LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liroi anëtarin e “grupit Bajri”/ Gjyqtarja, mbi 9 mijë euro dhe makinë e kuzhinë dhuratë

22 Nëntor 2020, 09:59, Vetingu CNA
Liroi anëtarin e “grupit Bajri”/ Gjyqtarja, mbi 9 mijë

Gjyqtarja e Faktit në Tiranë Rexhina Merlika do të japë llogari para Vettingut, menjëherë sapo ndaj saj të mbarojnë hetimet.

Gjyqtarja Merlika, e cila pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Krujë dhe më pas është transferuar në Tiranë,  rezulton se ka ndryshuar gjeneralitet, ashtu si një pjesë e kolegëve të saj.

Në formularin e dekriminalizimit ajo thotë se emri i saj i parë ka qenë Gjelina.

Merlika është gjyqtarja e cila vulosi lirinë e njërit prej anëtareve të grupit të shumëpërfolur ?Bajri?.

Kujtojmë se Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë për të hetuarit Klaudio Hoxhalliu dhe Denis Brajoviq.

Në momentin e dënimit Klaudio Hoxhalliu ka qenë në masën e sigurisë ?arrest shtëpie?, ndërkohë që 19 ditë pas këtij dënimi Hoxhalliu, është liruar dhe nga ?arresti i shtëpisë?, me vendim të gjyqtares Rexhina Merlika.

Kjo e fundit radhitet tek lista e gjyqtarëve të kamur financiarisht.

Sipas deklaratave të pasurisë të depozituara pranë ILDKPKI-së, rezulton se gjyqtarja Merlika burimet e të ardhurava i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit avokat.

Por ndërkohë ajo dhe bashkëshorti i saj deklarojnë mijëra euro dhuratë, makinë, dhe një kuzhinë të sjellë nga Gjermania.

Në vitin 2005 gjyqtarja Merlika deklaron tek të ardhura 3 000 euro, që ia kishin sjellë vëllezërit nga emigracioni.

Në vitin 2006, deklaron një autoveturë BMV, 5 000 euro, dhuratë nga vëllai.  Në vitin 2009 ajo deklaron se i janë shtuar të ardhurat nga emigracioni i vëllezërve me 3 500 euro dhe në 2010, për kuzhinën e ardhur dhuratë nga Gjermania, deklaron se ka shpenzuar për doganë shumën 472 346 lekë.

Në vitin 2012, është bashkëshorti që deklaron se ka marrë dhuratë nga vëllai i gjyqtares shumat, 2 688 euro dhe 970 euro.

Si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2003, një shtëpi banimi me vlerë 5 milion lekë dhe në vitin 2008, kur bashkëshorti i saj ka lidhur një Kontratë sipërmarrje për blerje apartammenti me sipërfaqe 115.29 m2 me vlerë 172 172 euro.  Gjyqtarja deklaron se ka shlyer këstin e parë në shumën 60 000 euro dhe të tjerat i ka marrë kredi dhe hua.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Rexhina Merlika.

Viti 2003

Shtëpi banimi, 5 milion lekë.

Autoveturë Benz, 0,500 milion lekë.

Depozitë bankare, 0,120 milion lekë.

Gjendje kesh, 6 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 0,749 milion lekë.

Viti 2004

Gjendje kesh, 300 000 lekë.

Shtesë, depozite 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 784 392 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 800 000 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare e subjektit deklarues, 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 465 678 lekë.

Pakësuar llogari e bashkëshortit, 750 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 810 726 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 800 000 lekë.

Të ardhura të vëllezërve nga emigracioni, 3 000 euro.

Viti 2006

Gjendje kesh 1 100 000 lekë.

Tërhequr kesh, 500 000 lekë.

Autoveturë BMV, 5 000 euro, dhuratë nga vëllai.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 820 666  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 200 000 lekë.

Detyrim për arsimin e fëmijëve, 612 624 lekë.

Bashkëshorti ka shitur Benzin, 500 000 lekë.

Gjendje kesh të bashkëshortit, 3 500 euro, ardhur nga emigracioni.

Viti 2007

Shtuar llogaria bankare e subjektit deklarues, 35 000 euro.

Llogaria bankare e subjektit deklarues, 19 990 euro.

Gjendje e llogarisë rrjedhëse e subjektit deklarues, 288 879 25 lekë.

Tërhequr nga llogaria, 505 743 54 lekë.

Blerë autoveturë Benz C 220 me vlerë 500 000 lekë.

Shtuar llogaria bankare e subjektit deklarues, pas shitjes së shtëpisë së prindërve, 2 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 801 530 97 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 1 600 000 lekë.

Shpenzim për shkollën e fëmijëve, 324 912 lekë dhe 313 212 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare dhe biznesi i bashkëshortit, 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga emigracioni i vëllezërve, 3 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 915 854 lekë.

Kontratë sipërmarrje nga bashkëshhorti për blerje ap,me sip 115.29 m2 me vlerë 172 172 euro. Shlyer kësti i parë në shumën 60 000 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga shitja e automjetit, 500 000 lekë.

Pakësuar llogari rrjedhëse, me 1 311 600 lekë,

Shtuar të ardhurat nga emigracioni i vëllezërve, 3 500 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 255 292 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi, 1 950 000 lekë.

Shlyer detyrimi për blerjen e ap, 3 500 euro.

Bashkëshorti ka shitur truall në bashkëpronësi ku ka fituar 1 000 000 lekë.

Shlyer kredia 30 000 euro.

Gjendje kesh e bashkëshortit, 1 200 000 lekë.

Mbetur pa likujduar për banesën shuma 80 172 euro.

Mbetur pa likujduar huaja, 10 000 euro.

Viti 2010

Gjendje kesh 11 000 euro, nga të ardhurat e vitit 2010.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 199 709 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi, 1 990 000 lekë.

Shlyer detyrimi për blerjen e ap, 30 000 euro.

Shlyer detyrimet doganore për kuzhinën e ardhur dhuratë nga Gjermania për subjektin deklarues, 472 346 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijëve, 6 558 euro.

Shlyer huaja 10 000 euro.

Shlyer qiraja e zyrës, 2 880 euro.

Mbetur pa likujduar për banesën shuma 25 391 euro.

Mbetur pa likujduar huaja, 5 000 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 209 599 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi, 2 237 585 lekë.

Shlyer detyrimi për blerjen e ap, 25 391 euro.

Shpenzime për shkollimin e fëmijëve, 6 577 euro.

Shlyer qiraja e zyrës së avokatisë 2 880 euro.

Mbetur pa likujduar për banesën shuma 15 000 euro.

Mbetur pa likujduar huaja, 5 000 000 lekë dhe 10 000 euro.

Viti 2012

Tërhequr nga llogaria e subjektit deklarues, 1 306 000 lekë.

Depozituar shuma 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 260 795 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi, 1 616 667 lekë.

Bashkëshorti ka shitur autoveturën Mercedez Benz, 6 500 euro.

Shtuar pasuria e bashkëshortit nga shitja e ullishteve të trashëguar nga babai, 437 499 lekë.

Bashkëshorti, dhuratë nga kunati shumat, 2 688 euro dhe 970 euro.

Shlyer huaja 10 000 euro.

Kontratë huaje, 15 000 euro.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë.

Viti 2013

Tërhequr nga llogaria e subjektit deklarues, 600 000 lekë.

Gjendje kesh e nënës së subjektit deklarues, 600 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 180 838 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi si avokat, 1 895 007 lekë.

Kontratë huaje, 5 000 euro.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura, kesh nga paga, 76815.24 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 388 916 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi si avokat, 1 668 205 lekë.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 419 328 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi si avokat, 1 964 208 lekë.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 3 500 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 427 569 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi si avokat, 1 816 877 lekë.

Gjendje në llogari rrjedhëse të bashkëshortit, 93 79 euro, 21 065 lekë dhe 4.06 euro.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 3 500 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 463 242 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi si avokat, 2 628 813 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës në Gjermani, 2 517 14 euro.

Të ardhura të bashkëshortit si trashëgimtar i të përndjekurit politik, 33 333 3 lekë.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 149 181 lekë.

Bashkëshorti ka blerë makinë Smart Coupe, 120 000 lekë.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 3 500 000 lekë.

Viti 2018

Gjendje kesh 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare, 1 402 435 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga biznesi si avokat, 3 042 956 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës, 191 euro.

Kontratë huaje, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 3 500 000 lekë.

Bashkëshorti ka shitur makinë Smart Coupe, 2 000 euro.

Bashkëshorti ka blerë makinë Smart me vlerë 2 500 euro.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortit, 2203 99 lekë, 54 33 euro dhe 58 euro.

Gjendje e llogarisë së vajzës Ina Merlika, 2539 69 euro.

Gjendje e llogarisë së vajzës Ina Merlika, në Gjermani, 38 07 euro.

Të ardhura nga prindërit për shkollim të vazjës Ina Merlika, 2 000 euro.

Të ardhura nga bursa e ekselencës për vajzën Ina Merlika, 13 781 lekë.

Llogari e vajzës, Era Merlika, 96 56 euro.

Të ardhura nga prindërit për shkollim të vazjës Era Merlika, 19 361 euro./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga