Connect with Us

Kush janë VIP-at që u gjobitën nga policia/ Nga Ilir Meta tek Arbana Osmani

Aktualitet

Kush janë VIP-at që u gjobitën nga policia/ Nga Ilir Meta tek Arbana Osmani

Publikuar

-

Kush janë VIP-at që u gjobitën nga policia/ Nga Ilir Meta tek Arbana Osmani

Çdo emër që është i njohur mundohet që të përcjellë tek fansat e tij një imazh sa më të mirë dhe të rregullt, që është në zbatim të ligjit dhe rregullave që ka shteti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak me “VIP”-at shqiptarë.

Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u kthye në një gjobë, që duhet të paguajnë të gjithë të ftuarit që morën pjesë.

Të shumtë ishin emrat e njohur që morën pjesë në 35-vjetorin e aktorit, duke nisur që nga politikanë e deri tek këngëtarë dhe aktorë.

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishin emrat më të lakuar që prej mbrëmjes së djeshme kur dolën pamjet.

Kreu i shtetit dhe kryetarja e një partie opozitare kanë dalë në kundërshtim të ligjit dhe rregullave që janë marrë kundër përhapjes së Covid. Kjo është një rast unik që një president shkel ligjin dhe rregullat e shtetit të vet.

Ndonëse Meta duhet të mbante një pozicion të drejtë dhe të thëriste Këshillin e Sigurisë për të folur dhe menaxhuar situatën e rëndë që është krijuar, ai është i pari që po i shkel rregullat që janë vendosur.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë me doza të vogla/ Arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Por pjesë e këtij festimi ishin edhe këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre.

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egli Tako ishin një tjetër çift, të cilët shkelën hapur rregullat që janë vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Ndërkohë që edhe moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj ishin një tjetër dyshe e njohur “rebele”, që nuk kanë pranuar të zbatojnë masat e marra.

Aktori i humorit, njëherësh kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela nuk mund të mungonin në 35 vjetorin e Bes Kallakut, për shkak edhe të miqësisë që kanë me njëri tjetrin. Virusi nuk u bë pengesë që Isai të udhëtonte nga Erseka drejt Tiranës për tu argëtuar. Ai është një kryebashkiak, një zyrtar që duhet të zbatojë rregullat për komunitetin që drejton, ndërkohë që ai vetë është një nga shkelësit e rregullave që janë vendosur.

Përveç këtyre, pjesë e ditëlindjes së Bes Kallakut ishin edhe familjarët e tij, bashkëshorja Xhensila Myrtezaj, prindërit dhe gjyshja e tij, Ija./CNA.al.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jo tërmet, por qamet më 25 Prill për horrat në pushtet”/ Luan Rama paralajmëron nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Largimi i Kokës dhe Naços nga LSI/ Nuk përmbahet Luan Rama: Një tufë hajdutësh, na iku e keqja

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se më 25 Prill do të jetë ditë e madhe në qytetin e Vlorës.

Rama thekson se Vlora do të jetë qamet dhe jo tërmet për horrat e pushtetit, ndërsa shton se LSI-ja ka mbështetje dhe përkrahjen e qytetarëve në këtë qark.

“Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë. Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në. Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit”– shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu nxjerr shifrat/ Mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale nxjerr shifrat mbi fushatën e vaksinimit të moshës së tretë.

Manastirliu thotë se deri më tani janë vaksinuar mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër që prej fillimit të muajit janar.

Ministrja thekson se është një lajm i mirë, pasi personat e vaksinuar mbi 70 vjeç janë më të mbrojtur nga Covid-19.

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid-19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Blerina Gjylameti në vijim të fushatës eletorale ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit. Gjylameti theksoi se duhet të vazhdojë vaksinimi masiv në mënyrë që të hapet sa më parë sezoni turisitk, që është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

“Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.

Gjatë takimit me banërot, Gjylameti u kërkoi atyre votën për PS, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është aletranativa e dështimit e cila infekton qytetarët me mitingjet qytet më qytet.

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë zjarri drejt një lokali/ Pranga 27-vjeçarit në Vlorë

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë me doza të vogla/ Arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

“Ata janë alternative e dëmtimit, alternativë e shkatërrimit, alternativa e cila infekton tërë ditën cep e cep me takime që janë të grumbulluar 1 mbi 1. Ndryshe nga ajo që bëjmë ne duke mbajtur distancë dhe në mënyrë të veçantë te fokusi i shëndetit të njerëzve. Alternativa jonë është Edi Rama dhe qeveria me punë konkrete kanë vendosur dorë në çdo vend të Shqipërisë. Njerëzit e duhur duhet të jenë në krye të punëve të duhura”, tha Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE