Connect with Us

Rritja e të prekurve me koronavirus/ Nëndrejtoresha e QSUT: Gati pavioni i tretë i spitalit Covid3

Shëndeti

Rritja e të prekurve me koronavirus/ Nëndrejtoresha e QSUT: Gati pavioni i tretë i spitalit Covid3

Publikuar

-

Rritja e të prekurve me covid/ Nëndrejtoresha e QSUT: Gati pavioni i tretë i spitalit Covid 3

Përmes një komunikimi të nëndrejtoreshës së QSUT, dr. Arjana Strakosha bën me dije se është gati pavioni i tretë në spitalin Covid3.

“Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërisht të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse”, tha Strakosha.

Dr. Arjana Strakosha shpjegon se në skenarët e parashikuar, në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe Covid4. pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3.

Dr. Arjana Strakosha ka bërë një apel për qytetarët për të respektur rregullat e vendosura për të shmangur fluksin në spitale dhe për ta përballuar sa më lehtë fluksin e pacientëv.

“Nga na tjetër për të eleminuar pikërisht dyndjen të sëmureve drejt spitaleve, u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhe të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, apeloi Dr. Arjana Strakosha.

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon planin e masave/ Ja çfarë do të hapet nga nesër

Pavioni i tretë i spitalit Covid3 ka një kapacitet 50 shtretër ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid3 është 150. Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër. Sipas strategjisë së vjeshtë dimrit të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është parashikuar dhe hapja e disa spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve Covid, nëse do të jetë e nevojshme, duke konsideruar dinamikën e situatës./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Nuk do mjaftonin edhe 20 spitale”/ Flamur Topi apel të fortë qytetarëve: Ua keni vështirësuar punën mjekëve

Publikuar

-

Nga

“Nuk do mjaftonin edhe 20 spitale”/ Flamur Topi apel të fortë qytetarëve: Ua keni vështirësuar punën mjekëve

Doktor Flamur Topi, mjek i përgjithshëm ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC neës ku ka folur për situatën e pandemisë.

Ai u kërkoi qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat anti-covid, për t’ua bërë më të lehtë punën mjekëve, që ndodhen në vijën e parë të zjarrit në luftë me koronavirusin.

Ai tha se ka një shkujdesje popullore dhe masat nuk respektohen.

“Unë kam një përvojë të gjatë mjekësore. Që vitet ’57 dhe deri tani, kam jetuar me problemet e mjekësisë, por kurrë nuk kam parë apo ndeshur me një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Humbjet kudo janë trishtuese, shumë të madha, aq sa të depresojnë.

Nga mëngjesi dhe deri në darkë vetëm covid, covid, covid. Është ca traumatike. Duhet menduar edhe pak për psikikën njerëzore. Secili pak temperaturë të ketë, mendja i shkon atje, obobo më kapi. Kur shikon dhe dëgjon që kanë humbur jetën edhe mosha të reja, kjo të bën edhe më shumë, të merakosesh, të hysh në atë gjendje paniku.

Institucionet po bëjnë maksimumin. Unë mendoj që ne ua kemi vështirësuar shumë. Mosha mbi 60-vjeç grumbull, luajnë, luajnë domino, rrugës shoh njerëz që ecin të shkujdesur, vetëm formalisht mbajnë maskën. Ka një shkujdesje mbarëpopullore. Vetë ne si popull, ua kemi vështirësuar shumë, do të duheshin, jo vetëm një spital por edhe 20, do të ishin të pamundur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Jemi të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë”/ Brataj fjalë të ndjera për humbjen e kolegëve

Publikuar

-

Nga

“Jemi të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë”/ Brataj fjalë të ndjera për humbjen e kolegëve

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekëve Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziu nga koronavirusi.

Brataj thekson se të dy këta mjekë ishin “profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë”.

“Covid-19 nuk kursen as bluzat e bardha.
Trishtimi i humbjes të jetës së dy kolegëve, Dr.Bledi Nini dhe Dr. Ibrahim Kaziu, ditën e sotme është i papërshkruar. Profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë. Ne jemi të trishtuar port ë detyruar ta vazhdojmë këtë betejë, ne jemi të nderuar që ishit pjesë e ekipeve mjeksore. Ju qoftë dheu I lehtë, dëshmorë të një lufte të zgjatur, por që një ditë do të përfundoj falë edhe kontributit tuaj, por me çmim kaq të shtrenjtë.
Ngushëllime familjeve dhe të afërmëve të tyre.“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eugena Tomini: Do rimbursohen edhe rastet e dyshuara kur tamponi del negativ

Publikuar

-

Nga

Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

Eugena Tomin, drejtore e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve duke komentuar rekomandimin më të fundit për të alternuar mësimin në arsimin para universitar me mësim online, tha se vlerësimi i specialistëve ka nxjerr në fokus se për këtë grup moshë ka përhapje të ulët të COVID-19.

Znj. Tomini theksoi se, është rekomanduar mësim në distancë e alternuar me mësim në klasa në varësi dhe të zonave gjeografike ku përhapja e virusit ndryshon. Mjekja tha se, grup mosha që ka përhapjen më të madhe të COVID-19 është 20-35 vjeç.

“Për sistemin parashkollor është vërtetuar është shumë herë më i ulët pozitiviteti. Është gjykuar sipas skenarëve të Ministrisë së Arsimit që të alternohet mësimi online me pjesëmarrjen fizike”, tha ajo.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve nga ana tjetër bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë kufizim për sistemin parashkollor pasi për këtë grup moshë ka transmetueshmëri të ulët duke thënë se nga 5 deri në 15 vjeç kemi një pozitivitet që varion deri në 2%.

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon planin e masave/ Ja çfarë do të hapet nga nesër

LEXO EDHE:  Turpi është i yni, jo i tij...!/ Erion Dasho “shpërthen” keq ndaj Ramës

Lidhur me shqetësimet për grumbullimin e shumë personave në stacionet e transportit urban, znj. Tomini këshilloi të moshuarit që të shmangin udhëtimet me autobus për të minimizuar kontaktet.

Për kapacitet e tre spitaleve COVID-19, znj. Tomini gjatë intervistës për Euronews Albania theksoi se aktualisht ka 15 deri në 18% të shtretërve bosh ndërkohë këtë javë pritet dhe hapja e spitalit covid-4.

Më pas faza tjetër do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, që aktualisht trajtojnë raste të formave të lehta të rasteve të dyshuara me covid.

Znj. Tomini tha se, rimbursimi i ilaçeve për rastet e dyshuara me coronavirus bëhen përmes recetave elektronike që plotësohen nga mjeku i familjes. Mjekja tha se rimbursimi ndodh edhe për rastet e dyshuara kur tamponi del negativ.

“Rimbursimi bëhet edhe në rastet negative për raste e lehta dhe të mesme. Është mjeku i familjes që e klasifikon rast të dyshuar. Rimbursimi bëhet përmes recetave elektronike, ku me anë të një kodi që i shkon pacientit merr medikamentet në farmaci”, përfundoi znj. Tomini.

LEXO TE PLOTE