LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja ndaj Vllaznisë, Halili surprizon me deklaratën

22 Nëntor 2020, 10:28, Sport CNA
Humbja ndaj Vllaznisë, Halili surprizon me deklaratën

Presidenti i Tiranës, Refik Halili foli pas ndeshjes që bardheblutë humbën në Shkodër me rezultatin 3-2. Për numrin një të 25 herë kampionëve, Vllaznia luajti më mirë, menaxhoi situatën dhe me meritë mori tri pikët. Halili është ndalur te objektivat, duke theksuar se është herët për të folur për to, ndërsa çdo ndeshje që humben pikë është në dëm të skuadrës.

?NDESHJA ? Ishte ndeshje e mirë dhe mendoj se fitoi skuadra më e mirë. Vllaznia luajti më mirë, diti ta menaxhojë lojën, megjithëse edhe skuadra jonë mendoj se luajti mirë.

Një ndeshje që u vendos nga një episod në fund dhe me të cilin Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe ne dolëm të mundur nga stadiumi.

OBJEKTIVI ? Mendoj se është shumë shpejt për të folur për objektiva. Çdo ndeshje që ikën pa sukses, është në dëm të skuadrës për objektivat që ka, ndërsa për të folur për gjërat e tjera jemi shumë shpejt, u shpreh Halili.

Lajmet e fundit nga