LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD nxjerr videon/ Xhaçka harrxhon 10 mijë euro për helikopter

22 Nëntor 2020, 12:42, Aktualitet CNA
PD nxjerr videon/ Xhaçka harrxhon 10 mijë euro për helikopter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila sipas tij po harxhon 10 mijë euro çdo javë nga taksat e shqiptarëve për fushatë zgjedhore në Dibër.

Përmes një postimi teksa publikon edhe një video Gjunkshi thekson se teksa vendi po përballet me pandeminë dhe qytetarët e thjeshtë nuk kanë mundësi të kryejnë tamponin, ministrja përdor helikopterin si taksi private.

Ish-deputeti shtoi më tej se qytetarët duhet ta lërgojnë këtë qeveri që tallet me ta dhe i vjedh.

?Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa pricatë partiakë, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Na kushton më lirë t?i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët?, shkruan Gjunkshi./CNA.al.

Lajmet e fundit nga