Connect with Us

Rithemelimi fillon me rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008/ Patozi: Ja pse heshtin Rama, Meta e Basha

Politikë

Rithemelimi fillon me rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008/ Patozi: Ja pse heshtin Rama, Meta e Basha

Publikuar

-

“Patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave”/ Patozi mesazh ngushëllimi për humbjen e Koço Devoles

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shkruar se rithemelimi i Republikës fillonme rrëzimin e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008.

Nëpërmejt një statusi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se reforma në drejtësi është e nevojshme, por e pamjaftueshme. Sipas koordinatorit të BD vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale, e cila duhet të vijë në fillim si propozim i opozitës.

“RITHEMELIMI I REPUBLIKËS FILLON ME RRËZIMIN E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE TË VITIT 2008
(Rrugëtimi i Bindjes Demokratike – 5)

Prill 2016. Platforma e plotë se si mund të dilet nga kriza e thellë politike, që ka ushqyer një sistem politik të kalbur dhe të korruptuar në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Video e nënës nga Vlora/ Deputeti shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Palaço të pështirë!

Reforma në drejtësi është e nevojshme dhe e mirëpritur, por e pamnaftueshme. Vendi ka nevojë për një kontratë të re sociale, e cila duhet të vijë në fillim si propozim i opozitës.

Ja pse heshtin Rama, Meta dhe Basha për ndryshimet kushtetuese, që mbajnë në këmbë kryetarokracinë”, shkruan Patozi në Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Uji i Krujës në çezmat tona, në ‘Rikoshet’

Publikuar

-

Nga

‘Rikoshet” është një emision plot humor e satire, ku për 180 minuta trajtohen me batuta, tema nga më të ndryshmet.

Prezantuesit ngrenë probleme të shoqërisë shqiptare, edhe nepermjet personazheve që ftohen në telefon (personazhe të interpretuara nga Florian Binaj  Indri dhe Egi “analizojne” dhe i trajtojnë gjithnjë me një humor “therës”.



LEXO EDHE:  Berisha thirrje për revolucion/ Luli vijon pushimet

LEXO EDHE:  Video e nënës nga Vlora/ Deputeti shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Palaço të pështirë!

Këtë të mërkurë, ata sjellin ngjarje aktuale, sic ishte ajo e Krujës ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj zbardh vendimin/ 1050 banesa të rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë për këtë javë, ku në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Po ashtu ai bëri të ditur se Qeveria ka vendosur që nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve.



Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.

Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolsonaro në gjyq për 600 mijë vdekje nga COVID-i/ Po Rama me dyfishin, kur do të japë llogari?

Publikuar

-

Nga

Pse avokatura e shtetit ka përzgjedhur ‘Foley Hoag laë firm’ për të përfaqësuar Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit

Presidenti brazilian, Bolsonaro i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID  mund të përfundojë në burg.

Komisioni i Senatit brazilian miratoi të martën një raport dënues që rekomandon ngritjen e akuzave penale kundër Presidentit Jair Bolsonaro, përfshirë krimet kundër njerëzimit, për politikat e tij Covid.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Erion Dasho, i cili duke hequr një paralelizëm me vëndin tonë shkruan se Bolsonaro po shkon në gjyq për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-I, po Edi Rama me dyfishin e Bolsonaros, a do të ndiqet penalisht?

LEXO EDHE:  Si po asgjësohet përfundimisht Tirana

LEXO EDHE:  “Situata nga Covid-19 shqetësuese”/ Meta gati të bëjë një tjetër lëvizje



“Bolsonaro i Brazilit po shkon në gjyq me akuzën “krime kundër njerëzimit” për të dhënë llogari për 600 mijë vdekjet nga COVID-i (2,800 vdekje për milion).

Po Edi Rama me 16,000 vdekje (5,600 për milion ose dyfishin e Bolsonaros) a do të ndiqet penalisht?!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE