Connect with Us

Nga Hajdarmataj tek gjyqtari që nxori blof ONM/ Lista e ‘zezë’ e ndërkombëtarëve

Vetingu

Nga Hajdarmataj tek gjyqtari që nxori blof ONM/ Lista e ‘zezë’ e ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga Hajdarmataj tek gjyqtari që nxori blof ONM/ Lista e ‘zezë’ e ndërkombëtarëve

Prej dy vitesh gjyqtarët dhe prokurorët u janë nënshtruar hetimeve-Vetting.

Procesi i rivlerësimit po kryhet mbi bazën e tre kritereve të vlerësimit të pasurisë, të kontrollit të figurës dhe të vlerësimi të aftësive profesionale.

Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kaluar në këtë filtër dhe pothuajse 1 e treta e tyre janë shkarkuar.

Që nga fillimi i procesit të rivlerësimit dhe deri më sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori vetëm dy raste, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj si dhe ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.

Ndërsa ekziston edhe ana e tjetër e medaljes së Vettingut, që ka të bëjë me të konfimuarit nga KPK, që janë më pak se të shkarkuarit.

Të listuar nga ONM si “dele të zeza” një pjesë e të konfiurmuarve të KPK-së janë ankimuar nga Komisioneri Publik me rekomandim të ONM, e cila ka pasur raste kur ka vepruar edhe me dy standarte.

Duke lënë kështu dyshime se edhe ndërkombëtarët janë të korruptueshëm apo të shantazhueshëm.

Që nga nisja e Vettingut dhe deri më sot, ONM ka rekomannduar tek KP për ankimim, 13 subjekte të rivlerësimit.

Rekomandimet nga ONM

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Genti Shala u konfirmua në detyrë në gusht 2020, ndërsa një çështje e gjykuar prej tij u referua për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Genti Shala, gjyqtar i Apelit të Tiranës
Genti Shala, gjyqtar i Apelit të Tiranës

Por ONM e cilësoi të paplotë hetimin e kryer nga KPK për Shalën, ndërsa kërkoi që Kolegji të hetonte edhe një denoncim anonim ku ngriheshin dyshime për fshehje të aksioneve në një kompani private.

Alkelina Gazidedja, gjyqtarja Administrative e Apelit është rekomanduar tek KP për ankimim.

Gazidede, e cila e ka nisur karrierën në vitin 1996, u konfirmua në detyrë nga KPK më 10 korrik 2020.  Por në dy vendime ajo akuzohej se ka shkelur etikën profesionale dhe parimin e paanësisë së gjykatës, prsndaj KPK, kërkoi që “të çohen për inspektim” te një organ kompetent.

Alkelina Gazidede
Alkelina Gazidede

Në fillim të shkurtit të këtij viti,  ONM i kërkoi Komisionerit Publik të ankimojë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit dhe kandidate për SPAK Anita Jella, me pretendimin se nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Jella u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 10 dhjetor 2019. Si kandidate për SPAK, ajo kaloi në procesin e vetingut me përparësi.

Sipas ONM-së, prokurorja kishte pushuar një çështje për mbjellje lëndësh narkotike pa bërë hetime të thella dhe se kishte ndërhyrë në dy dosje që kishin të bënin me hetimet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe ndaj një gjyqtareje të Apelit Tiranë.

Kryeprokuroja e Durrësit, Anita Jella
Kryeprokuroja e Durrësit, Anita Jella

Në vitin 2019, ONM, kërkoi apelim për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe një rihetim të thelluar ndaj tij për kriterin e profesionalizmit dhe atë të pasurisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

ONM pretendon se ka paqartësi në disa çështje që ka hetuar Hajdarmataj. Por në seancën dëgjimore në KPK, ONM nuk ka pasur ndonjë reagim.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Përgjithshme e mori në mbrojtje/ Kërkohet “koka” e prokurorit që u kërcënua
Besim Hajdarmataj
Besim Hajdarmataj

Po në vitin 2019, Komisioneri Publik njoftoi se kishte pranuar rekomandimin e ONM dhe se kishte apeluar vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Kavajës Artan Madani me pretendimin se nuk justifikon pasurinë.

Në të njëjtin vit ONM rekomandoi pranë komisionerëve publikë ankimimin ndaj vendimit të KPK-së, për  konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita.

ONM kishte  ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e pasurisë së kryegjyqtarit.

Selita, u konfirmua në detyrë në datën 18 qershor 2019.

Të shkarkuarit pas rekomandimeve të ONM

Në mars të këtij viti, KPA shkarkoi nga detyra prokurorin Adnan Kosova, i cili sapo ishte emëruar shef i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adnan Kosova
Adnan Kosova

Kosova u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi i datës 20 dhjetor 2018, u ankimua nga Komisioneri Publik më datë 27 shkurt 2019, me rekomandim të ONM.

Po në fillim të këtij viti KPA shkarkoi prokurorin Besnik Cani me pretendimin se kishte probleme me pasurinë.

Besnik Cani
Besnik Cani

Prokurori Cani u konfirmua fillimisht në detyrë më 27 nëntor 2018. Dy javë më vonë, ai u zgjodh anëtar i KLP-së. Vendimi i konfirmimit në detyrë u ankimua nga ONM dhe Komisioneri Publik.

Në tetor të vitit 2019 KPA ‘rrëzoi” vendimin e KPK-së duke i dhënë fund karrierës së gjyqtarit Artur Malaj, njëherazi kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Artur Malaj
Artur Malaj

Shkarkimi i gjyqtarit Artur Malaj, i cili u rekomandua nga ONM, erdhi për shkak të kriterit të pasurisë.

Më 31 korrik 2019 KPA shkarkoi nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentjan Osmani, duke arsyetuar se deklarimi i pasurisë prej tij ishte i pamjaftueshëm. Edhe Osmani përfundoi në KPA me rekomandim të ndërkomëbtarëve.

Më 26.07 2019,  KPA shkarkoi  nga detyra kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, për mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme.

Ishin ndërkombëtarët që dorëzuan rekomandimet e tyre pranë komisionerëve publikë, veprim ky që u pasua me shkarkim.

 Xhezair Zaganjori
Xhezair Zaganjori

Një tjetër subjekt rivlerësimi i rekomanduar nga ONM është kryetari i Gjykatës Kushtetuese,Bashkim Dedja.

Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.

Gjyqtari që nxori blof  ONM

Më 13 shtator 2019 gjyqtari i gjykatës Administrative të kryeqytetit Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjyqtari Gentian Medja
Gjyqtari Gentian Medja

Në korrik të vitit 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë gjyqtarin, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin me rekomandim të ONM.

Por pas verifikimeve, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimimi dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gentjan Medja duke e konfirmuar për herë të dytë./CNA.al

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA “rrëzoi” bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Mbeti jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet/ KPA "rrëzon" bashkëshorten e Denar Bibës

Nga Edmond Hoxhaj*

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuar pretendimet e ish-këshilltares ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Elona Kana, për të cilën Komisioni vendosi më 3 shkurt 2020 të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana pretendonte në ankim se ishte larguar nga Shkolla e Magjistraturës dhe nuk kishte dhënë dorëheqje sipas nenit G të Kushtetutës. Sipas saj për këtë rast kishte boshllëk ligjorë dhe KPK nuk do duhej të dilte me vendim.

Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, i kujton Kanës në vendimin e zbardhur se vendi në Shkollën e Magjistraturës e kishte marrë si këshilltare ligjore e Gjykatës së Lartë.

Përkundër pretendimit të saj se kishte boshllëk, ishte parashikuar shprehimisht në ligj se për këshilltarët që nuk e kalonin procesin, ndërpritej edhe mundësia e vijimit të Shkollës së Magjistraturës.

Elona Kana, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në maj të 2018-ës, ajo iu nënshtrua testimit për vlerësimin e aftësive profesionale për subjektet e rivlerësimit ex officio, të zhvilluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pas kalimit me sukses të testimit, Kana zgjodhi të ndjekë programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi përfundimin e hetimit administrativ për të tria kriteret e vlerësimit për Kanën, e ftoi atë në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK.

Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike. Ajo e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës, si dhe të ardhurat.

Pak ditë pas seancës dëgjimore, subjekti i rivlerësimit i paraqiti Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dorëheqjen me shkrim nga vazhdimi i mëtejshëm i procesit akademik, duke vënë në dijeni edhe Komisionin për këtë veprim të sajin.

KPK riçeli hetimin për verifikimin e dorëheqjes duke e thirrur sërish Kanën në seancë dëgjimore më 30 janar 2020, për t’u dëgjuar. Pasi subjekti zgjodhi të mos ishte e pranishme, Komisioni e zhvilloi seancën dëgjimore në mungesë të saj dhe vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe t’i heqi të drejtën për emërimin e saj në pozicione të caktuara në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në ankim, Kana pretendon se vendimi i Komisionit është i paligjshëm dhe i paarsyetuar dhe se vjen në kundërshtim me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Kushtetuta dhe nga KEDNj-ja.

Ajo e konsideron të gabuar zbatimin në rastin e saj, të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin për ndalimin e emërimit në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, kur subjekti i rivlerësimit dorëhiqet.

Subjekti i rivlerësimit, pretendon se Komisioni gjendej përpara një boshllëku ligjor dhe se ishte në pamundësi për të dhënë vendim përfundimtar, pasi në momentin e dorëheqjes, ajo ka qenë studente e Shkollës së Magjistraturës dhe nuk gëzonte asnjë status tjetër në kuptim të legjislacionit.

Kana argumenton se nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ndihmëses ligjore në Gjykatën e Lartë në kuptim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ku parashikohet sanksioni që i heq subjektit të rivlerësimit të drejtën e emërimit në institucionet e drejtësisë. Ajo thekson se është larguar nga detyra në zbatim të nenit 165 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen dispozitat kalimtare për ndihmësit ligjorë.

Kana pretendon se, në rastin e saj, as Kushtetuta dhe as legjislacioni nuk ka parashikuar se çfarë vendimi do të duhet të marrin institucionet e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë, apo për subjekte të tjera që vazhdojnë Shkollën e Magjistraturës, kur dorëheqjen nga detyra për shkak të së cilës u bënë subjekte rivlerësimit. Sipas saj, Komisioni e kishte të pamundur për të dhënë vendim pasi ajo nuk gëzonte asnjë status pas dorëheqjes së dhënë.

Pasi analizon procedurën e ndjekur në Komsion për rivlerësimin e Kanës, Kolegji sjell në vëmendje se ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë përfshihen në kategorinë e subjekteve që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit ex officio, në vijim të parashikimeve kushtetutese dhe ligjore, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët.

LEXO EDHE:  Drejtësia e Korçës në Vetting/ Nga denoncimet tek milionerët që “paralizuan” Gjykatën e Apelit

LEXO EDHE:  Nga hetimet e naftës “Virgin” tek Plarent Ndreca/ Si u pasurua prokurorja Suela Salavaçi

Në mënyrë të shprehur, ligjvënësi i ka kategorizuar ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë si subjekte të rivlerësimit”, vëren Kolegji.

Trupi gjykues i KPA, argumenton se subjektet e rivlerësimit ex officio, ndër të cilat edhe Kana, përfituan lehtësira ligjore për të ndjekur programin e trajnimit dyvjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Ndryshe nga procedura e zakonshme e programit trevjeçar që ndjek Shkolla e Magjistraturës për studentët që vijnë nga jashtë sistemit, për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë është përcaktuar të jetë dy vjet. Këto subjekte rivlerësimi, nuk përfitojnë bursë sikurse ndodh në rekrutimet e zakonshme, por marrin pagë barabartë me atë të pozicionit të tyre respektiv.

Ligji nr. 96/2016, në nenin 165 nuk parashikon humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit ex officio për shkak të ndjekjes së programit të formimit profesional në Shkollën e Magjistraturës, përkundrazi. Gjuha dhe fryma e dispozitave që rregullojnë procesin e rivlerësimit, dhe sidomos neni 165, pika 8 e ligjit nr. 96/2016, përcaktojnë që moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për ndërprerjen e programit akademik në Shkollën e Magjistraturës”, evidentohet në vendim.

Trupi gjykues vëren se, përkundër nga çfarë pretendon Kana, gjatë procesit të rivlerësimit nuk ka paraqitur në asnjë moment kërkesë ku të parashtrojë pretendimin se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk përfshihej më në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit duke qenë se ishte studente pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kolegji konstaton se akti i dorëheqjes nga Kana para vitit të dytë të programit të formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës ka ndodhur pas ndërprerjes së seancës dëgjimore, që është një fazë që i paraprin marrjes së vendimit nga ana e Komisionit.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton Kolegji.

KPA e quan të pabazuar edhe pretendimin tjetër të Kanës se, ndalimi për 15 vite cënon të drejtën kushtetuese për punë, si dhe është në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit pasi KPK ka vendosur masë penalizuese të njëtrajtshme për cilindo subjekt kur ndërpritet procesi i rivlerësimit, pa marrë parasysh specifikat rast pas rasti.

Kana ankohet edhe mbi formulimin e nenit G të Aneksit të Kushtetutës, duke pretenduar se bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës pasi parashikon një dënim fiks, shumë herë më të rëndë se dënimi penal dhe se në mënyrë jo proporcionale vendos trajtim të barabartë për subjekte krejtësisht të pabarabarta.

Kolegji thekson se kushtetutshmëria e parimeve mbi të cilat është bazuar procesi i rivlerësimit, nuk është objekt diskutimi i kësaj çështjeje. Në vijim, duke ju referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vlerëson se parashikimi i nenit G të Aneksit të Kushtetutës është i qartë në frymën dhe gjuhën e tij, ku parashikohet se dhënia e dorëheqjes sjell ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe sanksionon ndalimin prej 15 vitesh për të kryer detyra të caktuara në sistemin e drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA vëren se në dritën e qëllimit për të cilin është ngritur sistemi i rivlerësimit, ndalimi i ushtrimit të detyrave në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, nuk është disproporcional, për sa kohë shteti legjitimohet të sanksionojë ndalime të caktuara në fusha të caktuara të funksioneve publike.

Në vendim thuhet se pretendimi i subjektit bie ndesh edhe me kriteret e përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj-ja dhe sillet në vëmendje çështja “Niadin kundër Rumanisë”.

Gjykata vëren se shteti nuk ka vendosur ndalime mbi punësimin e ardhshëm të kërkuesit”, citohet argumenti i GjEDNj në vendimin e KPA.

Më tej, trupi gjykues i Kolegjit vëren se nga ana e Komisionit rezulton të jenë respektuar parimet e procesit të rregullt ligjor, duke i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit për të ushtruar të drejtat bazuar në parimin e kontradiktorialitetit, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, përpara marrjes së vendimit.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Bashkëshortja e Denar Bibës ngelet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Publikuar

-

Nga

Huatë nga prindërit “fundosin” gjyqtaren Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqatren Alma Hiçka.

KPK relatoi për së dyti mungesën e dokumentimit të të ardhurave të prindërve si dhe dyshimet për një rast të konfliktit të interesit, ndërkohë që kandidatja për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka kërkoi konfirmimin në detyrë.

Në seancën e dytë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me kandiaten për Gjykatën e Lartë, Alma Hicka, u relatuan sërish mungesa të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, si dhe një rast konflikti interesi gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën e Avokates së Shtetit.

Relatorja Xhensila Pine vuri në dukje në relatim se Hicka kishte marrë tre hua nga prindërit e saj. Huaja e parë prej 250 mijë lekë ishte marrë në vitin 2003 për blerjen e një makine. E dyta në shumë 13 mijë euro ishte marrë për blerjen e një makine në vlerën 23.900 euro në vitin 2010. Huaja e tretë në shumën 4.2 milionë lekë ishte marrë në vitin 2015 për të financuar këstet e një apartamenti 90 mijë euro të blerë në Tiranë

LEXO EDHE:  Tronditet KLP/ Këshilltari i Arta Markut nën hetim

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme/ Yuri Kim: Votuesit meritojnë më mirë

Pine tha në të tre rastet se huatë ishin deklaruar në deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar në deklaratën veting. Ajo tha se për këtë i ishin kërkuar shpjegime Hickës.
Po ashtu Pine vuri në dukje se të ardhurat e dokumentuara të prindërve nuk ishin të mjaftueshme për të financuar asnjë nga këto hua.

Duke iu referuar huasë prej 4.2 milionë lekë për apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prindërit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetesës kishin pasur deri në atë periudhë më pak të ardhura të ligjshme se vetë huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK jep vendimin për Elisabeta Imerajn

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarurr i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajn.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018.
Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese e KPK-së që kreu vlerësimin për Imerajn përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: