Connect with Us

Ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve/ Mediu-Ramës: Po shkon drejt një marrëzie totale

Politikë

Ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve/ Mediu-Ramës: Po shkon drejt një marrëzie totale

Publikuar

-

Ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve/ Mediu-Ramës: Po shkon drejt një marrëzie totale

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar takimet nw rrethe, ku sot wshtw ndalur nw Kavajw.

Ne takimin me koridinatorwt Mediu e vuri thekson se PR së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.

Sipas tij zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t’u rikthyer në rrugën Europiane.

“Rama po përdor çdo mënyrë për të manipuluar procesin zgjedhor. Në bashkëpunim me struktura korruptive, kriminale, përdorimin dhe presionin mbi administratën shtetërore, ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimin e BE, dhe tani në emër të pandemisë COVID-19, kërkon të mos lejojë partitë politike, të kryejnë aktivitetin e tyre elektoral. Çdo gjë po shkon drejt një marrëzie totale, vetëm për të grabitur pushtetin.
🔹Në këto kushte, ne, po zhvillojmë takimin me Koordinatorët e Partisë Republikane në Kavajë, dhe në çdo zonë zgjedhore në Shqipëri.
🔹Eshtë e domosdoshme, që Partia Republikane, së bashku me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, të bashkëpunojnë në çdo qendër votimi.”, tha Mediu.

“Së pari: Për të ndaluar shkatërrimin e qëllimshëm të listës së zgjedhësve, që po bën qeveria, me zhvendosje të paligjshme të emrave dhe adresave.

LEXO EDHE:  “S’ka më fasada”/ Basha “i hedh dorashkën” Ramës për Vettingun në Politikë

Së dyti: Identifikimin e votuesve dhe mundësimin e votimit të tyre.
Së treti: Mbrojtjen e votës së tyre dhe ndalimin e blerjes, manipulimit të votës dhe intimidimit të votuesve.
🔹Opozita ka detyrimin, që në rrugën e saj të një qeverisje dhe Shqipërie Europiane, të bashkojë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe në çdo vend ku ata jetojnë.
Zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë thjesht zgjedhje politike, por beteja kombëtare e shqiptarëve, për t’u rikthyer në rrugën Europiane, dhe për t’i dhënë fund një regjimi të korruptuar dhe antikombëtar, që po shkatërron, jo vetëm Shqipërinë, por edhe autoritetin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.”, pohoi Mediu.

C1fd823e Ae85 4ed8 Adff 87593c95d362

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha kujton Pjetër Arbnorin/ Politikan i rrallë që nuk bëri kurrë kompromis me të keqen

Publikuar

-

Nga

Basha kujton ditëlindjen e Pjetër Arbnorit/ Politikan i rrallë që nuk bëri kurrë kompromis me të keqen

Kreu i PD Lulzim Basha kujton mëngjesin e sotëm ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikan, shkrimtar dhe humanist i madh.

Basha shkruan se Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve.

“Dua të kujtoj sot me nderim të veçantë ditëlindjen e Pjetër Arbnorit, politikanit, shkrimtarit, përkthyesit dhe humanistit të madh që kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit. Pjetër Arbnori i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve. Që deri ditën e fundit luftuan dhe u përpoqën për idealet e tyre pavarësisht vështirësive të kohës. Siç thoshte vetë Mandela i Ballkanit, qëndresën ja kishte edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut politik. Frika, zilia dhe tundimi për privilegje, sipas tij ishin rrugët që na bashkojnë me të keqen. Dhe gjatë gjithë jetës së tij, në rini si desident e më vonë si deputet dhe drejtues i parlamentit, Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend.
Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës”, shkruan Lulzim Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mjekët nuk janë heronj”/ Dasho i kthehet keq Ramës: Spitalet janë mbushur me Tire, largohu!

Publikuar

-

Nga

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për mjekët ndërsa thekson se sa herë Rama del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Dasho thekson se sot Shqipëria nuk ka heronj por ka Tire! Sipas tij, ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve!

Me tej ai i kërkon kryeministri Rama të largohet pas gjithë këtyre dështimeve.

PËRRALLA ME HERONJ!
Sa herë del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, kryeministri evokon “heroizmin” e mjekëve dhe infermierëve. Si atëherë kur u zu me presh në dorë duke manipuluar shifrat e vdekjeve, ashtu edhe sot me Tiren, çdo komenti kritik ai i bën bisht me frazën shabllon “Mjekët tanë janë heronj!”
Se ç’lidhje ka Tirja me “heronjtë” e kryeministrit, këtë mund ta argumentojë vetëm një mendje demagoge dhe manipulative!
Nuk është hera e parë që e shkruaj dhe e them: “Mjekët nuk janë heronj”!
Në historinë e Shqipërisë kemi patur gjithsej dy apo tre heronj të vërtetë! Nën modelin sovjetiko-kinez, Enveri nisi të prodhonte “heronj” me shumicë duke përdorur si lëndë të parë traktoristët, shoferët apo fatkeqët që humbnin jetën në detyrë!
Në se dikujt prej kolegëve bluzëbardhë i pëlqen manteli i pamerituar i heroit dhe nuk arrin të bëjë paralelizmin midis vetes dhe mjelësve të Enverit, aq më keq për të!
***
I dashur Borat!
Ti dhe qeveria jote i latë mjekët dhe infermierët në mëshirën e fatit! I paguat më keq se çdo koleg i tyre europian. Në shtatë vjet nuk u ngritët asnjë lek pagën; as edhe për indeksim! Sot çuditeni pse ka korrupsion dhe bëni sikur nuk e dini!
Informaticienët, kimistët dhe klarinestitët që ti caktove të drejtojnë shëndetësinë i keqtrajtuan dhe i dëbuan bluzat e bardha me turma drejt Gjermanisë, Italisë e vendeve të tjera! I lanë spitalet pa mjekë, pasi nuk e kanë idenë se për të arsimuar një mjek duhen 20-25 vjet dhe dhjetëra mijëra euro! Injorantët që vure ti në drejtim kaq dinin dhe kaq bënë! Kasaphanë me sistemin shëndetësor!
Sot Shqipëria nuk ka heronj! Ka Tire! Ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve! Gjatë pandemisë të lënë edhe pa pajisje mbrojtëse! Muret e spitaleve ama i kemi të lyer njëlloj si Europa!
Herë pas here, ti bën estradë me mjekët duke i rreshtuar para klarinetistëve të tu sikundër i rreshton sivëllai yt Kim Jong-un! Mjaft më me talljen, nëpërkëmbjen dhe përdorimin e tyre si kukulla propagandistike!
Borat!
Lëri përrallat me heronj dhe shiko realitetin e mbushur me Tire!
Deklaratat në media dhe statuset në mediat sociale flasin se Tiret janë kudo! Në çdo spital! Diku janë sanitare, diku tjetër koordinatorë! Jo rrallë, i kanë vënë përfund mjekët dhe infermierët! Heronjtë, pra…
Ky është modeli “Kap ç’të kapësh” që mbizotëron në shtetin tënd! Modeli ku pothuajse kushdo mundohet të shfrytëzojë postin për t’u pasuruar pavarësisht se shkel mbi ekonominë, shëndetin, madje edhe jetën e tjetrit!
Merr përgjegjësi për Tiret duke u kërkuar shefave të tyre, nga përgjegjësi i turnit dhe deri tek ministrja e shëndetësisë të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve, sepse, në vend që t’i shëronin nga COVID, i lanë në mëshirë të Tireve!
Meqë ra fjala!
Me kaq dështime sa ke patur, bën mirë të ikësh edhe vetë…”, shkruan Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekte të mëdha në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve pritet të ndihmojnë sektorin turistik. Projektet në infrastrukturë mbështeten nga qeveria shqiptare ,Banka Botërore dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se dy nga investimet më të rëndësishme janë rivlerësimin sheshit të Qendrës Historike mendërtimin e një parkingu nëntokësor dhe ndërtimi i një nyjeje të re rrugore që lidh zonën esipërme historike të qytetit me pjesën urbane.

“Gjirokastra është një qytet turistik ,është një qytet që e duan të huajt, e duan shqiptarët ,është një pasuri mbarëbotërore. Ne kemi filluar me proejktin e ri “Shehsi Cerciit”. Është një shesh që do të rikoncpetohet duke mos prekur elementët urbanë egzistues. Do kthehet në një vend pushimi për gjithë turistët dhe një vend parkimi”.

Në 2019 Qendra Historike kishte mbi 120 mijë turistë duke krijuar probleme për shërbimet ndaj tyre dhe 300 vendet e reja tëparkimit që krijohen thotë zoti Golemi janë një lehtësim i madh. Zoti Golemi thotë se Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimitdhe Fondi shqiptar i Zhvillimit kanë mbështetur projektin e rivlerësimit të sheshit ndërsa nyja e re rrugore financohet nga qeveria shqiptare.

“Tashmë jemi gati në fillimin e punimeve dhe besoj brenda fundit të vitit të kemi gati sheshin e ri”, tha zoti Golemi

Qeveria shqiptare u tërhoq së fundi nga projekti i mëparshëm i ndërtimit të një nyje të re rrugore në Qendrën Historike të Gjirokastrës, i cili kishte mbetur pezull prej gati pesë vitesh, prej reagimeve të forta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Projekti prekte lagjen më të vjetër të qytetit ndërsa nyja e re rrugore siguronlidhjen e lagjeve të sipërme me rrugën hyrësetë qytetit duke mos cënuar pjesën muzeale që mbrohet nga UNESCO. Bashkia e Gjirokastrës pritet të japë lejen ndërtimore pas shprehejs së mendimit nga Unesco për projektin ndëkrohë që financimi është siguruar nga qeveria shqiptare.

Zoti Golemi thotë më tej se një projekt tjetër i financuar nga Banka Botërore po mbështet fuqizimin e muzeve të Gjirokastrër ku përfshihen itinerare të reja dhe shtëpia muze e shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut nuk heq dorë nga kërcënimet/ Ramën dhe Lleshajn i pret burgu

LEXO EDHE:  “Rama gajas dynjanë”/ Chek-up i ka zënë kokën

“Një projekt i financua nga Banka Botëroe përmes Fondit shqiptar të Zhvillimit konsiston në restaurimin dhe muzealizimin e Muzeut Etnografik , kthimit të shtëpisë “Kadare” në Muzeu “Isamil Kadare”. Ndërkohë projekti përfshin restaurimin dhe interpretimin e shtegut turistik “Kronikë në Gur”, që ne e njohim si “Sokaku i të marrëve” dhe restaurimi i shtegut “Eduart Lear”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës thotë se prrojektet pritet të ndihmojnë edhe në ekonominë e qytetit dhe në punësimin, të goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit 2020.

Gjirokastra u pranua 15 vite më parë në Listën e Pasurive Botërore dhe vitet e fundit turizmi shihet si një shpresë për ekonominë e qytetit. Restaurimi i Pazarit historik dhe një seri investimesh të sipërmarrjeve private, sidomos në fushën e hotelerisë, prite të mbështeten nga investimet më të fundit, për të forcuar ofertën turistike./ VOA

LEXO TE PLOTE