Politikë
Faktet/ Cila është e dashura sekrete e Salianjit?

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për herë të parë për jetën private.
Gjatë një sfide në “Shiko kush luan” për të hapur petat e byrekut, Salianji zbuloi se është në një lidhje dhe se po bashkëjeton me dikë. Ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjes “Me kë”, duke e mbajtur sekret identitetin e partneres. Më tej, Salianji zbuloi se ka mbajtur dhe lidhje të fshehtë.
Ndërkohë që në PD është dhe një person tjetër që deklaron se ka “top secrete” në jetën e tij, që bashkëjeton me dikë por nuk e tregon. Ajo është ish deputetja Grida Duma, e cila është përfolur shpesh për jetën e saj personale.
Grida Duma dhe Ervin Salianji janë fotografuar shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në ambiente jashtë selisë blu.
Pak kohë më parë, kur opozita ishte në Parlament, Ervin Salianji u filmua duke shkëmbyer mesazhe me një G.D, e cila më pas rezultoi që ishte Grida Duma.
Pas këtij skandali të bërë publik në media, Duma u divorcua pas një martese 21 vjeçare, ndonëse për ndarjen e saj po flitej prej kohësh.
Por edhe ish deputeti Ervin Salianji u nda nga e fejuara e tij në atë kohë dhe shpesh herë publikisht ka deklaruar se Grida Duma është femra më e bukur në politikën shqiptare.
Fotot e mëposhtme tregojnë qartë se Ervin Salianji dhe Grida Duma janë nën shoqërinë e njëri-tjetrit jo vetëm në takime politike, por edhe gjatë periudhës së verës tek Laguna Blu në Qerret./CNA.al.
Foto-Pas lajmit për martesën/ Grida Duma dhe Ervin Salianji darkë romantike në Golem
Grida Duma dhe Ervin Salianji drejt martesës/ Zbulohet kur bëhet kurorëzimi
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...