Connect with Us

Reuters artikull për pandeminë/ Corona u përhap në Itali e Europë që në shtator 2019

Bota

Reuters artikull për pandeminë/ Corona u përhap në Itali e Europë që në shtator 2019

Publikuar

-

“Virusi Corona është përhapur në Itali më parë se sa mendohej”, titullon agjencia Reuters një artikull duke u bazuar në të dhënat e një studimi italian të publikuar së fundmi. Personat testues ishin pjesë e një studimi ku skanoheshin mushkëritë për të diagnostikuar kancerin. Për shkak të pandemisë dhe faktit që origjina e saj ngrinte shumë pyetje, studiuesit panë më me hollësi të dhënat e mbledhura nga provat e gjakut për periudhën shtator 2019-shkurt 2020. Ata gjetën antitrupa të SARS-CoV-2 në gjakun e të testuarve.

Jo më herët se mendohej

Ajo që habiti studiuesit e tjerë, për studiuesin e gjenetikës, Peter Forster nuk ishte shumë surprizuese. Përkundrazi: Këto njohuri të reja përputhen me rezultatet e studimeve të një analize filogjenetike të virusit, që Forster dhe kolegët e tij bënë në prill. “Në prill në bazë të të dhënave të atëhershme dhe përqindjes së transformimit të virusit, gjetëm, se aty nga mesi i shtatorit dhe dhjetorit 2019 duhet të ketë ndodhur përhapja e virusit”. Të dhënat bazoheshin në genomin e virusit, dhe studiuesit përcaktuan tre degëzime të tij, që i quajtën, A, B,C, sepse donin të dinin, cili variant i virusit është më i vjetri për të hulumtuar mbi gjeografinë e lindjes së virusit. “Atëherë  të tre tipat, A,B,C gjendeshin në Kinë.”

Tipi A u gjet herët tek pacientët në Amerikën Veriore dhe Australi, ai C ishte i përhapur më shumë në Singapor, Japoni dhe Tajvan. “Mes të infektuarve ishte edhe një italian, me sa duket një turist”, thotë Forster, “por shumica e të testuarve përmbante tipin B, që gjendej më shpesh në Vuhan”, sipas studiuesit të gjenetikës. Vuhan konsiderohej që nga fillimi si vendi origjinë i pandemisë.

Për shkak se lakuriqët e natës konsiderohen si transmentues të virusit SARS, studiuesit krahasuan të tre variantet e identifikuara me virusin Corona që gjendej tek kafshët. Rezultati e habiti Peter Forster. “Dukej shumë qartë, që A ishte tipi më i vjetër”, thotë ai, jo B, siç u gjend sidomos në Vuhan. “Unë dyshoj, se Vuhani është origjina e përhapjes së virusit.”

Origjina në jug të Kinës?

Të dhënat flasin më shumë për një vend tjetër, që mund të jetë vend-origjinë i pandemisë, provinca jugore kineze Guandong. “Gjysma e të gjitha provave të atëhershme ishin të tipit A, e dyta, atje ka shumësi të lakuriqëve të natës dhe e treta, më parë atje ka pasur shpërthime të virusit Corona”, thotë Forster. Megjithatë duhet të merret parasysh, që numri i provave që studiuesit kishin në dispozicion atëherë ishte shumë i vogël. Pra nuk kishte kaq shumë të infektuar. Analiza e Peter Forster nuk është e pakontestuar. Në revistën shkencore PNAS; “Proceedings of the National Academy of Sciences” disa studiues kanë shprehur kritika për metodikën e studimit e interpretimin e rezultateve.

LEXO EDHE:  Sherr mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre italianë/ Një i plagosur në gjendje të rëndë

Por nuk janë vetëm studimet që e datojnë prezencën e virusit Corona që në shtator. Ka të dhëna të tjera, që virusi ka qenë në Europë më parë se mendohet. Një hulumtim i i publikuar në qershor i ujërave të zeza e të bardha në Italinë veriore ka bërë të ditur, se virusi ka qarkulluar që në fund të vitit në vend. Megjithatë vetëm në shkurt u dokumentua rasti i parë i një italiani që nuk kishte bërë pushime në Kinë dhe ishte i infektuar me Corona. Prej këtij momenti gjithçka u zhvillua shumë shpejt dhe Italia përjetoi pasojat më të rënda të pandemisë në Europë me më shumë se 1,2 milionë të infektuar dhe 46.500 të vdekur.

D614G pushton botën

Studiuesi Peter Forster e shpjegon këtë përhapje kaq të shpejtë të virusit me mutacionin e tij që solli një variant shumë më infektues, tipin B-D614G, një mutant i tipit B. Ky lloj virusi i ra në sy edhe disa studiuesve amerikanë rreth biologes, Bette Korber. Ata krahasuan të dhënat klinike të pacientëve që ishin infektuar me tipin D614G me të dhënat e infektimeve të tjera me SAR-CoV-2. “Aty u duk, se kishte një dallim vendimtar tek pacientët që ishin infektuar me mutantin e tij. Sasia e virusit në rrugët e frymëmarrjes tek këta pacientë ishte shumë më e madhe”, thotë Forster. Këta pacientë ishin shumë më infektues dhe virusi mund të përhapej shumë më shpejt dhe më mirë. Për një kohë të shkurtër 97% e të infektuarve kishin variantin D614G, virusi siguroi kështu përhapjen e vet në të gjithë botën, ku sot ka më shumë se 55 milionë të infektuar. Studiuesi i gjenetikës, Forster megjithatë është i mendimit, se varianti vdekjeprurës i virusit ka tendencë rëniejeje. “Nëse një virus është forcuar brenda një popullsie, atëherë arrihen edhe reagime të sistemit imunitar, që e zbusin rrezikun e virusit.”/DW.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  Një javë në Sanatorium, pasi fitoi betejën me Covid/ Deputeti Alimadhi drejt shërimit

LEXO EDHE:  Policia italiane operacion antidrogë, arrestohen 5 shqiptarë

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Rritja e frikshme e rasteve me Covid/ Selaniku dhe Serres në shtetrrethim

LEXO EDHE:  Video- Si u kapën 6 mln euro drogë shqiptare/Italianët nxjerrin shifrat alarmante

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE