LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 58 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ SHBA regjistron shifra alarmante

22 Nëntor 2020, 12:37, Kosova & Bota CNA
Mbi 58 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ SHBA

Që nga nisja e pandemisë në botë janë regjistruar mbi 58 milionë të infektuar me Covid-19.

Sipas të dhënave të raportuara nga Univerisiteti Amerikan Johns Hopkins janë regjistruar mbi 1.37 milionë të vdekur nga koronavirusi.

Ndër vendet më të prekura nga virusi janë Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 12 milionë raste dhe pothuajse 256,000 vdekje. Më pas këtë shtet e ndjekin India dhe Brazili.

Universiteti Johns Hopkins theksoi se numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara i ka tejkaluar 12 milionë pasi një milion infeksione u konfirmuan javën e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani qëndron në 255,177, ndërsa mbi 4.4 milionë pacientë janë shëruar nga Covid-19 që nga deklarimi i pandemisë në mars./CNA.al

Lajmet e fundit nga