës së Astra Zeneca deri në fund të vitit të ardhshëm, me një çmim prej rreth 3 dollarë për dozë.
Gjysma e këtij prodhimi do të mbetet në Indi, ndërsa gjysma tjetër do të shpërndarë në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine./Përshtatur nga CNA.al

Marrë me shkurtime:  https://www.spiegel.de/international/world/geopolitics-of-covid-the-unprecedented-challenge-of-coronavirus-vaccine-distribution-a-12800062-e26a-4079-bf21-161080ae0f3a

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja si Biden i manipuloi zgjedhjet presidenciale në SHBA

Publikuar

-

Nga

Joe Biden testohet sërish për COVID-19/ Del rezultati

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Ju mund të keni dëgjuar shumë gjatë ditëve të fundit mbi sigurinë e makinerive tona elektronike të votimit. Kjo është një çështje reale dhe serioze, pavarësisht se kush e ngre atë, apo kush përpiqet që ta heqë zhvlerësojë si një teori konspiracioni.

Votimi elektronik nuk është aq i sigurt sa numërimi tradicional i votave me duar. Dhe nuk do të jetë asnjëherë po aq i sigurt. Votuesit mund ta shohin këtë gjë, pasi ajo është e qartë, dhe pikërisht kjo i bën ata nervozë. E kush nuk do të ishte në fakt?

Liderët tanë na kanë dhënë çdo arsye për të mos i zënë besë teknologjisë. Njerëzit që tani po na thonë të mos vëmë më në pikëpyetje makinat elektronike të numërimit të votës, janë të njëjtët që pretenduan se telefonat tanë nuk po na përgjoheshin. Ata gënjejnë. Këtë e dimë që të gjithë. Vendet e tjera nuk e përdorin votimin elektronik, pasi e dinë se ai e minon besimin tek demokracia. Dhe një sistem nuk mund të funksionojë, në rast se askush nuk i beson votës. Siç po e zbulojmë kjo gjë është e vërtetë edhe këtu në SHBA. Duke ecur përpara, ne duhet të zbulojmë saktësisht se çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, pavarësisht se sa kohë mund të duhet për të zhvilluar hetimin apo sesa na kushton ky proces.

Sapo të marrim përgjigje nga ai hetim, duhet të kthehemi menjëherë te sistemi tradicional i votimit, pasi është ai që i ka shërbyer demokracisë tonë për qindra vjet. Ajo që po bëjmë tani nuk është duke funksionuar. Dhe ky nuk është një ekzagjerim. Që nga e hëna në mbrëmje, shteti i Nju Jorkut, nuk kishte arritur ende të numëronte votat në 5distrikte për shkak të votimit përmes postës. Kjo është një katastrofë, dhe ne duhet të ndalim së pretenduari se nuk është kështu. Por ne gjithashtu nuk duhet të lejojmë që fokusi që kemi mbi makineritë e votimit, të na shkëpusë vëmendjen nga gjithçka që ndodhi në fillim të këtij muaji. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nuk ishin të ndershme, dhe asnjë person i ndershëm nuk do të pretendonte se ishin të tilla.

Sistemi u manipulua kundër një kandidati, dhe në favor të një tjetri, dhe jo në mënyra që ishin të fshehura nga sytë e publikut. Media kryesore mbështeti haptazi kandidatin demokratë. Xho Bajden dhe Kamala Herris, refuzuan të shpjegojnë se çfarë do të bënin nëse fitonin.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë palë zgjedhje presidenciale në historinë e SHBA-së, por media kryesore i lejoi që ta bënin atë. Njëkohësisht, duke filluar nga pranvera e këtij viti, demokratët e përdorën emergjencën tonë të shëndetit publik për qëllime partiake. Ata dënuan mbështetësit e Trump pse tuboheshin, por përjashtuan nga kritika aktivistët e tyre –rebelë dhe vandalë nga “Black Lives Matter” dhe “Antifa”.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

Kufizimet që zbatuan në shtetet që kontrollonin, i shkatërruan bizneset e vogla të Amerikës, zemrën e Partisë Republikane, ndërsa i bënë edhe më të pasur donatorët e tyre. Vetëm Xhef Bezos, e shtoi pasurinë e tij me më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë.
Pastaj, demokratët e përdorën koronavirusin për të ndryshuar sistemin e votimit. Ata shtuan jashtëzakonisht numrin e fletëvotimeve me postë, pasi e dinin që kandidatët e tyre do të përfitonin nga një proces votimi më pak i sigurt. Dhe kishin të drejtë. Ata përdorën gjithashtu gjykatat për ta dekurajuar shkuarjen në votime të anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA), ndër breza votuesit më të rregullt. Nuk është shkruar shumë për këtë gjë, por faktet ishin të shumta. Falë presioneve ligjore nga e majta, NRA luajti një rol shumë më të zbehtë në këto zgjedhje, dhe kjo bëri diferencën në shtetet e lëkundura si Pensilvania dhe të tjerët.

Por mbi të gjitha, demokratët shfrytëzuan fuqinë e “Big Tech” për t’i fituar këto zgjedhje. Gati të gjitha lajmet dhe informacionet në botën anglishtfolëse, udhëtojnë përmes një kompanie të vetme, Google. Një përqindje e madhe e debateve tona politike, zhvillohen në Facebook dhe Twitter. Dhe nëse e përdorni teknologjinë për të censuruar idetë që njerëzit lejohen të shprehin në internet, ju kontrolloni në fund të fundit mënyrën sesi voton popullata. Dhe kjo është pikërisht ajo që ata bënë. Ata i manipuluan zgjedhjet para syve tanë,dhe askush nuk bëri
asgjë për ta parandaluar këtë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-2020-presidential-election-rigged-big-tech-mainstream-media

LEXO TE PLOTE

Blog

A mund të jetë ende SHBA “xhandar” i botës?

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel Immerwahr

Në vitin 1939, pak para pushtimit gjerman të Polonisë, një emisar britanik, Lordi Lothian, vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë të pazakontë. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte në gjendje t`a mbronte botën nga nazistët, i tha Lothian presidentit Franklin Delano Roosevelt. “Qytetërimi anglo-sakson” kishte nevojë për një kujdestar të ri.

Skeptri po binte nga duart e britanikëve, shpjegoi më tej Lothian, dhe Shtetet e Bashkuara duhet që ta “rrëmbejnë atë”. Megjithëse i bërë në mënyrë jozyrtare, ai ishte një përgjërim i jashtëzakonshëm. Londra ishte e gatshme të hiqte dorë, dhe ta linte Uashingtonin të drejtonte botën.

Por Roosevelt nuk ishte i interesuar për këtë gjë. Madje në fakt, u ndje i ofenduar. “Unë u tërbova nga inati. E kush ishin britanikët që të na hidhnin në prehër barrën e tyre? Ruajtja e civilizimit ishte puna e tyre. Në atë kohë ushtria e Shteteve të Bashkuara ishte vetëm pak më e madhe se ajo e Bullgarisë, me shumë pak aftësi për të frenuar forcat jo liberale në Evropën Qendrore”- shkroi në atë kohë presidenti amerikan në ditarin e tij.

Por ajo ishte ndoshta hera e fundit që një president, do të ishte kaq i paqartë mbi hegjemoninë e SHBA. Siç e shpjegon Stephen Wertheim në librin e tij të ri “Nesër, bota”, Lufta e Dytë Botërore ishte ajo që ndryshoi mendjen e Roosevelt, dhe të thuajse të gjithë atyre që ishin përreth tij.

Rënia e Francës në vitin 1940, i bindi udhëheqësit amerikanë mbi nevojën për të hyrë në atë konflikt. Në vitin 1941, botuesi Henry Luce shkoi më tej dhe propozoi një “Shekull Amerikan”, një rend global të pasluftës i udhëhequr nga vlerat, institucionet dhe nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara.

Në fillim ideja e Luce ishte e diskutueshme, por në fund të luftës u duk e pashmangshme. Deri në atë kohë, ushtria amerikane e zmadhuar me shpejtësi, kishte fituar terren në të gjithë planetin, dhe Uashingtoni hezitonte të hiqte dorë. Siç deklaroi pasardhësi i Roosevelt, HarryTruman në Kongres, në fundin e vitit 1945:“Ne duhet të ruajmë vazhdimisht epërsinë tonë në tokë, det dhe ajër”.

Sot, Pentagoni kontrollon rreth 750baza në rreth 80 vende dhe territore të huaja. Edhe në mungesë të trupave në tokë, dronët amerikanë qëndrojnë pezull në qiell, duke mbikëqyrur njerëzit, dhe duke qëlluar herë pas here me raketa ndaj tyre.

Sipas llogaritjeve të Byrosë së Gazetarisë Investigative, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë më shumë njerëz në 5 vitet e fundit nga sulmet ajrore, sesa nga të shtënat e policisë. Argumenti për këtë praktikim të përhapur të dhunës është i njohur. Po të mos ishte ushtria amerikane, bota do të ishte e paligjshme dhe e rrezikshme.

“Nëse jemi të detyruar ta përdorim forcën, kjo është për shkak se ne jemi Amerika; jemi kombi i domosdoshëm. Ne jemi më të mëdhenj dhe shohim më larg në të ardhmen sesa vendet e tjera”- deklaroi dikur Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit e presidentit BillClinton.

Një vetë-vlerësim i tillë është sfiduar shpesh, por kurrë më shumë se sa tani. Në 4 vitet e tijpresidenti Donald Trump kultivoi konceptin se Shtetet e Bashkuara nuk mbrojnë asgjë tjetër në botë, përveç interesit të tij personal. Ai përbuzi marrëveshjet ndërkombëtare, pati marrëdhënie të ngrohta me diktatorët, dhe e bëri qesharake idenë që SHBA mund të jetë një arbitër i paanshëm në çështjet botërore.

Ndonëse dukej më pak i fokusuar në udhëheqjen globale sesa paraardhësit e tij, kjo nuk ndodhi për shkak të respektimit të normave ndërkombëtare. Ashtu si vrasja e George Floyd e thelloi krizën e legjitimitetit të policisë amerikane, edhe presidenca Trump vuri në pikëpyetjepolitikën e jashtme të Uashingtonit.

Me siguri Joe Biden, që ka premtuar t’i japë fund qasjes së ashpër ndaj aleatëve, do të rivendosë imazhin ndërkombëtar të Amerikës. Por, a do të ndryshojë diçka nga zgjedhjet e tij në një nivel më të thellë? Dy libra të rinj hedhin dritë mbi këtë.

Njëri, me autor ish-Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, i sheh Shtetet e Bashkuara si një “fanar për njerëzit e shtypur kudo në botë”, që nën Trumpin, u larguan përkohësisht nga misioni i tyre. Tjetri, nga politologu konservator australiano–britanik Patrick Porter, i cili i cilëson argumente të tilla si një trillim të paqartë.

Për Porter, Trump është “më pak një devijim sesa një kulm”.Gates ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes, shefi i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare, midis posteve të tjera. Në mënyrë të pazakontë, ai ka pasur poste të larta nën presidentët demokratë dhe republikanë.

Ai e ka quajtur Biden “një njeri me integritet të mirëfilltë” dhe Trump “të papërshtatshëm për të qenë Komandant i Përgjithshëm”.Libri i tij i fundit “Ushtrimi i fuqisë”, ofron një panoramëtë zymtë të botës. Vendi është “sfiduar në çdo front”, beson Gates.

Vendet ku Shtetet e Bashkuara duhet të policojnë janë Irani, Iraku, Afganistani dhe Lindja e Mesme. Gates fajëson për krizën “liderët politikë të kohëve të fundit”, të cilët kanë përdorur pushtetin në mënyrë të pahijshme. Ata janë mbështetur më shumë tek ushtria, duke lënë pas dore “instrumente të tjera” të fuqisë, si bindja, tregtia, ndihma, sanksionet, marrëdhëniet me publikun dhe veprimet e fshehta.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Djepi ose Vorri?

Ajo që kërkon ai në thelb është një reformë:më pak përplasje, më shumë policim në komunitet. Një ushtrim më i zhdërvjellët i ndikimit, argumenton ai, do të mbështesë supremacinë e Shteteve të Bashkuara, dhe “do të garantojë që autoritarizmi, i mundur dy herë në shekullin XX, të mos dominojë në shekullin XXI”.

Largimi nga militarizmi, do të thotë të pranosh kufijtëe ndikimit të SHBA. Në një moment, Gates diskuton mbi Korenë e Veriut, e cila vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj bërthamor. Aibeson se Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht nga armët e veta bërthamore, porçdo përpjekje për t`a detyruar t`a bëjë këtë mund të shkaktojë një luftë të madhe.

Presidentët e SHBA, duhet të shmangin ndërhyrjen me forcë, shkruan Gates, përveç nëse ekziston “një kërcënim për interesat jetike amerikane”. Çështje të tilla janëedhe në thelbin elibrit të Patrick Porter “Premtimi i rremë i rendit liberal”.

Sipas tij, çështja nuk është se politikë–bërësit si Gates janë hipokritë. Vetë ideja e një “rendi liberal” është kontradiktore. Liberalizëm, në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të thotë liri, barazi dhe pëlqim, ndërsa rendet botërore janë hierarki që qëndrojnë në këmbë“bazuar në kërcënimin e forcës”.

Shtetet e Bashkuara, shkruan Porter, janë “hegjemonia më e butë deri më tani”. Por është gjithsesi një hegjemoni, dhe hegjemonia përfshin dominimin. Merrni për shembull çështjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, që u krijua, në vitin 1998, pas gjenocidit në Ruanda.

Gjykata premtoi të ishte kolona e një sistemi të bazuar në rregulla, duke nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës, pavarësisht nga kombësia e tyre. Por kur u bë e qartë se rregullat do të zbatoheshin edhe për Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni kundërshtoi.

“Forcat e armatosura amerikane kanë një rol unik paqeruajtës, të vendosura në vendet e nxehta nëpër botë. Po sikur ushtarët amerikane të arrestoheshin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit? Ne nuk mund t’i ekspozojmë njerëzit tanë ndaj këtyre lloj rreziqeve”- thaDavid Scheffer ambasadori i parë i përgjithshëm i vendit për çështjet e krimeve të luftës.

Dhe në vitin kur gjykata hapi dyert, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që ndalon ndihmën ushtarake (me përjashtime) ndaj çdo vendi që dëshiron të respektojë gjykatën. Ligji autorizoi ushtrinë amerikane të lironte personelin amerikan ose çdo aleat të burgosur nga gjykata, duke i dhënë atij pseudonimin “Akti i Pushtimit të Hagës”.

E tillë është mënyra e ushtrimit të hegjemonisë, argumenton Porter. Bërësit e rregullave nuk janë përgjithësisht zbatues të rregullave.

A kanë në fund SHBA-tënjë zgjedhje? Në fakt jo, shkruan Gates. Me SHBA në krye, bota është një vend ku diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Pa të, planeti zhytet në kaos. Pyetja për Gates nuk është nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbretërojnë, por si duhet që ta bëjnë këtë.

Një dorë ndryshe, shpreson ai, mund ta rikthejë vendin në rolin e tij të nevojshëm. Ky restaurim do ta vendosë Amerikën sërish në krye të tryezës, siç e ka thënë Biden. Porter ka këshilla të ndryshme:të braktisë rolin që ka aktualisht. Sistemi me në qendër SHBA-në u ndërtua në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ekonomia amerikane ishte më e madhe se 4 ekonomitë e ardhshme më të mëdha së bashku.

Sot, sipas disa parametrave, ajo është më e vogël se ajo e Kinës. Kriza e epërsisë amerikane po zgjat prej dekadash, dhe sot sipas Porter ka arritur kulmin e saj. Për të, një kurs më i mirë për hegjemonen e plakur, do të ishte një “rënie e hijshme”.

Kjo do të kërkonte që Uashingtoni të hiqte dorë nga koncepti se trupat e tij ose vlerat e tij duhet të dominojnë planetin. Ajo nuk do të nënkuptojë tërheqje nga punët e kësaj bote, thjesht përshtatje në një arenë ndërkombëtare ku fuqitë janë më të niveluara

Marrë me shkurtime nga The New Yorker

LEXO TE PLOTE