Connect with Us

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini, Sopoti dhe Shënkolli dhurojnë spektakël. Ja rezultatet

Sport

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini, Sopoti dhe Shënkolli dhurojnë spektakël. Ja rezultatet

Publikuar

-

U luajtën ditën e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e tretë të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te përballja mes Luzit dhe Ilirisë që janë 2 ndër pretendentët këtë sezon. Ky takim përfundoi në barazim 1-1.

Ndërkohë në takimet e tjera, Shkumbini vazhdon në shkëlqejë në këtë start kampionati teksa mposhti Mirditën në transfertë me rezultatin 0-4. Fitore të arta edhe për Shënkollin dhe Sopotin. Ndërkohë 2 sfidat e tjera ajo mes Tërbunit dhe Valbonës si dhe Bulqiza-Ada u mbyllën në barazim 2-2.

REZULTATET, GRUPI A: 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020/ Sot luhen vetëm dy sfida sytë te Francë-Gjermani

Publikuar

-

Nga

Sot në EURO 2020 mbyllen edhe ndeshjet e para të grupit të fundit, i cili garanton spektakël. Sfida e parë është ajo mes Hungarisë dhe Portugalisë, ku do të shohim në fushë Cristiano Ronaldon dhe surprizat që ka rezervuar ai. Më pas, mbrëmja do të jetë një përballje që të gjithë e kemi pritur.

Franca dhe Gjermania do të përballen me njëra-tjetrën, dhe normalisht synimi i të dyja skuadrave është vendi i parë. Edhe sot EURO 2020 do të na mbajë të gozhduar para ekranit.

18:00 Hungari-Portugali
21:00 France-Gjermani

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Amerikës/ Argjentina barazon me Kilin, Paraguai mposht Bolivinë

Publikuar

-

Nga

Në orët e mesnatës janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Amerikës. Argjentina ka barazuar me Kilin, ndërsa Paraguai ka mposhtur Bolivinë.

Argjentinë 1 – 1 Kili

Argjentina kundër Kilit ishte kryendeshja e mesnatës. Lionel Messi realizoi supergol nga gjuajtja e lirë (33′). Por, ishte Vargas barazoi rezultatin në topin e kthyer pasi Vidal humbi penalltinë (57′). Me këtë barazim, Argjentina renditët në pozitën e dytë me një pikë, aq sa edhe Kili në vendin e tretë.

Paraguai 3 – 1 Bolivinë

Paraguai ka mposhtur me përmbysje Bolovinë. Ishte Saavedra që zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (10′). Kaku barazoi rezultatin (62′), teksa pas tre minutave Romero vendosi Paraguain në epërsi për herë të parë. I njëjti vulosi fitoren e Paraguait me një gol të bukur (80′). Pas kësaj fitore, Paraguai renditët në pozitën e parë me tre pikë, derisa Bolivia renditët në fund pa pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Armando Sadiku tregon pse u takua me Gaz Demin

Publikuar

-

Nga

Një foto pak ditë më parë mes Armando Sadikut dhe presidentit të Partizanit, Gazment Demi, bëri që shumë në Kategorinë Superiore të nisin të ëndërrojnë për rikthim hipotetik të bomberit me fanellën e të kuqve.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi kuqezi flet për atë bisedë me numrin një të skuadrës kryeqytetase, për aventurën një Bolivi, synimet dhe objektivat, krahas dështimeve dhe zhgënjimeve të deritanishme. Armando Sadiku flet edhe për Kombëtaren. Rezervohet për dy ndeshjet e fundit, por nuk e fsheh lidhjen që ka me të. I paharrueshëm për sulmuesin edhe goli historik në Francë, pesë vite më parë ndaj Rumanisë.

Sadiku, si po ju shkon aventura në Bolivi?

Për momentin, çdo gjë po shkon shumë mirë. Kalova vetëm katër muaj tek ekipi i Bolivarit, një eksperiencë krejt e re për mua. Jemi në vend të parë në kampionat. Për ne, ishte zhgënjim sepse nuk siguruam dot pjesëmarrjen në grupet e Kupës Libertadores. Megjithatë, objektivi kryesor mbetet fitimi i kampionatit.

A do të vazhdoni që të jeni pjesë e Bolivarit?

Po! Sigurisht që po.

Së fundmi jeni parë në Shqipëri, i fotografuar me presidentin e Partizanit. Ka vend për të shpresuar kthimin në Superiore?

Jam në Shqipëri me pushime për të takuar familjen time. Jemi takuar me presidentin e Partizanit rastësisht në të njëjtin restorant. Jo, nuk ka asgjë më shumë se kaq.

Si e keni parë Kombëtaren në dy ndeshjet e fundit miqësore?

Nuk mund të jap një përgjigje për këtë.

A ju mungon Kombëtarja?

Normalisht që më mungon Kombëtarja. Do të doja gjithmonë që të isha pjesë e grumbullimit, e listës. Realisht do të doja që të thërritesha gjithmonë në Kombëtare. Megjithatë, e shoh pozitivisht këtë gjë që do të kthehem sërish në Kombëtare dhe do të mundohem që të jap maksimumin te Bolivari dhe të shënoj sa më shumë gola, në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat dhe të dalë kampion. Në të njëjtën kohë, edhe unë që të rikthehem në Kombëtare.

Çfarë ju mungon më së shumti?

Më mungon gjithçka: grumbullimet, ekipi, ambienti dhe shokët me të cilët kemi bërë edhe historinë bashkë.

Po nga futbolli europian, çfarë ju mungon më së shumti?

Një nga kampionatet më të bukura që kam luajtur në karrierën time është kampionati spanjoll. Kështu që, nëse do të kem mundësinë që të kthehem edhe një herë tjetër të luaj në Spanjë, do ta bëja me kënaqësi. Është kampionati im i preferuar. Për mendimin tim, është një nga kampionatet më të bukura në botë dhe realisht do të më pëlqente që të rikthehesha një ditë për të luajtur sërish atje.

Pesë vite më parë, në këtë muaj, keni bërë historinë me Kombëtaren. Si e kujtoni Europianin në Francë dhe golin historik ndaj Rumanisë?

Europiani është një moment i paharrueshëm për mua, sepse ishte një nga arritjet më kulmore të karrierës sime. Sot kur e shikoj nëpër video atë gol ndaj Rumanisë, gjithmonë emocionohem, sado që e kam parë aq shumë herë dhe ndjehem shumë krenarë për çfarë kemi bërë atje.

Këtë Europian me kë bëni tifo?

Jam me Spanjën.

Po ekipet favorite, sipas jush, cilat janë?

Për mendimin tim janë tri: Gjermania, Spanja dhe Franca.

LEXO TE PLOTE