Connect with Us

Mbi cilën shqisë mbështeten më shumë njerëzit për mbijetesë?

Blog

Mbi cilën shqisë mbështeten më shumë njerëzit për mbijetesë?

Publikuar

-

Mbi cilën shqisë mbështeten më shumë njerëzit për mbijetesë?

Ndaluni një moment dhe pikturoni një banane në mendjen tuaj. Kjo gjë ishte ndoshta shumë e lehtë, dhe shumica prej nesh me siguri do ta përshkruanin imazhin si të ishte mjaft i gjallë. Tani përpiquni të imagjinoni aromën e një bananeje.

Shanset janë, që të ndiheni më pak të sigurt në aftësinë tuaj për të imagjinuar dhe përshkruar si duhet aromën saj. Aristoteli propozoi në shekullin IV Para Krishtit hierarkinë e shqisave. Renditja e tij u bazua mbi shqisat që ishin më të rëndësishme për njerëzit, dhe që përdoreshin për mbijetesën e tyre në këtë botë.

Shqisa e parë ishte shikimi, e pasuar nga dëgjimi, nuhatja, shijimi dhe më pas prekja. Shikimi dhe dëgjimi, na japin mundësi të kuptojmë gjërat nga një distancë. Ndaj cilësoheshin kritike për mbijetesën, ndërsa shija dhe prekja kërkojnë kontakt. Nuhatja renditet diku në mes.

Për shekuj me radhë, shumë shkencëtarë dhe filozofë të tjerë e pranuan hierarkinë e Aristotelit. Nuk është e lehtë të përcaktosh rëndësinë e një shqise, dhe lëre më pastaj të gjesh mënyra shkencore për t`a renditur atë. Dhe hierarkia e mendimtarit të madh duket se kishte kuptim.

Gjithsesi, studiuesit modernë kanë nisur të zbulojnë se rëndësia që i kushtojmë secilës prej shqisave tona, nuk është dhe aq universale sa mund të kemi menduar. Bashkë me biologjinë dhe evolucionin, kulturat, zakonet dhe mjediset tona të ndara, mund të ndikojnë mbi shqisën tek e cila mbështeten njerëzit për të marrë informacion në lidhje me mjedisin e tyre.

Disa shkencëtarë, e studiojnë çështjen duke vlerësuar se sa hapësirë ​​i kushton truri përpunimit të secilës shqisë. Për shembull, shikimi zë rreth një të tretën e trurit, ndërsa nuhatja zë relativisht pak peshë, ose vetëm 0.01 për qind të lëndës trunore tek njerëzit.

Deri më tani, duket se hierarkia antike e Aristotelit mund të mbetet në fuqi, megjithëse

kemi akoma shumë për të mësuar mbi mënyrën se si truri ynë e percepton botën e jashtme. Sigurisht, ne mund t’i stërvitim shqisat tona të performojnë ndryshe, dhe ky trajnim të reflektohet në burimet që truri ynë u kushton shqisave të përfshira.

“Për shembull, nëse vizualizoni trurin e pianistëve, ju mund të shihni se gishtat e tyre kanë një përfaqësim më të madh në tru sesa ata që nuk i bien pianos”- thotë Mark Ernst, një mjek i kthyer në psikolog konjitiv në Universitetin e Ulmit në Gjermani.

LEXO EDHE:  Ju nuk jeni bagëti!/ Ju jeni njerëz!

Edhe duke përdorur kriteret e Aristotelit se sa mbështetemi tek secila shqisë për mbijetesë, renditja e tij origjinale mund të mos qëndrojë. Në botën e sotme, të qenit i verbër nuk e vë zakonisht jetën në rrezik në shkallën që mund të ishte shekuj më parë. Nga ana tjetër, thotë Ernst, nuk ka në thelb asgjë pa ndjenjën e prekjes, dhe arsyeja është se nuk mund të mbijetosh pa ndjenjën e prekjes”.

Kohët e fundit, është shfaqur një strategji tjetër e renditjes së shqisave:analizimi i gjuhës. Asifa Maxhid, psikologe që studion gjuhën në Universitetin e Jorkut në Britani, thotë se një nga arsyet pse hierarkia e Aristotelit i ka rezistuar debatit shkencor për kaq shumë kohë, është sepse gjuha angleze duket se e konfirmon këtë gjë.

“Ne kemi një fjalor shumë më të gjerë për të përshkruar gjërat që shohim, si ngjyrat dhe format, sesa për të përshkruar gjërat që nuhasim apo shijojmë”- thotë ajo. Disa vjet më parë është tentuar të studiohet nëse kjo ishte e vërtetë edhe për gjuhë të tjera.

Për shembull, Ted Gibson, psikolog në Instutin e Teknolgjisë në Masaçusets, që studion se si komunitetet e largëta fisnore e përdorin gjuhën për të përshkruar ngjyrat, thotë se disa fise kanë vetëm disa fjalë për të përshkruar të bardhën, të zezën dhe të kuqen.

Dhe kjo jo sepse ata nuk mund të shohin më shumë ngjyra, por mendon ai, pasi ata kanë më pak nevojë për të folur mbi to. “Ata shohin të njëjtat gjëra si ne – të njëjtin perëndim të diellit, të njëjtin spektër të madh ngjyrash. Por ata thjesht nuk kanë nevojë ose duan të flasin mbi këtë ashtu si ne. Ndoshta, arsyeja është se ata nuk kanë shumë palë objekte të cilat janë identike përveç ngjyrës. Në kulturat e industrializuara, ne kemi mallra të industrializuara të cilat janë identike përveç ngjyrës”- thotë Gibson.

Në vend të nuancave të rastit tek kultura veçanërisht unike (si komunitetet fisnore) Maxhid zbuloi se nga 20 gjuhët që hulumtoi, anglishtja ishte e vetmja që përputhej me hierarkinë e shqisave. 19 gjuhët e tjera – që përfshinin 3 lloje të ndryshme të gjuhës së shenjave – secila sugjeroi hierarki të ndryshme./ Përshtati në shqip CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Sfida e paparë e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit

Publikuar

-

Nga

“Der Spiegel”

Zhoao Doria kishte kohë që e priste atë dërgesë, dhe ajo më në fund mbërriti të enjten e kaluar. Në orën 7 e gjysmë të mëngjesit, një avion turk u ul në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Brazilin Juglindor,i ngarkuar me kontejnerë frigoriferike. Ato përmbajnë 120.000 mostra të Coronavac, një vaksinë kandidate e zhvilluar nga një kompani kineze. Ngarkesa e çmuar, u transportua direkt nga aeroporti në një vend të fshehtë.

Doria është guvernatori i shtetit të Sao Paulos. Gjatë muajve të fundit, ai ka bërë gjithçka që ka pasur në dorë për të pasur një qasje të shpejtë në vaksinën kineze të prodhuar nga kompania “Sinovac”. 120.000 dozat janë grupi i parë që do të jetë në dispozicion për brazilianët sapo të jepet miratimi, ndoshta brenda disa javësh. “Sinovac”e ka testuar vaksinën për disa muaj në Sao Paulo. Dhe nëse fushata e planifikuar e vaksinimit rezulton e suksesshme, politikani konservator do të jetë në gjendje ta përdorë atë për të ndërtuar reputacionin e tij në fushatën e zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen pas 2 vitesh.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se përse presidenti brazilian Zhair Bolsonaro po nxit ndjenjat publike kundër “vaksinës së Kinës”, siç e quan ai me përçmim. Ai ka kërkuar të njihet me planin e vaksinimit të Dorias, pasi e cilëson atë një rival të rrezikshëm. Bolsonaro, ka bërë çmos që të vonojë ardhjen e vaksinës nga Kina, teksa preferon atë të zhvilluar nga kompania suedezo-britanike Astra Zeneca dhe Universiteti i Oksfordit, edhe pse nuk ka gjasa që ajo të jetë në dispozicion për përdorim në shkallë të gjerë para marsit të vitit 2021.

Konflikti politik në Brazil, po nxjerr në pah politikën e projektit monumental me të cilin përballet bota:prodhimi, shpërndarja dhe administrimi sa më i shpejtë i mundshëm i vaksinave kundër Covid-19 tek miliarda njerëz në mbarë globin – nga qytetet e mëdha me spitale të shkëlqyera në botën e industrializuar deri tek fshatrat më të thellë apo getot e varfra. Do të jetë një sfidë logjistike, një projekt i një dimensioni që botës nuk i është dashur kurrë më parë. Vendet që do ta marrin vaksinën të parat, do të jenë gjithashtu të parët që do t’i japin fund bllokimeve të tyre, do të rihapin shkollat dhe restorantet, dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre.

Dhe ata që do të kenë qasje tek vaksinat më të mira, do të fitojnë pushtet. “Pandemia ofron një mundësi për disa vende që të pozicionohen si prodhuese të të mirave publike, dhe kësisoj të fitojnë më shumë ndikim sesa mundën të merrnin në shekullin XX-të me anë të ideologjisë”- tha Dimitri Trenin, kreu i qendrës “Carnegie Moscow Centre”. Ndërkohë, vendet e tjera do ta kenë të vështirë të marrin këto vaksina. “Nëse COVID-19 ka treguar një gjë, ajo është se bota është egoiste dhe e fokusuar tek vetvetja”- tha në korrik Karlin Klejer, koordinatore e urgjencës në organizatën humanitare “Mjekët pa Kufij”.

Por të paktën për momentin ka disa arsye për të pasur shpresë. Duket sikur bota nuk do të ketë në dispozicion vetëm një vaksinë të vetme kundër koronavirusit, por një gamë të tërë të tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 48 vaksina kandidate janë duke kaluar nëpër testet klinike. Dhe 11 prej tyre janë në fazën vendimtare. Prodhuesit e këtyre vaksinave vijnë nga Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia, India dhe disa vende evropiane.

Në fillim të nëntorit, kompania farmaceutike kineze “Sinopharm” njoftoi se qindra mijëra kinezë ishin vaksinuar përmes një dekreti të emergjencës, duke përfshirë 56.000 kinezë që udhëtonin jashtë vendit, nga të cilët askush nuk ka dyshuar se është sëmurë me Covid-19.

LEXO EDHE:  Dështimet e Lulit dhe pse firojnë njerëzit në protesta

LEXO EDHE:  Pse njerëzit në mbarë botën, po e humbin besimin tek sistemet demokratike

Edhe konsorciumi gjermano-amerikan BioNTech dhe Pfizer, njoftoi së fundmi se vaksina e saj kandidate është 95 për qind efektive, ndërsa kompania amerikane “Moderna” ka thënë se vaksina e saj është 94.5 për qind efektiv. Rusia ka raportuar 92 për qind efikasitet për vaksinën e saj Sputnik V. Gjithsesi shpërndarja globale e vaksinës do të jetë shumë komplekse, edhe në rajonet e zhvilluara. Problemi i parë i madh është ftohja. Vaksina e BioNTech-Pfizer, që bazohet në teknologjinë mARN, duhet të ruhet në rreth – 70 gradë Celsius, gjë që as shumë spitale moderne nuk kanë mundësi ta bëjnë.

Për ta zgjidhur këtë problem, Pfizer ka nisur të prodhojë një kuti transporti ultra të ftohtë në madhësinë e një valixhe të vogël që mund të mbajë disa mijëra doza. Vaksinat e tjera kandidate, kanë më pak sfida në lidhje me temperaturën. Zhang Hongtao i Universitetit të Pensilvanisë thotë se vaksinat kineze mund të ruhet në temperaturën 2-8 gradë Celsius. Ndërkohë, që të parandalojnë vjedhjen e vaksinave të lakmuara, kompanitë farmaceutike po konsiderojnë pajisjen e dërgesave me gjurmues GPS apo dërgimin e kamionëve bosh për të mashtruar hajdutët e mundshëm, dhe për ta bërë më të vështirë planifikimin e sulmeve. Ndërkohë, ështëe paqartë se si do të organizohen 15.000 fluturimet që kompania gjermane e logjistikës DHL, vlerëson se do të nevojiten për shpërndarjen globale të vaksinave. Përtej kësaj, ekziston një kërkesë e lartë për qendra vaksinimi dhe personel të kualifikuar mjekësor për të bërë injeksionet.

Ekspertët druhen se duke pasur parasysh kapacitetet e kufizuara të prodhimit, shumë vende në zhvillim mund t’u duhet të presin në skenarin më të keq deri në vitin 2024 për tu vaksinuar. Që tani ka shenja që bota po ndahet në blloqe të vaksinimit. Sipërmarrësi indian i farmaceutikës Adar Ponaualla, beson se nga vaksinat e reja mARN do të përfitojnë kryesisht vendet e pasura, të industrializuara, jo vetëm për shkak të ruajtjes në të ftohtë, por edhe për shkak të çmimit të saj, që thuhet të jetë rreth 20-25 dollarë për dozë.

Familja e Ponaualla zotëron Institutin Serum në Indi, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Ai thotë se ai do të jetë në gjendje të prodhojë 1 miliard doza të vaksinës së Astra Zeneca deri në fund të vitit të ardhshëm, me një çmim prej rreth 3 dollarë për dozë.
Gjysma e këtij prodhimi do të mbetet në Indi, ndërsa gjysma tjetër do të shpërndarë në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine./Përshtatur nga CNA.al

Marrë me shkurtime:  https://www.spiegel.de/international/world/geopolitics-of-covid-the-unprecedented-challenge-of-coronavirus-vaccine-distribution-a-12800062-e26a-4079-bf21-161080ae0f3a

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja si Biden i manipuloi zgjedhjet presidenciale në SHBA

Publikuar

-

Nga

Joe Biden testohet sërish për COVID-19/ Del rezultati

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Ju mund të keni dëgjuar shumë gjatë ditëve të fundit mbi sigurinë e makinerive tona elektronike të votimit. Kjo është një çështje reale dhe serioze, pavarësisht se kush e ngre atë, apo kush përpiqet që ta heqë zhvlerësojë si një teori konspiracioni.

Votimi elektronik nuk është aq i sigurt sa numërimi tradicional i votave me duar. Dhe nuk do të jetë asnjëherë po aq i sigurt. Votuesit mund ta shohin këtë gjë, pasi ajo është e qartë, dhe pikërisht kjo i bën ata nervozë. E kush nuk do të ishte në fakt?

Liderët tanë na kanë dhënë çdo arsye për të mos i zënë besë teknologjisë. Njerëzit që tani po na thonë të mos vëmë më në pikëpyetje makinat elektronike të numërimit të votës, janë të njëjtët që pretenduan se telefonat tanë nuk po na përgjoheshin. Ata gënjejnë. Këtë e dimë që të gjithë. Vendet e tjera nuk e përdorin votimin elektronik, pasi e dinë se ai e minon besimin tek demokracia. Dhe një sistem nuk mund të funksionojë, në rast se askush nuk i beson votës. Siç po e zbulojmë kjo gjë është e vërtetë edhe këtu në SHBA. Duke ecur përpara, ne duhet të zbulojmë saktësisht se çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, pavarësisht se sa kohë mund të duhet për të zhvilluar hetimin apo sesa na kushton ky proces.

Sapo të marrim përgjigje nga ai hetim, duhet të kthehemi menjëherë te sistemi tradicional i votimit, pasi është ai që i ka shërbyer demokracisë tonë për qindra vjet. Ajo që po bëjmë tani nuk është duke funksionuar. Dhe ky nuk është një ekzagjerim. Që nga e hëna në mbrëmje, shteti i Nju Jorkut, nuk kishte arritur ende të numëronte votat në 5distrikte për shkak të votimit përmes postës. Kjo është një katastrofë, dhe ne duhet të ndalim së pretenduari se nuk është kështu. Por ne gjithashtu nuk duhet të lejojmë që fokusi që kemi mbi makineritë e votimit, të na shkëpusë vëmendjen nga gjithçka që ndodhi në fillim të këtij muaji. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nuk ishin të ndershme, dhe asnjë person i ndershëm nuk do të pretendonte se ishin të tilla.

Sistemi u manipulua kundër një kandidati, dhe në favor të një tjetri, dhe jo në mënyra që ishin të fshehura nga sytë e publikut. Media kryesore mbështeti haptazi kandidatin demokratë. Xho Bajden dhe Kamala Herris, refuzuan të shpjegojnë se çfarë do të bënin nëse fitonin.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë palë zgjedhje presidenciale në historinë e SHBA-së, por media kryesore i lejoi që ta bënin atë. Njëkohësisht, duke filluar nga pranvera e këtij viti, demokratët e përdorën emergjencën tonë të shëndetit publik për qëllime partiake. Ata dënuan mbështetësit e Trump pse tuboheshin, por përjashtuan nga kritika aktivistët e tyre –rebelë dhe vandalë nga “Black Lives Matter” dhe “Antifa”.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit nga ashensorët/ Teknologjia gjen zgjidhjen

LEXO EDHE:  Shkencëtarët e kuruan diabetin tek minjtë/ A mund ta bëjnë këtë edhe tek njerëzit?

Kufizimet që zbatuan në shtetet që kontrollonin, i shkatërruan bizneset e vogla të Amerikës, zemrën e Partisë Republikane, ndërsa i bënë edhe më të pasur donatorët e tyre. Vetëm Xhef Bezos, e shtoi pasurinë e tij me më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë.
Pastaj, demokratët e përdorën koronavirusin për të ndryshuar sistemin e votimit. Ata shtuan jashtëzakonisht numrin e fletëvotimeve me postë, pasi e dinin që kandidatët e tyre do të përfitonin nga një proces votimi më pak i sigurt. Dhe kishin të drejtë. Ata përdorën gjithashtu gjykatat për ta dekurajuar shkuarjen në votime të anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA), ndër breza votuesit më të rregullt. Nuk është shkruar shumë për këtë gjë, por faktet ishin të shumta. Falë presioneve ligjore nga e majta, NRA luajti një rol shumë më të zbehtë në këto zgjedhje, dhe kjo bëri diferencën në shtetet e lëkundura si Pensilvania dhe të tjerët.

Por mbi të gjitha, demokratët shfrytëzuan fuqinë e “Big Tech” për t’i fituar këto zgjedhje. Gati të gjitha lajmet dhe informacionet në botën anglishtfolëse, udhëtojnë përmes një kompanie të vetme, Google. Një përqindje e madhe e debateve tona politike, zhvillohen në Facebook dhe Twitter. Dhe nëse e përdorni teknologjinë për të censuruar idetë që njerëzit lejohen të shprehin në internet, ju kontrolloni në fund të fundit mënyrën sesi voton popullata. Dhe kjo është pikërisht ajo që ata bënë. Ata i manipuluan zgjedhjet para syve tanë,dhe askush nuk bëri
asgjë për ta parandaluar këtë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-2020-presidential-election-rigged-big-tech-mainstream-media

LEXO TE PLOTE

Blog

A mund të jetë ende SHBA “xhandar” i botës?

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel Immerwahr

Në vitin 1939, pak para pushtimit gjerman të Polonisë, një emisar britanik, Lordi Lothian, vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë të pazakontë. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte në gjendje t`a mbronte botën nga nazistët, i tha Lothian presidentit Franklin Delano Roosevelt. “Qytetërimi anglo-sakson” kishte nevojë për një kujdestar të ri.

Skeptri po binte nga duart e britanikëve, shpjegoi më tej Lothian, dhe Shtetet e Bashkuara duhet që ta “rrëmbejnë atë”. Megjithëse i bërë në mënyrë jozyrtare, ai ishte një përgjërim i jashtëzakonshëm. Londra ishte e gatshme të hiqte dorë, dhe ta linte Uashingtonin të drejtonte botën.

Por Roosevelt nuk ishte i interesuar për këtë gjë. Madje në fakt, u ndje i ofenduar. “Unë u tërbova nga inati. E kush ishin britanikët që të na hidhnin në prehër barrën e tyre? Ruajtja e civilizimit ishte puna e tyre. Në atë kohë ushtria e Shteteve të Bashkuara ishte vetëm pak më e madhe se ajo e Bullgarisë, me shumë pak aftësi për të frenuar forcat jo liberale në Evropën Qendrore”- shkroi në atë kohë presidenti amerikan në ditarin e tij.

Por ajo ishte ndoshta hera e fundit që një president, do të ishte kaq i paqartë mbi hegjemoninë e SHBA. Siç e shpjegon Stephen Wertheim në librin e tij të ri “Nesër, bota”, Lufta e Dytë Botërore ishte ajo që ndryshoi mendjen e Roosevelt, dhe të thuajse të gjithë atyre që ishin përreth tij.

Rënia e Francës në vitin 1940, i bindi udhëheqësit amerikanë mbi nevojën për të hyrë në atë konflikt. Në vitin 1941, botuesi Henry Luce shkoi më tej dhe propozoi një “Shekull Amerikan”, një rend global të pasluftës i udhëhequr nga vlerat, institucionet dhe nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara.

Në fillim ideja e Luce ishte e diskutueshme, por në fund të luftës u duk e pashmangshme. Deri në atë kohë, ushtria amerikane e zmadhuar me shpejtësi, kishte fituar terren në të gjithë planetin, dhe Uashingtoni hezitonte të hiqte dorë. Siç deklaroi pasardhësi i Roosevelt, HarryTruman në Kongres, në fundin e vitit 1945:“Ne duhet të ruajmë vazhdimisht epërsinë tonë në tokë, det dhe ajër”.

Sot, Pentagoni kontrollon rreth 750baza në rreth 80 vende dhe territore të huaja. Edhe në mungesë të trupave në tokë, dronët amerikanë qëndrojnë pezull në qiell, duke mbikëqyrur njerëzit, dhe duke qëlluar herë pas here me raketa ndaj tyre.

Sipas llogaritjeve të Byrosë së Gazetarisë Investigative, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë më shumë njerëz në 5 vitet e fundit nga sulmet ajrore, sesa nga të shtënat e policisë. Argumenti për këtë praktikim të përhapur të dhunës është i njohur. Po të mos ishte ushtria amerikane, bota do të ishte e paligjshme dhe e rrezikshme.

“Nëse jemi të detyruar ta përdorim forcën, kjo është për shkak se ne jemi Amerika; jemi kombi i domosdoshëm. Ne jemi më të mëdhenj dhe shohim më larg në të ardhmen sesa vendet e tjera”- deklaroi dikur Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit e presidentit BillClinton.

Një vetë-vlerësim i tillë është sfiduar shpesh, por kurrë më shumë se sa tani. Në 4 vitet e tijpresidenti Donald Trump kultivoi konceptin se Shtetet e Bashkuara nuk mbrojnë asgjë tjetër në botë, përveç interesit të tij personal. Ai përbuzi marrëveshjet ndërkombëtare, pati marrëdhënie të ngrohta me diktatorët, dhe e bëri qesharake idenë që SHBA mund të jetë një arbitër i paanshëm në çështjet botërore.

Ndonëse dukej më pak i fokusuar në udhëheqjen globale sesa paraardhësit e tij, kjo nuk ndodhi për shkak të respektimit të normave ndërkombëtare. Ashtu si vrasja e George Floyd e thelloi krizën e legjitimitetit të policisë amerikane, edhe presidenca Trump vuri në pikëpyetjepolitikën e jashtme të Uashingtonit.

Me siguri Joe Biden, që ka premtuar t’i japë fund qasjes së ashpër ndaj aleatëve, do të rivendosë imazhin ndërkombëtar të Amerikës. Por, a do të ndryshojë diçka nga zgjedhjet e tij në një nivel më të thellë? Dy libra të rinj hedhin dritë mbi këtë.

Njëri, me autor ish-Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, i sheh Shtetet e Bashkuara si një “fanar për njerëzit e shtypur kudo në botë”, që nën Trumpin, u larguan përkohësisht nga misioni i tyre. Tjetri, nga politologu konservator australiano–britanik Patrick Porter, i cili i cilëson argumente të tilla si një trillim të paqartë.

Për Porter, Trump është “më pak një devijim sesa një kulm”.Gates ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes, shefi i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare, midis posteve të tjera. Në mënyrë të pazakontë, ai ka pasur poste të larta nën presidentët demokratë dhe republikanë.

Ai e ka quajtur Biden “një njeri me integritet të mirëfilltë” dhe Trump “të papërshtatshëm për të qenë Komandant i Përgjithshëm”.Libri i tij i fundit “Ushtrimi i fuqisë”, ofron një panoramëtë zymtë të botës. Vendi është “sfiduar në çdo front”, beson Gates.

Vendet ku Shtetet e Bashkuara duhet të policojnë janë Irani, Iraku, Afganistani dhe Lindja e Mesme. Gates fajëson për krizën “liderët politikë të kohëve të fundit”, të cilët kanë përdorur pushtetin në mënyrë të pahijshme. Ata janë mbështetur më shumë tek ushtria, duke lënë pas dore “instrumente të tjera” të fuqisë, si bindja, tregtia, ndihma, sanksionet, marrëdhëniet me publikun dhe veprimet e fshehta.

LEXO EDHE:  Efekti Luçifer, pse njerëzit e mirë, bëjnë shpesh akte të këqija

LEXO EDHE:  A janë njerëzit qënie racionale?

Ajo që kërkon ai në thelb është një reformë:më pak përplasje, më shumë policim në komunitet. Një ushtrim më i zhdërvjellët i ndikimit, argumenton ai, do të mbështesë supremacinë e Shteteve të Bashkuara, dhe “do të garantojë që autoritarizmi, i mundur dy herë në shekullin XX, të mos dominojë në shekullin XXI”.

Largimi nga militarizmi, do të thotë të pranosh kufijtëe ndikimit të SHBA. Në një moment, Gates diskuton mbi Korenë e Veriut, e cila vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj bërthamor. Aibeson se Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht nga armët e veta bërthamore, porçdo përpjekje për t`a detyruar t`a bëjë këtë mund të shkaktojë një luftë të madhe.

Presidentët e SHBA, duhet të shmangin ndërhyrjen me forcë, shkruan Gates, përveç nëse ekziston “një kërcënim për interesat jetike amerikane”. Çështje të tilla janëedhe në thelbin elibrit të Patrick Porter “Premtimi i rremë i rendit liberal”.

Sipas tij, çështja nuk është se politikë–bërësit si Gates janë hipokritë. Vetë ideja e një “rendi liberal” është kontradiktore. Liberalizëm, në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të thotë liri, barazi dhe pëlqim, ndërsa rendet botërore janë hierarki që qëndrojnë në këmbë“bazuar në kërcënimin e forcës”.

Shtetet e Bashkuara, shkruan Porter, janë “hegjemonia më e butë deri më tani”. Por është gjithsesi një hegjemoni, dhe hegjemonia përfshin dominimin. Merrni për shembull çështjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, që u krijua, në vitin 1998, pas gjenocidit në Ruanda.

Gjykata premtoi të ishte kolona e një sistemi të bazuar në rregulla, duke nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës, pavarësisht nga kombësia e tyre. Por kur u bë e qartë se rregullat do të zbatoheshin edhe për Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni kundërshtoi.

“Forcat e armatosura amerikane kanë një rol unik paqeruajtës, të vendosura në vendet e nxehta nëpër botë. Po sikur ushtarët amerikane të arrestoheshin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit? Ne nuk mund t’i ekspozojmë njerëzit tanë ndaj këtyre lloj rreziqeve”- thaDavid Scheffer ambasadori i parë i përgjithshëm i vendit për çështjet e krimeve të luftës.

Dhe në vitin kur gjykata hapi dyert, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që ndalon ndihmën ushtarake (me përjashtime) ndaj çdo vendi që dëshiron të respektojë gjykatën. Ligji autorizoi ushtrinë amerikane të lironte personelin amerikan ose çdo aleat të burgosur nga gjykata, duke i dhënë atij pseudonimin “Akti i Pushtimit të Hagës”.

E tillë është mënyra e ushtrimit të hegjemonisë, argumenton Porter. Bërësit e rregullave nuk janë përgjithësisht zbatues të rregullave.

A kanë në fund SHBA-tënjë zgjedhje? Në fakt jo, shkruan Gates. Me SHBA në krye, bota është një vend ku diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Pa të, planeti zhytet në kaos. Pyetja për Gates nuk është nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbretërojnë, por si duhet që ta bëjnë këtë.

Një dorë ndryshe, shpreson ai, mund ta rikthejë vendin në rolin e tij të nevojshëm. Ky restaurim do ta vendosë Amerikën sërish në krye të tryezës, siç e ka thënë Biden. Porter ka këshilla të ndryshme:të braktisë rolin që ka aktualisht. Sistemi me në qendër SHBA-në u ndërtua në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ekonomia amerikane ishte më e madhe se 4 ekonomitë e ardhshme më të mëdha së bashku.

Sot, sipas disa parametrave, ajo është më e vogël se ajo e Kinës. Kriza e epërsisë amerikane po zgjat prej dekadash, dhe sot sipas Porter ka arritur kulmin e saj. Për të, një kurs më i mirë për hegjemonen e plakur, do të ishte një “rënie e hijshme”.

Kjo do të kërkonte që Uashingtoni të hiqte dorë nga koncepti se trupat e tij ose vlerat e tij duhet të dominojnë planetin. Ajo nuk do të nënkuptojë tërheqje nga punët e kësaj bote, thjesht përshtatje në një arenë ndërkombëtare ku fuqitë janë më të niveluara

Marrë me shkurtime nga The New Yorker

LEXO TE PLOTE