Politikë
Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

22 vite më parë u bë Referendum i 22 nëntorit 1998, ku u miratua Kushtetuta nga populli.
Duke marrë shkas nga 22 vjetori i Referendumit, presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët.
Ai kërkon një tjetër Referendum, ndërsa thekson se vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve.
“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.
Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.
Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al