Connect with Us

Prezenca e Bashës në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë/ Balla i kërkon llogari

Politikë

Prezenca e Bashës në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë/ Balla i kërkon llogari

Publikuar

-

Taulant Balla zbulon strategjinë që PS mund të përdorë më 25 prill

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka shtruar disa pyetje ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për zhdukjen e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Balla ka publikuar deklaratën e Adnan Merovcit, ish-shoqëruesit të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka deklaruar në Hagë se Bashën e njihte si përkthyes.

Socialisti kërkon të dijë se përse Basha ndodhej në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë dhe përse kreu i opozitës nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare e Gjykatës.

Hapen dosjet dhe dalin dokumentat e Hagës. Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?

Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?

Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Kujtojmë se Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.

Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000”, shkruan numri 2 i PS-së në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dhuna ndaj grave/ Najada Selmani “shuplakë” qeverisë: Mos hesht

Publikuar

-

Nga

Dhuna ndaj grave/ Najada Selmani “shuplakë” qeverisë: Mos hesht

Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, ka bërë një reagim të ashpër për dhunën ndaj grave.

Duke marrë shkas nga dita kundër dhunës ndaj grave, Selmani deklaron se qeveria dhe organizatat po hestin për një fenomen të rëndë.

Ajo thekson qëndrimin e saj krah grave të dhunuara, ndërsa thotë se po lutet që nesër të gjitha femrat të kenë të drejtat, lirinë dhe pavarësinë e tyre

Në ditën kundër dhunës ndaj grave Qeveria hesht! Organizatat në vend heshtin! Gratë në vetvete heshtin! Edhe kur flasim mbeten vetëm fjalë! Sot jam pranë të gjitha atyre grave të dhunuara në vendin tonë! Nënave, motrave, nuseve që dhunohen sistematikisht. Jam pranë tyre me lutje në Zot! Perëndia qoftë me to, me hir dhe meshirë! Qofshin ditët e tyre të sigurta dhe plot shpresë! Sot lus zotin që nesër gratë të kenë të drejtat, lirinë dhe pavarësinë e tyre!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Studentët mësim online/ Paralajmëron Fuga: Mos u sillni kështu, do e çoni vendin në kolaps

Publikuar

-

Nga

Studentët mësim online/ Paralajmëron Fuga: Mos u sillni kështu, do e çoni vendin në kolaps

Rritja e numrit të infektimeve në vend çoi në mos-hapjen e dyreve të universiteteve. Ky vendim bëri që studentët do duhet të ndjekin mësimin në distancë përmes platformave online. Akademiku dhe pedagogu i njohur, Artan Fuga tregoi për Euronews Albania për procesin mësimor, i cili vijon që nga fillimi i muajit të bëhet online.

Ai tha se pavarësisht vështirësive për shkak të pandemisë, studentët vijojnë të tregojnë gatishmëri për të ndjekur leksionet.

“Për sa më përket mua, gjithçka shkon normalisht. Studentët e vazhdojnë punën me librin, e dyta askush nuk na pengon të japim video, të cilat janë në web. Mund të stukohen informacionet në rrjetet sociale apo studenti t’i shkarkojë pa qenë i lidhur tërë kohën online. Mënyrat dhe metodat janë të shumta dhe duhen përdorur të tëra, dhe nuk duhet të përdoren në mënyrë të ngurtë. Vihet re një angazhim i studentëve të vitet të parë, që është njëangazhim i jashtëzakonshëm. Sot apo ta zëmë para një jave në vitin e parë nëse janë të regjistruar 105 studentë, 90-95 janë online dhe që lexojnë librat paraprakisht dhe u përgjigjen të gjitha kërkesave”, tha prof. Fuga.

Profesori tha se Ministria e Arsimit nuk ka bërë sa duhet për të përshtatur tekstet dhe ndihmuar mësuesit për vijimin e mësimit online. Ai shtoi se ministria nuk ka mbajtur një qëndrim të kënaqshëm as ndaj studentëve, ku pasi i solli ata në Tiranë i ktheu sërish nëpër rrethe, pas vendimit për mos-hapjen e auditorëve të universiteteve.

“Kombet e mençura e fitojnë kohën dhe nuk e lënë të ikin. Ministria nuk mori asnjë masë për kalimin e teksteve online dhe t’u bënte trajnime mësuesve për mësimin online. Për mësimin online ka shumë vështirësi, të cilat s’mund t’i them, kemi fituar një eksperiencë dhe nuk jemi si gjashtë muaj më parë. Mësimi online jep rezultate të jashtëzakonshme. Nuk mund të luash me studentin, që ai vjen dhe merr shtëpi me qira dhe pastaj i thuaj se nuk mund të rrish këtu. Nuk mund t’i thuash studentit pastaj pas një muaji hajde prapë këtu. Kjo del nga një logjikë e ruajtjes së shëndetit publik. Ky semestër nëse filloi kështu, deri në fund duhet të vijojë kështu”, shtoi Fuga.

LEXO EDHE:  Largimi nga jeta e Koço Devoles/ Basha mesazh ngushëllimi familjes

LEXO EDHE:  Si po përpiqet të përçajë Basha, kritikët e tij?

Akademiku Fuga i tha gazetares Bruna Çifligu se në këto kushte pandemie, ku infektimet janë të larta, mësimi online është zgjidhje e vetme.

Mes tejrash z. Fuga përcolli një apel drejtuar strukturave shtetërore, ku mes tjerash u shpreh:“Që nga maji i vitit të kaluar i kam rënë alarmit mos u sillni në këtë mënyrë se do ta çoni shoqërinë shqiptare në kolaps dhe do të çoni në vdekje masive. Po e përsëris nga stacioni juaj: mos të shkojmë me idenë të bllokojmë arsimimin, mos ta fusim rininë tonë në kasaphanën e vdekjes, edhe intelektualët dhe pedagogët, të cilët e kanë paguar me jetë. Studentët po na përgjigjen me një entuziazëm të paparë. Ne duhet tejkalojmë të gjithë bashkë këtë gjë, me shpresë që nga pranvera të kalojmë në auditorë, dhe nëse situata nuk është e favorshme, ne nuk mund të rrimë në errësirë dhe pa bërë mësim. Unë konstatoj se në institucionet universitare nuk është bërë asgjë për të kaluar në teknologjinë moderne”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Publikuar

-

Nga

Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, teksa po fliste për çështjen e integrimit europian dhe për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha në forumin “Biseda për tranzicionin” se Rama meriton notën 10 me yll për manipulimin e raporteve ndërkombëtare.

Sipas tij, Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit dhe po përpiqet ta intimidojë e frikësojë atë.

Jam ende në krye të detyrës nuk di ta them si do mbahem mend, por me kënaqësi e them se pas largimit të opozitës nga Kuvendi dhe mos futjen në zgjedhje, pas përpjekjeve sistematike të kryeministrit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ishte i vetmi institucion që punonte që demokracia të mos binte në blackout.

Rama meriton 10 me yll se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat do na ishin çelur negociatat. Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit, përpiqet ta intimidojë e frikësojë popullin. Ky nuk është tipari i një vendi demokratik. Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat”, deklaroi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE