Connect with Us

Digjet një banesë në Kolonjë/ Ndërron jetë i moshuari

Kronika

Digjet një banesë në Kolonjë/ Ndërron jetë i moshuari

Publikuar

-

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë/Dyshimet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 16:10, në fshatin Podë të Kolonjës.

Blutë bëjnë me dije se si pasojë ka ndërruar jetë 89 vjeçari Vangjel Rusta.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i moshuari jetonte vetëm, ndërsa nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin  policisë.

LEXO EDHE:  Urdhri i Infermierëve vlerëson Ramën/ Kryeministri refuzon certifikatën: Nuk e meritoj

Ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Një aksidnet ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, në Tiranë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J.

Blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përkrahu bashkëmoshatarin me precedentë penalë/ Arrestohet në Durrës 22-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

policia durres

Policia e Durrësit ka arrestuar një vajzë 22-vjeçare gjatë ditës së sotme.

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.B., e cila ka përkrahur një bashkëmoshatar të sajin me precendetë penalë.

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. Sipas BW, vajza është e dashura e të riut.

LEXO EDHE:  Topalli mesazh të fortë/ Duam një udhëheqës që nuk dashuron paratë dhe gënjeshtrën

LEXO EDHE:  Pse nuk ka vaksinë për çdo infeksion?

Ndërkohë, kujtojmë se 22-vjeçari përplasi dy ditë më parë një çift bashkëshortësh në qytetin bregdetar dhe u largua nga vendngjarja, por policia bëri të mundur vënien e tij në pranga sot kur ai ishte duke bërë plazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit  

Publikuar

-

Nga

“Arrest me burg” është masa e sigurisë, e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Besian Xhixha dhe Enver Diva dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Kujtojmë këtu se Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

LEXO TE PLOTE