Connect with Us

Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

Bota

Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

Publikuar

-

/
Evropa shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave para Krishtlindjes

Disa javë në përballje me valën e dytë të koronavirusit, disa vende në Evropë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, pas disa sinjaleve se masat e ndërmarra kanë frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Lehtësimi i mundshëm i masave kufizuese vjen pothuajse një muaj para festave të Krishtlindjes, teksa ka shqetësime për ndikimin social dhe ekonomik të masave restriktive.

Bizneset që shesin me pakicë janë goditur më së shumti nga masat që janë vendosur kundër koronavirusit, duke rritur shqetësimet se vazhdimi i masave kufizuese do të dëmtojnë rritjen afatgjatë ose do të zhysin ekonominë evropiane në një recension të dyfishtë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron javën e ardhshme është planifikuar që të mbajë një fjalim lidhur me situatën me pandeminë dhe mund të njoftojë për heqjen e pjesshme të masës së mbylljes kombëtare, që është në fuqi që prej 30 tetorit.

Industria e shitjes me pakicë shpreson se dyqanet që shesin produkte joesenciale, siç janë rrobat, këpucët dhe gjëra të ngjashme, të mund të rihapen.

Kryeministri francez, Jean Castex tha më 21 nëntor se shpreson se kjo gjë mund të ndodhë “brenda ditësh”.

Në Gjermani, mbi dy e treta e bizneseve po ballafaqohen me rënie të shitjeve gjatë vitit 2020 si pasojë e krizës, është thënë në gjetjet e një ankete të realizuar nga Dhomat e Industrisë dhe Tregtisë Gjermane.

Debati në Gjermani po zhvillohet në atë se nëse duhet që vendimi për mbyllje të pjesshme – që pritet të përfundojë më vonë gjatë këtij muaji – të vazhdohet.

Në shtetin gjerman, pas vendimit për ta mbyllur pjesërisht vendin, dyqanet janë lejuar të punojnë, por duke reduktuar kapacitetin, ndërkaq janë mbyllur restorantet dhe baret.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha për gazetën Die Welt se masat shëndetësore po kanë ndikim, por ende duhet të bëhet që të frenohet përhapja e mëtejmë e koronavirusit.

LEXO EDHE:  Misteri i Krishtlindjeve! Njihuni me historinë e çuditshme që i ndodh këtij spitali çdo 25 dhjetor

“Rritja eksponenciale është bllokuar. Por, ne të gjithë pajtohemi se kjo nuk mjafton”, tha ai, duke theksuar se më të rrezikuarit nga koronavirusi janë veçanërisht të moshuarit.

Kryeministri britanik, Boris Jonson planifikon që t’i japë fund mbylljes mbarëkombëtare ashtu siç ishte vendosur paraprakisht, më 2 dhjetor. Zyra e tij ka thënë se në shtet do të përdoret një sistem prej tri nivelesh të kufizimeve, varësisht se sa zonat janë të prekura nga shpërthime të reja të virusit.

Në Poloni, kryeministri Mateusz Morawiecki paralajmëroi qytetarët kundër çdo udhëtimi gjatë kohës së Krishtlindjes, por ai tha se dyqanet do të lejohen të rihapen plotësisht nga 28 nëntori. Teatrot, baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura deri pas Krishtlindjeve dhe në shkolla do të vazhdojë mësimi nga distanca.

Përderisa ka shenja se masat e ndërmarra nga shtetet evropiane kanë ulur numrin e infektimeve të reja, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se virusi ende paraqet rrezik dhe se rritja e rasteve me koronavirus mund të ndodhë nëse hiqen kufizimet.

Në Shtetet e Bashkuara dhjetëra shtete dhe disa qytete kanë vendosur masa kufizuese që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, përfshirë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, mbylljen e shkollave dhe mbylljen e pjesshme.

Në SHBA, numri i rasteve të reja çdo ditë është afro 200,000 ndërkaq spitalet janë mbingarkuar. Në total, në SHBA janë regjistruar mbi 12 milionë raste me koronavirus, që prej se ka nisur pandemia, ndërkaq, numri i viktimave çdo ditë është mbi 1,300./rel

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Tronditet Berlini/ Gjenden të masakruar 5 persona brenda banesës, mes tyre 3 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku 5 persona përfshirë tre fëmijë u gjetën të pajetë në një shtëpi në jug të Berlinit.

Ishte policia gjermane që gjeti pesë të viktimat në një ndërtesë banimi në Königs Ëusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.



Kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë raportuar se asnjë prej anëtarëve që dyshohen të jenë një familje, nuk janë parë të dalin jashtë banesës.

LEXO EDHE:  George Soros, njeriu që paguan pushtimin e Evropës/Ja shuma 

LEXO EDHE:  Një Krishtlindje ndryshe për Lawrence

Ne supozojmë se bëhet fjalë për një krim vrasjeje”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia është ende duke punuar në lidhje me shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe indentifikimin e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza sociale në Afganistan, njerëzit përballen me urinë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e talebanëve ka sjellë pasiguri në shumë nivele për të rinjtë dhe të moshuarit në Afganistan.

Studentët universitarë janë në vitet kyçe të arsimimit, por lufta dhe një regjim i ri po pengojnë karrierën e tyre.

Dhe ky nuk është i vetmi kërcënim. Me ardhjen e dimrit, Afganistani po përballet me mungesën e ushqimeve.

“Temperaturat pritet të bien në minus 25 gradë Celsius, dhe shumë familje të zhvendosura nuk kanë strehim të duhur, një kërkesë parësore nëse duan t’i mbijetojnë të ftohtit të ashpër në Afganistan. Kriza humanitare po përshkallëzohet çdo ditë në Afganistan. Uria ka pushtuar vendin. Afro 23 milionë njerëz, që është 55 për qind e popullsisë, po përballen me nivele ekstreme të urisë dhe gati nëntë milionë prej tyre janë në rrezik të urisë”, tha Babar Baloch, zëdhënës i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

LEXO EDHE:  Krishtlindje të “nxehta” në Australi

LEXO EDHE:  Pandemia në Evropë/ Mbyllje të reja në prag të Krishtlindjes

Në të gjithë vendin, problemet ekonomike i kanë detyruar njerëzit të fillojnë punë të reja për të mbijetuar.



Në Kandahar, disa njerëz po punojnë duke mbledhur lulëkuqe.

“Erdha në mëngjes të fitoja ca para për prindërit, gjysmën e ditës shkoj në shkollë, gjysmën tjetër të ditës përgatitem për provimin por tani situata është e tillë që më duhet të bëj diçka. përndryshe nuk fitoj, dhe unë punoj për të kultivuar opium”, tha Ahmad Wali, student./Euronews

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthen vullkani në Indonezi/ Informacionet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në rajonin e Javas Lindore të Indonezisë shpërtheu vullkani Semeru.

Sumeru është një nga vullkanet më të larta në ishullin e Java është Semeru (Semeru), është quajtur edhe Muhomeru (Mahameru). Ajo është e vendosur në pjesën jugore të caldera Tanger (kompleksi vullkanik) dhe është gjatë gjithë kohës aktiv.

Pas shpërthimit shumë nga banorët që jetonin në zonat afër u evakuuan në zona më të sigurta.

LEXO EDHE:  Serwer: Evropa, qasje raciste ndaj shqiptarëve

LEXO EDHE:  Krishtlindje të "nxehta" në Australi



Në një deklaratë për “TvOne” Thoriqul Haq, Zyrtari i rajonit Lumajang u shpreh se vendbanimet përreth u mbuluan nga tymi dhe hiri kështu, shumë fshatra u zhytën në errësirë.

Për fat të mirë, nga raportimet e para nuk ka informacion për të lënduar apo persona që kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE