LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku thirrje publike qeverisë/ Vasili: Kryeministri fle gjumë, pacientët torturohen

22 Nëntor 2020, 09:56, Aktualitet CNA
Mjeku thirrje publike qeverisë/ Vasili: Kryeministri fle gjumë,

Një thirrje publike për kryeministrin Edi Rama si dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vjen nga mjeku Dritan Kociaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Kociaj ka treguar se në 3 të mëngjesit ka qëndruar prej 3 orësh me pacientë në autoambulancën në derën e ?Shefqet Ndroqi?, pasi spitali nuk kishte vende të lira. Mjeku mes të tjerash ai i bën thirrje autoriteteve që të zgjohen nga gjumi dhe të hapin spitalin COVID4.

Pas kësaj thirrje publike, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish deputetit të LSI Petrit Vasili. Përmes një postimi, duke shpërndarë statusin e mjekut, Vasili shkruan se mjekët duhet të bëjnë punën e tyre dhe jo të jenë në shërbim të urdhrave të qeverisë.

Sipas Vasilit, kryeministri fle gjumë rehat, ndërsa të sëmurët torturohen nëpër ambulanca sepse nuk janë kapacitetet e duhura për të trajtuar pacientët me Covid.

?Kolege, kliente te qeverise, boll ja vute ne preher Betimin e Hipokratit, Hipokritit te qeverise. Mjeksia, i semuri, dinjitetiti juaj profesional jane te shenjta mos shkelni më mbi to. Hipokriti do te ike. Por mbi kedo qe zgjodhi ne keto dite te renda Hipokritin perpara Hipokratit, do te kete vetem dite te trishta pa dinjitet dhe pa personalitet dhe kete e vendosin qytetaret dhe asnje politikë a politikan.

Kryeminister fli gjume ne shtepi, se te semuret me COVID torturohen neper Autoambulanca gjithe naten! Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, ndersa faktet e renda qe Dr.Dritan Koçiaj ndan me shqetesim qytetar,profesional dhe human flasin shume.

Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, nderkohe qe eshte i tmerrshem ç’organizimi i qeverise perballe pandemise. Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, ndersa çdo dite eshte nje dite ankthi per qindra e qindra familje shqiptare qe perballen me COVID ne dyert e strukturave shendetesore per arsye te ç’organizmit total. Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi ndersa kufomat e qytetareve lihen ne menyre makabre ne toke.

Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi ndersa te semuret torturohen gjithe naten te semure me COVID neper autoambulanca me oksigjen dhe ne kushte shume te renda. Kryeminister ti zgjohesh vetem per propagande, per lehjet idiote e llaxore te tuat dhe per te bere presionet edhe ndaj mjekeve qe thone te verteten dhe reklamen e radhes per mshtrimin e radhes. Kryeminister fli rehat gjume ndersa Pandemia eshte jashte cdo kontrolli per shkak se ti si kryeministri me i paafte dhe me i kapur, qe eshte pare ndonje here e ke zhytur Shqiperine ne nje krize shendetesore te tmerrshme.

Kryeminister ti vazhdo fli gjume, por mbi ty rendojne qindra e qindra jete qytetaresh qe ti u privon sherbimin shendetesor me ç’organizimin tend dhe me parate qe ja heq mjeksise dhe ua jep inceneratoreve dhe oligarkeve. Kryeminister jep doreheqjen, ik, largohu, zhduku dhe lutu qe te harrohesh si e keqja me e madhe qe ka pare ky vend ku ligesia dhe paaftesia jane bere bashke kaq fort vetem tek ty”, shkruan Vasili./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga