Connect with Us

Ekspertët ligjvënësve: Tërheqja nga Afganistani ishte e gabuar

Bota

Ekspertët ligjvënësve: Tërheqja nga Afganistani ishte e gabuar

Publikuar

-

Ekspertët ligjvënësve: Tërheqja nga Afganistani ishte e gabuar

Ekspertët amerikanë e cilësuan të gabuar vendimin për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan nga 4 mijë e 500 në 2 mijë e 500 trupa. Ata i bënë komentet e tyre gjatë një dëshmie të premten në Kongres. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, sjell reagimet pas njoftimit për tërheqje, dhënë këtë javë nga Sekretari në detyrë i Mbrojtjes.

Pasi zëvendësoi disa nga drejtuesit kryesorë të Pentagonit, administrata e Presidentit Trump bëri një njoftim të rëndësishëm.

“Duke filluar nga 15 janari 2021, numri i trupave tona ushtarake në Afganistan do të jetë 2 mijë e 500”, njoftoi të martën Sekretari në detyrë i Mbrojtjes, Chris Miller.

Vendimi pothuajse përgjysmon numrin e trupave amerikane në Afganistan ndërsa kjo do të shënojë praninë më të vogël ushtarake të ShBA-së që nga fillimi i luftës në vitin 2001.

Por ndërsa bisedimet e paqes vazhdojnë, disa ekspertë paralajmëruan ligjvënësit se kjo lëvizje po zhbën avantazhin më të madh amerikan në negociata.

“Për mendimin tim, politika e tërheqjes njoftuar të martën ishte e gabuar. Vendimi i administratës është një variant i ngadalshëm dhe i kushtueshëm i dështimit”, thotë Stephen Biddle nga Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme.

“Ne nuk po marrim asgjë në këmbim të tërheqjes. Ky është problemi me këto bisedime që nga fillimi. Duke biseduar me Talebanët pa praninë e qeverisë afgane, ata e dinin se ky është fillimi i negociatave për kushtet e dërozimit tonë“, tha Ruan Crocker, ish Ambasador amerikan në Afganistan.

Forcat amerikane mposhtën talebanët afganë më 2001 pas pushtimit që pati mbështetje të madhe publike e që pasoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të kryera nga al-Kaida, udhëheqësit e së cilës po strehoheshin nga Talebanët. 19 vite më vonë opinion amerikan ndryshoi.

LEXO EDHE:  Ekspertët: Si të ajrosni ambientet e brendshme, për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Zoti Trump fitoi zgjedhjet më 2016 me premtimin e tërheqjes nga konfliktet e huaja. Ligjvënësi Bradley Byrne thotë se njerëzit e distriktit të tij janë lodhur nga luftërat.

“Ata mendojnë se për 19 vite u vranë dhe plagosën mijëra amerikanë. Jetët e mijëra ushtarëve dhe grave të tyre u shkatërruan si dhe u shpenzuan miliarda e miliarda dollarë. Ndaj ata thanë mjaft. Ata me siguri mbështesin përpjekjen kundër terrorizmit. Pra nuk duan rikthimin e al-Kaidës”, tha Bradley Byrne, Ligjvënës republikan.

Por egziston një kontradiktë, thonë ekspertët, sepse ndryshe nga qeveria afgane që lufton al-Kaidën, Talebanët nuk kanë dhënë prova se nuk do të vazhdojnë të mbrojnë grupin terrorist.

“Për mua nuk është vetëm një çështje kundër terrorizmit, por edhe për parandalimin e përmbysjes së një qeverie”, tha Seth Jones nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në mungesë të një marrëveshjeje paqeje, ekspertët dëshmuan se tërheqja e mëtejshme e forcave amerikane mund të zhvendosë ekuilibrin e pushtetit në fushatën ushtarake në favor të Talebanëve, duke ulur mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Ndërsa Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka prioritet kryesor luftën kundër koronavirusit, është e paqartë se si do t’i trajtojë administrata e tij pasojat e mundshme të këtij vendimi./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Tom Doshi mund të arratisej, por akuza e prokurorisë nuk është e rëndë

LEXO EDHE:  7 hile që funksionojnë vërtet si të ecim si eksperte me taka

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Çështja e “Shën Sofisë”/ Erdogan: Vendimi ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër!

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Tom Doshi mund të arratisej, por akuza e prokurorisë nuk është e rëndë

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE