Connect with Us

Shteti fqinj nën panik nga Covid-19/ Mbi 1000 të infektuar dhe 24 viktima

Kosova & Rajoni

Shteti fqinj nën panik nga Covid-19/ Mbi 1000 të infektuar dhe 24 viktima

Publikuar

-

Tre raste të reja me Covid-19 në Gjirokastër/ Infektohet një nxënës

Në Maqedoninë e Veriut janë bërë 2.553 testime që nga dita e djeshme, nga të cilat 1.112 persona janë diagonostifikuar me virusin korona.

Konkretisht në Shkup janë 321 raste, në Kumanovë 69, në Dibër 10, në Shtip 38, në Prilep 77, në Tetovë 79, në Strugë 44, në Veles 44, në Manastir 65, në Ohër 36, në Kavadarc 26, në Gostivar 60, në Gjevgjeli 19, në Strumicë 35, në Kriva Pallankë 7, në Radovish 6, në Krushevë 3, në Koçan 44, në Probishtip 6, në Demir Hisar 5, në Makedonski Brod 1, në Pehçevë 1, në Berovë 23, në Vallandovë 12, në Vinic 11, në Dellçevë 13, në Kratovë 2, në Sveti Nikollë 5, në Kërçovë 12, në Resnjë 16 në dhe Negotinë 22.

LEXO EDHE:  Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

Instituti i Shëndetit Publik i shtetit fqinj ka regjistruar 709 pacientë të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë betejën me virusin e kanë humbur 24 pacientë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Taulant Balla e thotë hapur/ Ja për çfarë bie dakord me Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Taulant Balla e thotë hapur/ Ja për çfarë bie dakord me Lulzim Bashën

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës “Dritan Hoxha”

Publikuar

-

Nga

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në komunën e Prishtinës në Kosovë.

Në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë tabela me emrin e rrugës. Deri më tani askush nuk ëhstë parë që të vihet në lëvizje për të rregulluar tabelën.

Pavarësisht se komuna e Prishtinës ka vendosur që rrugës t’i vërë emrin e themeluesit të Top Medias në shenjë respekti ndaj tij, rënia e tabelës tregon papërgjegjshmëri të strukturave./ CNA.al

LEXO EDHE:  Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

LEXO EDHE:  Covid-19/ 365 viktima brenda 24 orëve në Francë, 29 155 të infektuar

LEXO TE PLOTE